Tuesday, December 31, 2019

Iku dhe një vit nga jeta

Miq të Librit!
Po e mbyll për sonte me një shkrim paksa të gjatë dhe reflektues. Duke ju uruar dhe një mbrëmje të këndshme në vazhdim!
E jo vetëm...por,ju uroj një vit të mbarë e të begatë, plot mirësi pa fund nga Zoti i madhërishëm!

Iku edhe nje tjeter vit i jetes sone.
Ishim te vegjel e mezi prisnim te rriteshim, me pas u rritem e nuk na lane hallet qe ta gezonim si duhet jeten......tani kthejme koken pas e duam te jemi edhe njehere disa vite me te rinj...por ajo mbetet thjesht nje deshire, nje prej te shumtave te cilat nuk realizohen asnjehere, te pakten jo ne kete bote..koha vazhdon te ike, e bashke me te edhe copeza te jetes sone.

Dikush e pret fundin e tij sot, e dikush neser....nje dite do te vije edhe rradha jone.
Kjo është një këshillë e qarte për të marrë në llogari vetveten, në këto ditë kur po përjetojmë ditët e fundit të vitit të cilit pak nga pak po i mbarojnë orët dhe bashkë me to edhe orët tona që ikin e nuk kthehen më.

Ky vit shkoi dhe në zemrat tona u la si kujtim se kjo botë është e përkohshme dhe se Zoti ka vendosur, që ajo të shuhet një ditë. Po kështu bashkë me të edhe banorët e saj do të udhëtojnë. 

Sa e sa jetëgjatë ka pasur kjo botë dhe një ditë që të gjithë kanë vdekur! Këtë botë asnjëherë nuk e sheh njëlloj, diçka ngrihet e rregullohet dhe diçka tjetër prishet dhe shkatërrohet. Dikush gëzohet dhe dikush hidhërohet. 

Të kënaqesh me të marrëzisht pa përgjegjësi është mashtrim,t’i besosh asaj është e rrezikshme, shumë shpejt përmbyset dhe shumë shpesh ndryshon dhe gjithnjë të mashtron. Shpresat për të janë të kota dhe dëshirat të gënjeshtërta,jeta në të është lodhje ,e njeriu në të jeton mes një mirësie që i shkon ose një fatkeqësie që e kaplon. Ajo ka dhimbje fatkeqe dhe vdekje të pashmangshme.

Edhe pak orë dhe ajo çka ështe shkruar për ne do vijë. Nëse kjo botë të bën të qeshësh pak, më shumë të bën qash ; nëse të gëzon ndonjë ditë, të hidhëron për muaj dhe vite, nëse te jep pak të privon gjatë.Nuk ka gëzim në të,që të mos e shoqërojë më pas me hidhërim, nuk ka shtëpi që në të mos hyjë hareja bashkë me trishtimin.

Kjo është dynjaja,o njerëz, që u ka marrë mendjen shumë njerëzve. 
Sa e sa njerëz ajo ka mashtruar me bukurinë dhe salltanetet saj. 
Sa e sa njerëz kanë humbur duke rendur pas saj dhe kënaqësive të saj. Ata harruan të përgatiteshin për ditën e udhëtimit, që i priste dhe lanë pas dore punët e mira dhe të bukura, harruan se ajo është vetëm një urë për në atë botë.

O njerëz! Çudi sa té pavëmendshëm jemi në këtë jetë me giithë ato shembuj që ka për të marrë mësim! 
Qeshim dhe luajmë, hamë edhe pimë dhe a ju në shkon në mendje, se engëlli i vdekjes mund të jetë pranë jush duke pritur urdhrin e Zotit për t' ua marrë shpirtin?!
O njerëz! Sa nënave dhe baballarëve u kemi dhënë lamtumirën? Sa bij e bija kemi përcjellë? Sa vëllezër dhe motra kemi varrosur? E ku janë ata që marrin mësim? Shumica njerëzve në këtë janë të preokupuar me çështjet e lakmisë të kësaj bote dhe as që u bën përshtypje
dhe nuk duan t’ia dine pse u ikin sezonet e miresisë, orët ku lutjet pranohen! 

I shikon njerëzit të jetojnë sikur ditët që ikin përsëri për të do të kthehen,po kështu muajt dhe vitet.
Kjo është edhe pakujdesia me e madhe e njerëzve që e që e dinë se kjo jetë vetëm një herë jetohet, ajo nuk mund të kthehet më dhe çdo ditë që ikën është një ditë më pak nga jeta dhe prapë njerëzit jetojnë me ëndrra se ndoshta jetojné gjatë,ndoshta 1000 vite,e ndërsa vdekja për ditë e për natë merr njerëz!

Një herë një i urtë dhe i mençur, shkoi në Sham dhe u tha njerëzve: "O banorët e Shamit! Dëgjoni këshillat e një vëllai që ju do të mirën! Dhe njerëzit u mblodhën rreth tij, dhe ai u tha: "Pse ju shoh të ndërtoni godina në të cilat nuk banoni, të grumbulloni pasuri që nuk i hani?! Ata që ishin para jush ndërtuan pallate dhe shpresuan se do të jetonin gjatë, grumbulluan shumë, por shpresat e tyre qenë mashtrime dhe grumbullimet e tyre u kthyen në rrënime dhe godinat e tyre varreza.”

