Një nga aspektet më thelbësore të marrëdhënies së dashurisë është dëshira për të vendosur një lidhje të thellë me një njeri tjetër. Është plotësisht e natyrshme dëshira jonë të jemi një pjesë e qenësishme dhe e rëndësishme e atyrë që dashurojmë. Bindja jonë është se mund t`i bëjmë të lumtur vetëm sepse njohim shpirtin, mendjen dhe trupin e tyre. Rreziku bashkudhëtar me këtë sjellje përcaktohet atëherë kur e lejojmë veten të lidhemi kaq ngushtë, siç thuhet, kur ai tjetri të na njohë edhe zorrët e barkut, duke përfunduar deri në humbjen e dinjitetit tonë...Si rrjedhojë e një sjelljeje të tillë ne tkurremi në syte cilitdo që na do. Në fakt, shkrirja e plotë e personalitetit tonë me të një tjetri shkakton mohimin e të kaluares sonë dhe të gjithçkaje që na ka bërë ajo qe jemi. Nje marrëdhënie dashurore është më harmonike dhe frytdhënëse kur është e vullnetshme dhe e ndërsjellët ndërmjet dy subjekteve të pavarur. Përmes respektit të tyre reciprok, përkushtimit ndaj ndryshimit të tyre, ata i japin jetë një identiteti të ri, që nuk përbëhet plotësisht nga ata të dy, por nga pjesë të tyre. Kjo krijon, në thelb, marrëdhënien e tyre të dashurisë. Marrëdhëniet e reja janë gjithnjë të brishta ; ato që mbijetojnë duken sikur plaken ëmbëlsisht, apo thjesht konsumohen duke shkuar drejt plakjes. Ndryshimi shprehet nga dy njerëz, që kanë ditur të ruajnë pastërtinë e tyre personale dhe, paralelisht, përpiqen të krijojnë lidhjet e përbashkëta për të brumosur dashuritë e tyre. Sa herë që ne fillojmë një marrëdhënie të re, jemi të detyruar të heqim dorë nga një pjesë e jona, por është mençuri të veprojmë me kujdesin e duhur, që të mos humbasim në këtë proces të gjithë qenien tonë.