Saturday, August 27, 2016

Ne burgun tim

Në burgun tim

Si bleta e mbyllur në shishe,
Plasem pa shpresë e fuqi
Në burgun tim të pamundësisë.
Përreth, Mure transparent' e të pathyeshën-
Prej ajri të ngrirë e pluhuri kozmik
Të gjithësisë,
Prej thashethemesh e jargësh,
Prej llogarish e ligjesh
Të ligësisë!
Jam më i dobët se një milingonë
mbyllur në një gotë të përmbys
Jam hiçi që s'vepron,
Vetëm vrapon për të ikur...
Por, edhe ikja, më duket,
Tashmë
Ka mbaruar!...