0 njerëz!
A nuk ka ardhur koha që njerëzve t'u vijnë mendtë dhe të shohin realitetin e kësaj bote, se jeta në të është lodhje dhe të mirat në të janë sprovë. Gjithçka e re në të vjetërohet, çdo pushtet një ditë merr fund dhe megjithatë ne përsëri nuk i thërresim mendjes! A thua se vdekja është caktuar për të tjerët dhe jo për ne?! A thua se e vërteta është bërë detyrë për të tjerët të ndiqet dhe jo për ne?! A thua se ata që i shoqërojmë nëpër varre pas pak përsëri do të ngrihen?! Ne po hamë frytet e punëve të tyre, kemi trashëguar pasurinë e tyre, a thua vallë ne do të jetojmë përjetësisht pas tyre?!

Të parët tanë të mirë ishin ndryshe! Një prej tyre thotë: “Kam arritur të shoh njerëz që nuk u bënte përshtypje asgjë që u vinte nga kjo botë, as nuk u vinte keq nëse diçka prej kësaj bote u ikte për duarsh! Për ta kjo botë ishte shumë më e pavlerë sesa dheu mbi të cilin shkelnin.”

Dikush që për këtë botë thoshte: " çfarë pune kam unë me këtë botë! Unë edhe kjo botë jemi si një udhëtar që duke ecur në një ditë vere qëndroi poshtë hijes së një peme në një orë të ditës dhe më pas shkoi dhe e la pas atë."
 Një tjetër thotë : "Ji në këtë botë si të jesh i huaj, ose udhëtar." Dhe një tjetër thoshte: “Kur të ngrysesh mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen! 
Shfrytezon shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes."

Në këtë fund viti dhe fillimin e vitit tjetër duhet të shtohet përgjegjësia ndaj vetes dhe llogaria. Erdhi fundi i këtij viti dhe mendo sa pranë qe ai që iku dhe kështu e ka kjo botë, ditët dhe vitet ikin pa ndjerë dhe bashkë me to edhe jeta jonë.
Kjo gjë na kujton se ditët i kemi të pakta dhe jetën të shkurtër.
Sa shumë që gëzohet njeriu me ditët dhe netët që shkojnë,për ndonjë gëzim apo kënaqësi që ai pret,por njeriu përveç kësaj nuk duhet të harrojë,se bashkë me të shkurtohet jeta dhe vdekja afrohet.

E kaluara nuk kthehet

E kaluara nuk kthehet 

Doktor Paul Brandon-i e hodhi përtokë gotën me qumësht që kishte mbushur, ajo u thye e qumështi u derdh, pastaj bërtiti duke thënë: "mos vajto mbi qumshtin e derdhur tani. "

Kurse thënia popullore është: “Ajo që nuk të është caktuar vështirë se mund të arrihet.” 

Prandaj kërko lumturinë në vetveten tënde dhe brenda teje, e jo rreth teje dhe jashtë teje.

Poeti i shquar anglez Milton thotë: “Mendja jote në vendin e vet dhe në vetvete mund ta bëjë parajsën ferr, e ferrin parajsë!” 

Poeti i madh arab, el-Mutenebiu, thotë: 

"I mençuri e bën të nxirë jetën e tij, duke jetuar në begati,
E injorantit vështirësitë s’i duken gjë, jetën kalon plot harmoni."

Mbështetja në vetvete

Emersoni në fund të esesë së tij "Mbështetja në vetveten" ka konkluduar: “Mos beso se triumfi politik, ngritja e pagave, shërimi nga sëmundja dhe kthimi i ditëve të lumtura do të hapin para teje horizonte, sepse asgjë nuk të sjell qetësinë përveç vetvetes tënde.”

Jetë e humbur

Disa kanë harruar të qeshin 
Disa kanë harruar të lotojnë
Disa kanë harruar të heshtin
Disa kanë harruar të bisedojnë.

Disa nuk harrojnë të shajnë
Disa nuk harrojnë të grinden
Disa nuk harrojnë të vjedhin
Disa nuk harrojnë të vriten. 

Kanë harruar të jetojnë
Nuk dinë çfarë është njeriu
Nuk dinë çfarë është jeta
Ha njeriu njerinë. 

Vesin e vjetër të trashëguar
Gjallë e mbajnë me mburrje
Garojnë me ves të mallkuar
Një ves i mbushur me shthurje.

Kuptimin e jetës kanë harruar 
Me ligjin e xhunglës jetojnë
Zotin e tyre kanë mohuar
Më keq se kafshët luftojnë.

E kur vdekja papritur i kap
Shtangen nga perdja që bie
Duan të kthehen përsëri pas
Por vdekja rri mbi kokë si hije.

Aty kupton që nuk ka kthim
Për shpirtin tënd të lodhur
Kush jetoi jetë me kuptim
Zotin Mëshirues ka për të njohur.

Monday, December 30, 2019

Puna është shëndet

Mos jeto në fantazira - puno, përpiqu dhe largoje pasivitetin.
Dr Richard Cabot, profesor i mjekësisë në univerzitetin e Harvard-it në librin e tij të titulluar "Me Çfarë Jeton Njeriu",thekson :
Unë, si mjek, ju këshilloj me punë si ilaçi më i suksesshëm për të sëmurët që ankohen nga krizat nervore, si rezultat i dyshimeve, luhatjeve dhe frikës. Pra, puna është për ne ajo që na dhuron trimërinë, na bën të bazohemi në vetvete. Kjo e ka bërë Emersonin më madhështor.” 

George Bernard Shaw thotë: “Ndoshta sekreti i depresionit qëndron në atë kur fillon të mendosh rreth asaj se a je i lumtur apo jo. Mos u intereso për një mendim të tillë, por qëndro i angazhuar në punë, ngase atëherë fillon gjaku të qarkullojë dhe truri të mendojë. Qëndro i lidhur me punë, ngase kjo është ilaçi më i mirë që ekziston mbi sipërfaqen e tokës.” 

Romansieri britanik Benjamin Disraili thotë: “Jeta është shumë e shkurtër që të jetë e parëndësishme.”

Përqafoi kritikat konstruktive

Përqafoji kritikat konstruktive 

Andre Moro thotë: ‘Çdo gjë që harmonizohet me dëshirat tona personale duket e vërtetë, e çdo gjë që është jashtë tyre ngacmon zemërimin tonë.”

Gjithashtu janë këshillat dhe kritikat. Në shumicën e rasteve ne jemi ata që e duam lavdërimin dhe duam të na lëvdojnë, edhe nëse 
është e kotë; e urrejmë kritikën dhe qortimin edhe nëse është i vërtetë. 

Pa dyshim se ky është turp i madh e gabim i rrezikshëm. 

William James thotë: “Kur të vendosësh të bësh diçka brenda ditës, kryeje po atë ditë, sepse vendosmëria të largon nga koka mendimet dhe mërzitë që ndodh t ju sundojnë, deri në rezultatin e zgjidhjes së problemit, që do të thotë se nëse je i bindur në atë vendim dhe nuk luhatesh dot, vazhdon dhe ecën përpara. 
Mos u ndal me hamendje, apo të shqetësohesh e t'i kthesh hapat e tua mbas, e as mos e humb veten me dyshimet që të lindin, e as mos vazhdo të shikosh se ç’lë pas shpinës tënde.” 

Një poet thotë: 

Nëse ke ide për diçka, qëndro i vendosur,
Se mendimi të prishet, kur rri i merakosur. 

Trimëria në marrjen e vendimit të zgjon nga çoroditja e shqetësimi.

Të ikësh nga mendimet

Kur ju bredhin mendimet!

Thomas Edison thotë: “Nuk ekziston mjet që njeriu të ikë nga mendimet e tij.” 

Kjo fjalë është e vërtetuar edhe me praktikë. Ndodh që njeriu të lexojë, apo të shkruajë por ai patjetër mendon. Ajo që e edukon mendjen dhe e lë të stabilizuar është serioziteti në punë, që të jep fryte të dobishme. E sa për popullin përtac që ia ka ënda zbrazëtirën, ata janë njerëz që e mbushin kohën e lirë me përhapje gënjeshtrash dhe ngritje kurthesh, pasi kështu e kanë shijen!

Niçe 34

Shpirti njerëzor dhe kufijtë e tij, zgjerimi deri më sot i arritur me përvoja të brendshme njerëzore, me lartësi, thellësi dhe largësi të këtyre përvojave, e gjithë historia deri më sot e jetuar e shpirtit dhe e mundësive të tij ende të pashterura: kjo është fusha e gjahut të paracaktuar për një psikolog të lindur dhe mik i "gjahut të trashë". Po sa herë duhet të thuhet i dëshpëruar: “Një vetëm! Ah, një vetëm! Dhe ky pyll i madh, ky pyll i paprekur!” Dhe kështu shpresohet tek disa qindra ndihmës dhe
zagarë të stërvitur me mjeshtëri që të mund të shfaqen në historinë e shpirtit njerëzor, për ta bërë atje shakanë e tij. Më kot eksperimenton
vazhdimisht, plotësisht dhe në mënyrë të dhimbshme e të pikëlluar, sesa e vështirë është për të gjetur ndihmës dhe zagarë për të gjitha gjërat që nxisin pikërisht kureshtjen e tij. Vështirësia që has për t'u treguar të ditur në rezervat e reja e të rrezikshme të gjahut ku janë të nevojshme guximi,zgjuarsia, shija e hollë në çdo kuptim, qëndron në faktin që nuk janë më
të përdorshme pikërisht atje ku fillon gjahu i trashë, por edhe rreziku i madh: pikërisht aty humbasin syrin e tyre dhe hundën e tyre për të gjetur gjurmët. Për shëmbull, për të zbuluar dhe përcaktuar se çfarë historie ka pasur deri më sot problemi i dijes dhe i vetëdijes në shpirtin e "bomines religiosi" e para do të duhej të ishte ndoshta ai vetë i thellë, i plagosur, i patund siç ishte vetëdija intelektuale e Paskalit, dhe pastaj do të na duhej përsëri ai qiell i hapur i frymës shpirtërore të qartë, dashakeqe që arrin të ketë një përfytyrim të plotë, nga lart-poshtë, i kësaj gumëzhitjeje me pervoja të rrezikshme e të dhimbshme, për t'i renditur, për t'i detyruar formula. Po kush mund të ma bënte këtë shërbim! Kush do të kishte kohë të priste shërbëtorë të tillë! Ata, siç duket, rriten tepër rrallë, janë në këtë mënyrë të pamundur në çdo kohë! Më në fund duhet bërë gjithçka vetë për të mësuar diçka vetë: gjë që do të thotë se ka shumë punë për të bërë! Por ajo për një njeri si unë kureshtja ngelet një nga veset më të këndshme, të më falni për këtë! 
Doja të thosha: dashuria për të vërtetën çmohet në qiell por edhe mbi tokë.

Sëmundjet e trishtimit

Mos u trishto, se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin 

Dr. Alexis Carrel, fitues i Çmimit Nobel në mjekësi, thotë: “Biznismenët që nuk dinë si t’i përbailojnë shqetësimet, vdesin herët.” 

Çdo gjë është në caktimin e Zotit dhe në caktimin e Tij s guxon të ndërhyjë askush, por ndoshta kuptimi i thënies së lartëshënuar është se shqetësimi i tepërt shkakton humbje të  përditshme dhe e shkatërron përfundimisht njeriun. 
Gjithashtu, pikëllimi i tepërt sjell ulçer në stomak. 
Dr. Joseph F. Mantagno, njëkohësisht edhe autor i librit "Problemi i Nervozizmit" thekson: “Njeriut nuk i shkakton ulçer ngrënia e ushqimeve, por ajo që e ha atë.” 

Një poet i madh arab thotë: 

"Streset e shkatërrojnë trupin dhe e hollojnë nga pak 
Të riut ia zbardhin flokët dhe e shndërrojnë në plak."

Në librin e dr. Edward Bodowskit me titull : "Lëreni Shqetësimin dhe Kapuni me të Mirat" janë gjenden edhe këta kapituj: 

1- Çfarë i bën zemrës mërzia. 

2- Shqetësimi rrit trysninë e gjakut. 

3- Shqetësimi shkakton sëmundje të reumatizmit. 

4- Zvogëlo shqetësimin, nëse dëshiron ta mëshirosh lukthin. 

5- Si bëhet shqetësimi shkaktar i ftohjes. 

6- Shqetësimi dhe gjëndra tiroide. 

7- Diabetikët dhe shqetësimi.

Filosofi francez Montaigne, thotë: “Dua t’i shëroj problemet tuaja me duart e mia e jo me mëlçinë time e as me mushkëritë e mi"

Çfarë mund të bëjë depresioni dhe hidhërimi?

Dr. Russell Cecil nga Instituti i Mjekësisë në Universitetin e Cornell-it ka vendosur katër shkaqe të shtrira për artritisin: 

1- Mosmarrëveshjet bashkëshortore 

2- Vështirësitë financiare dhe shqetësimi 

3- Vetmia dhe shqetësimi 

4- Mëria dhe mllefi. 

Dr. William Mark Gaungil, duke ligjëruar para Federatës Amerikane të Dentistëve, tha: “Ndjenjat jo të gëzueshme si shqetësimi dhe frika, mund të ndikojnë shpërndarjen e kalciumit në trup dhe si rrjedhojë prishjen e dhëmbëve.”

Sunday, December 29, 2019

Mos u merakos, por bëja vetes këto pyetje për të djeshmen dhe për të nesërmen tënde.

Mos u merakos, por bëja vetes këto pyetje për të djeshmen dhe për të nesërmen tënde.

Mbylli dyert e hekurta të së djeshmes dhe të ardhmes dhe jetoi minutat e të sotmes: 

1. Ç’kam vendosur të bëj? A më mirë ta vonoj jetën time të tashme për shkak të shqetësimeve të ardhshme, apo për shkak të 
kopshteve magjike atje përtej urës? 

2. A ta shndërroj këtë ditë të ëmbël në helm e idhëti duke hapur fletat e ngjarjeve që kaluan dhe u humbën? 

3. A është e logjikshme të zgjohem në mëngjesin e hershëm,e pastaj të vë duart në faqe, e ta bllokoj vetveten nga puna që më 
pret? Të ngurroj nga dobia e 24 orëve të sotme? 

4. A kam dobi prej jetës nëse nuk i jetoj minutat e ditës sime? 

5. Kur do të filloj t’ia parashtroj vetes këto pyetje që të më rregullohet mënyra e jetës? 
Javën e ardhshme,të nesërmen, apo sot?

Fundi i librit

Përfundimi i librit

"Çfarëdo që të jetë suksesi që ka arritur ndokush, fillimi i atij suksesi është në vendin dhe momentin kur ai e ka menduar atë të arriturën, çfarëdo të ketë qenë ai vend."

Dr. Ibrahim el-Fekij

Në librin "Sfidojini vështirësitë” të Sami el-Buhejrit ka tregime të shumta, të cilët flasin për një gjë të përbashkët, për atë se nëse njeriu dëshiron dhe i aktivizon të gjitha forcat që posedon në vetvete mund të arrijë shumë. Aq shumë mund të arrijë saqë as vetë ai nuk do të mund ta paramendojë e as ata që e njohin.
Nga këto tregime është edhe tregimi që dr El-Buhejri e titulloi "Imponues i La Manshit" dhe në të flitet për luften e notarit, legjendës Mustafa Ibrahim Halilit.
Tregon se si ai kur ka qenë nxënës në klasën e parë ka humbur këmbët, ia ka zënë treni. U bë me të meta dhe mundej që ai këtu të dorëzohej dhe jeta e tij të përfundonte. Por jo, e meta që ai pësoi e shtyu atë ti aktivizohet me të gjitha forcat e veta dhe të filloje një jetë të re e të mirë.
Kalonin ditët, javët, muajt e vitet e Mustafai ballafaqohej vazhdimisht me sfida të ndryshme. Me sfida materiale, sfida në shkollë etj. Por - falë Zotit të Lartësuar – por edhe falë dëshirës së tij të flaktë për t'u bërë i njohur apo i rëndësishëm për shoqërinë, Mustafai filloi të notojë çdo ditë për shumë orë. Ushtronte not çdo ditë, kishte paguar për një pishinë për një kohë të caktuar që të ushtronte notin.
Një ditë para se të përfundonte ushtrimet e tij në atë pishinë, përderisa Mustafai kthehej në shtëpi, e goditi një veturë në komunikacion. U lëndua rëndë në shpatull dhe e dërguan në spital. Mustafai nuk u dorëzua,edhe pse u shtri për disa muaj në spital. Vazhdoi të ushtrojë notin edhe pasi doli nga spitali, vazhdoi derisa
filloi të marrë pjesë edhe në gara të notit. Fillimisht në gara më të ulëta, në gara rajonale derisa arriti të notojë qosh më qosh detin e La Manshit.
Prova e tij e parë ishte në vitin 1986, por askush
nuk e sponsorizoi udhëtimin e tij deri atje, të gjithë mendonin se investimi për një njeri me të meta, sikurse ishte Mustafai, është investim i kotë, janë para të humbura nga investimi. Ndërsa, nga ana tjetër, Mustafai nuk kishte mundësi materiale të udhëtonte vetë.
Por ai nuk u dëshpërua e as nuk u dorëzua, por vazhdoi të ushtronte. Filloi të kërkojë punë dhe shkoi tek drejtori i revistës "El-Ehram", i rrëfeu atij tregimin e vet dhe i kërkoi punë. Drejtori i revistës pranoi dhe i premtoi se do ta sponsorizojë edhe udhëtimin e tij për në La Mansh.
Erdhi dita e garave të notit në La Mansh dhe
legjenda, Mustafa Halili,shkoi në garë. Pas shumë vështirësive dhe pas një lodhjeje të paparamenduar,Mustafa Halili arriti ta kalojë me not detin e La Manshit qosh më qosh. Edhe atë, duke filluar nga brigjet e Britanisë së Madhe deri në brigjet e Francës. E pritën grupe njerëzish me duartrokitje dhe filluan të qajnë kur e panë se ai është me të meta, se është pa
këmbë. Mbetën të habitur me legjendën, i cili ishte mbështetur fort në Zotin e Lartësuar, asnjëherë nuk i ishte dorëzuar fatit të keq, edhe pse pa këmbë ai u bë njeriu i parë me aftësi të kufizuara që e kishte kaluar La Manshin me not qosh më qosh.

Fundi i tregimit në të vërtetë ishte fillimi i hyrjes
në fletat e përjetshme të historisë dhe ky tregim shton shpresat të gjithë njerëzve, qofshin të shëndoshë apo edhe me të meta.
Helen Kejler thotë: “Ka njerëz që shikojnë, por nuk shohin, nuk janë pamës. Ka njerëz që kanë veshë,por nuk dëgjojnë, kanë shqisa, por nuk kanë ndjenja.Kam mësuar se i verbri i vërtetë është ai që e ka zemrën të verbër, e jo ai që i ka sytë e verbër.” 
Këto fjalë janë mesazh për të gjithë ata që e kalojnë kohën duke u ankuar e nuk marrin masa për ndryshimin e gjendjes së tyre të keqe.

Tani më lejo të të pyes:
• A ke vendosur të fillosh një jetë të re, më të
mirë?
• A ke vendosur të largohesh nga mbytja e vetvetes dhe të fillosh të ndihesh i gjallë?
• A ke vendosur t'i aktivizosh fuqitë dhe aftësitë
e tua të brendshme në mënyrë që t'i arrish qëllimet e tua dhe të bëhesh pozitiv për veten edhe për të tjerët?
A ke vendosur të mbështetesh në Zotin e
Lartësuar dhe ta bësh lidhjen mes teje dhe Atij (të Lartmadhëruarit) lidhjen më të fortë nga të gjitha lidhjet e tjera?
• Bëje këtë ditë një ditë të re në jetën tënde.
Bëje këtë ditë një ditëlindje të re tënden dhe këtë do ta arrish duke e lexuar këtë libër disa herë, derisa strategjitë dhe këshillat e këtij libri të bëhen pjesë e jetës tënde!
• Të jesh i sigurt se në fillim do të kalojë një
kohë kur ti do të ndihesh i frikësuar dhe i humbur!
• Nëse përballesh me vështirësi kujtoje Mustafa Halilin, i cili e kaloi me not La Manshin përkrah asaj që ishte pa këmbë. Kujtoje Xhemale El-Bejdanin e cila nuk njohi absurden, tejkaloi të pamundurën dhe u bë udhëheqësja e të gjithë atyre që janë me aftësi të kufizuara. Kujtoje Omer Abdulazizin, atë të verbrin i cili shkëlqeu në përdorimin e elektronikës dhe arriti ti ndihmojë çdo njeriu të varfër. Kujtoje të profetin, atë i cili u ballafaqua me sfidat, probleme të mëdha që ekzistojnë në këtë botë, sfida, problemet dhe vështirësitë më të mëdha në këtë botë, sfida që s'mund t'i përballojë askush tjetër pos tij. Por ai u mbështet  në Zotin e Lartësuar dhe me ndihmën e Tij arriti suksese.
• Nëse ndonjëherë je në ndonjë gjendje të rëndë
apo je përballë ndonjë problematike të komplikuar dhe të rëndë për t'u zgjidhur, pyete veten në atë moment:
• Mendimet negative dhe pesimizmi a me afrojnë drejt Zotit të botëve? Do ta shohësh se përgjigja është "JO".
Mendimet negative a e përmirësojnë shëndetin tim? Jo!
• Mendimet negative, a më ndihmojnë në realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve të mia? Jo!
•Mendimet negative a më ndihmojnë që të përparoj dhe të zhvillohem? Jo!
Pas këtyre pyetjeve merr frymë thellë, mbaje ajrin brenda për një kohë të gjatë, aq sa ke mundësi,pastaj me ngadalë lëshoje frymëmarrjen dhe thuaj : "Falënderimi i takon vetëm Zotit te Lartësuar. Pastaj përqendrohu në atë që dëshiron dhe assesi mos u përqendro në atë që është e padëshiruar për ty. Përqendrohu në qëllimet e tua,aktivizoji forcat e tua dhe futi në përdorim, mbështetu me plot sinqeritet në Zotin e Lartësuar dhe kështu do të jesh nga njerëzit më të fortë që ka pasur dhe që ka kjo botë. "Kush dëshiron të jetë njeri i forrë le të mbështetet në Zotin e Lartësuar!"
Ji i sigurt në pozitivizimin (përmirësimin) e personalitetit tënd dhe të kaluarës tënde! Ji i sigurt në atë se Zoti është Mbikëqyrësi yt dhe se vetëm Ai mund të ndryshojë gjendjen e ndokujt, por Ai nuk ndryshon gjendjen e askujt, përderisa ai nuk kërkon ndryshim dhe nuk vepron për ndryshim, andaj kërkoje ndryshimin e gjërave të tua negative, nga të qenit të tilla në gjëra pozitive dhe të dobishme.

Lus Zotin e Madhërishëm të të japë paqe, të të japë rehati shpirtërore, mendore dhe trupore. Gjithashtu, lus Zotin e Madhërishëm që të jesh prej atyre që arrijnë t'i realizojnë dhe t'i jetojnë ëndrrat (qëllimet) e tyre dhe lus Zotin e Madhërishëm të jesh nga besimtarët e Tij të sinqertë. 

Amin!

Saturday, December 28, 2019

Foshnja thotë

Stephen Leacock shkruan: 
“Foshnja thotë: kur të bëhem si femije.Femija thotë: kur të bëhem i rritur, e kur të rritem martohem. Mirëpo ç’ka pas martesës? Ç’ka pas të gjitha këtyre periudhave? Ateherë ndryshon të menduarit përreth dhe thotë: Kur 
do të bëhem plak që të marr pensionin. Shikon pas vetes jetën që mbaroi dhe nuk sheh asgjë, pos erë të freskët me zë të butë që thotë: E humbe jetën tënde që për të u linde dhe të gjitha minutat e saj. Ne mësojmë, kështu, pas kalimit të kohës dhe kur bëhet shumë vone, se jeta jonë jetohet çdo minutë e çdo orë të ditëve tona.” 

Njëri nga të parët tanë thoshte: “Keni kujdes nga fjala ‘do të’ dhe "sikur" sepse këto fjalë hapin dyert e stresit dhe kurtheve!

Hobitë

Interesat personale dhe aktivitetet e
përditshme.

“Hobet kanë fuqi të madhe shëruese, të largojnë nga presionet e jetës së përditshme dhe të çojnë drejt qetësisë dhe lumturisë."

Dr. Ibrahim el-Fekij

Si e kalon një ditë tënden?
A ke ndonjë hobi të veçantë me të cilin merresh më së paku një herë në javë? Gjatë shëtitjeve të mia nëpër botë, gjatë seminareve që mbaj, por edhe në klinikën time gjithmonë u parashtroj njerëzve këto dy pyetje. Përgjigjet në këtë pyetje janë të njëjta pa marrë parasysh se prej cilit vend janë njerëzit që pyes. Shumica përgjigjen me: “Kam pasur një hobi, por tani jam rritur dhe nuk merrem më me atë," Ose të tjerët përgjigjen me: "Hobet, sportet janë për fëmijë.” Ose përgjigjen me: "Nuk më mjafton koha që të kryej detyrat e mia, e lëre më të merrem me diçka tjetër." Ose të tjerët thonë: “Hobet janë humbje e
kohës kot më së koti." 

Të shohim tani se çka thonë hulumtimet dhe punimet shkencore për hobin dhe rëndësinë e tij:
Revista "Rojters Daxhest” publikoi: "Praktikimi ose pasja e një hobi të caktuar ndihmon praktikuesin e tij për të qenë i lumtur. Gjithashtu, e ndihmon atë të kontrollojë jetën e vet si dhe e ndihmon të jetë i suksesshëm në jetën e tij.” Ndërsa një hulumtim suedez thotë: "Njerëzit që kanë një hobi, e duan atë dhe e praktikojnë, të tillët nuk mund të kenë sëmundje
psikike. Përveç kësaj, të atillët kanë më pak mundësi të kenë sëmundje të zemrës në krahasim me ata që nuk kanë asnjë hobi dhe që nuk merren me asgjë gjatë kohës së lirë.”

Ndërsa miliarderi amerikan Çarls Xhifenz në librin e tij “E vërteta e vetvetes” shkruan:
"Sikur të mos ishte hobi im nuk do të kisha pasur mundësi të mendoja qetë e as nuk do ta kisha arritur atë që kam arritur." Dijetari amerikan dr. Vajn Dajr në librin e tij "Dhjetë sekretet e lumturisë dhe suksesit" thotë: "Nuk mund të shkruaj asgjë nëse nuk ndihem optimist në maksimum dhe këtë e arrij kur merrem me hobin tim, me ecjen.” Dr. Dajr ecën në këmbë çdo ditë nga një orë më së paku dhe ky është hobi i tij.

Me kujtohet vëllai im, dr. Ahmed el-Fekij, se si ai
ruante pëllumba kur ishte i ri. I pati ndërtuar kur ishte i ri, babai ynë - Zoti e faltë - një qymez mbi shtëpinë tonë në qytetin e Aleksandrisë. E pati ndarë Ahmedi qymezin në shumë pjesë dhe në çdonjërën pjesë të qymezit pati vendosur pëllumba të një lloji të veçantë. Gjithashtu, ai i binte flautit. Çdo ditë lëshonte pëllumbat të fluturojnë dhe i binte flautit, ky ishte hobi i tij. Ndërsa kur unë ngjitesha lart tek pëllumbat, nuk më pranonin dhe iknin nga unë. Posaçërisht ishte një pëllumb mashkull,i cili, sa herë që ngjitesha tek ta pa Ahmedin, më sulmonte. Sikur donte të më thoshte se ky është vendi i Ahmedit dhe nuk duam askënd tjetër këtu.
Ne talleshim me Ahmedin dhe bënim shaka me
të për hobin që kishte. Mirëpo, Ahmedi ishte i riu më i qetë nga gjithë ne dhe ishte më i suksesshmi në mësime.
Vëllai ynë më i madh, Seidi, merrej me kultivimin e kungujve, ndërsa motra jonë më e madhe ruante mace dhe ai ishte hobi i saj. Kujdesej në mënyrë të përpiktë për macet dhe ishte e lidhur ngushtë me to.Më e çuditshmja ishte se kur ajo u martua dhe u befasua kur kuptoi se burri i saj i urrente macet. Lidhja e tyre u acarua aq shumë saqë arriti deri në atë gjendje sa burri i saj e pyeti se kë do të zgjedhë, macet apo atë.
Ajo pa u menduar fare tha: Macet! Atëherë ndërhyri babai ynë dhe arriti ta pajtojë motrën tonë që të shkojë të shtëpia e burrit të saj pa i marrë macet me vete.Ndërsa unë personalisht jam marrë më së shumti me ping-pong, por jam marrë edhe me karate, me ecje,kam vrapuar rregullisht, jam marrë me not, me vizatim etj. Të gjithë ne, unë dhe vëllezërit e motrat e mia, që të gjithë jemi marrë me diçka pa qenë të detyruar. Pra, kemi pasur që të gjithë nga një
hobi, por asnjëherë nuk ia kemi ditur rëndësinë
gjërave që na kanë ndihmuar në jetë, na kanë larguar sjelljet dhe veprimet e këqija, si: duhani, droga, alkooli etj.
Është vërtetuar se njeriu që nuk ka një hobi të veçantë me të cilin e kalon kohën e lirë ka gjasa shumë më të mëdha nga ai që ka një hobi, ka gjasat më të mëdha që të sëmuret nga zemra, nga diabeti, nga tensioni, por edhe nga sëmundje të ndryshme psikike. Ai që nuk ka një hobi nevrikoset shumë më shpejt dhe nuk mund t'i kontrollojë nervat. Hidhërohet edhe për
arsyen më të vogël pa marrë parasysh a e shpreh hidhërimin apo e mban në vete. Dhe të atillët nuk mendojnë për asgjë, përveçse për punën e tyre edhe atëherë kur nuk janë në punë.Koha e punës dhe koha e lirë janë sikur dy anët e një monedhe të hekurt. Kur je në punë ndihesh mirë,sepse ti prodhon, përparon dhe fiton. Ndërsa kur je i lirë me merresh me diçka të veçantë të cilën e do, ke një gjë te veçantë, gjithashtu edhe në këtë kohë do të jesh mirë. Kjo të bën të ndihesh mirë, i qetë dhe i lumtur gjetë gjithë kohës. Përveç kësaj, ti do të jesh më i suksesshëm në punë, por edhe më i shëndetshëm.

E shënova edhe këtë këshillë, këshillën e dhjetë, në mesin e këshillave për mendimin pozitiv, gjegjësisht për ndryshimin e mendimit nga të qenit negativ në pozitiv. Ti e di shumë mirë se mendja e njeriut pasurohet me përvojat e tij, me ato që ai i përjeton çdo ditë gjatë jetës së tij dhe, për këtë arsye, unë të sugjeroj që ta marrësh këtë këshillë me seriozitet. Të fillosh të
merresh me diçka që ti e do, si, për shembull, me not,me tenis ose me çfarëdo lloji sporti tjetër që ti do. Ose mund të bësh xhoging ose të ecësh çdo ditë nga pak,rrëshqitje në akull, vozitje me biçikletë, lexim ose me çfarëdo qoftë tjetër, me rëndësi është që ti të kesh një gjë me të cilën do të merresh gjatë kohës sate të lirë.

Uroj të përcaktohesh për hobin tënd, për kohën gjatë së cilës do të merresh me atë dhe të jesh i lumtur nga përzgjedhja jote.

Heshtja dhe shpresa e vazhdueshme

Heshtja dhe shpresa e vazhdueshme (optimizmi).

“Mjerimi në të cilin njeriu mund të jetë ia pamundëson kontrollin mbi heshtjen."

Paskali

Sikur të hedhësh një shikim rreth e rrotull vetes, do të shohësh se nuk ka vend rreth teje pa rrëmujë (zhurmë), në çdo vend rreth e rrotull ka zhurma të ndryshme!
Ka rrëmujë të jashtme:
Rrëmuja e jashtme është gjithçka që ne e dëgjojmë nga bota e jashtme. Ajo që e dëgjojmë në telefonat e dorës që i kemi në çdo kohë me vete, ajo që e dëgjojmë nga zhurmat e tjera që shkakton lëvizja e trupave në natyrë, ajo që dëgjojmë nga kafshët dhe çdo zë tjetër që
mund ta dëgjojmë ose ta imagjinojmë. Zëri i aeroplaneve, i automjeteve, muzika dhe këngët e ndryshme që degjojmë, pa marrë parasysh se a i dëgjojmë me deshire apo i dëgjojmë ngase ndokush i dëgjon me zë të lartë dhe imponon edhe neve dëgjimin e tyre. 
Gjithashtu,zëri i njerëzve, zëri i fishkëllimave në trafik komunikacioni,  zëri i televizorëve, zëri i radiove, zëri i lajmeve që vazhdimisht nxjerrin në pah dukuritë negative dhe krimet e një shoqërie etj. Rrëmujë në çdo skaj rreth e rrotull nesh. Aq shumë rrëmujë saqë jemi mësuar me
to dhe na duken si pjesë e jetës sonë. Nuk jemi duke hetuar se ato na bëjnë të jemi në gjendje të rëndë psikike dhe kjo, gjithashtu, na e bën sistemin nervor të punojë fuqishëm pa pasur fare nevojë.

Ka edhe rrëmujë të brendshme:

Në librin “Ndikimi i Ajnshtajnit” të autorëve Zhak Kanvildon dhe Marvinson Hanson thuhet:
"Njeriu pranon mbi 60 mijë mendime në ditë.” Imagjino! Rrëmujë e fuqishme futet në brendësinë tonë dhe kjo pa numëruar mendimet që prodhohen në mendje gjatë bisedës me vetveten. Ka thënë dr. Shad Helster në librin e tij “Çka do të thuash kur të flasësh me veten tënde?!": "80 % nga mendimet e njeriut, që ai i prodhon gjatë bisedës me vetveten, janë negative." Dhe të njëjtën gjë e vërtetoi edhe fakulteti i mjekësisë në San Francisko në vitin 1986.
Gjithashtu, vetëkritika negative që na bën të
ndihemi më të dobët se të tjerët, por edhe frika dhe pasiguria në vetvete, të gjitha këto janë rrëmujë.Pra, ne jetojmë jetë përplot me rrëmujë, nga jashtë dhe nga brenda! 
Kur vështron disa nga krijesat rreth nesh do të shohësh se ata flasin dhe mendojnë në heshtje të plotë.

Për shembull,dielli lind dhe perëndon në heshtje...
Hëna duket dhe fshihet në heshtje... yjet, gjithashtu...
Pemët,lulet dhe bimët, funksionojnë në heshtje...
Bubureci,milingona vepron në heshtje... .merimanga ndërton shtëpinë e vet në heshtje të plotë... A e ke vështruar ndonjëherë perëndimin e diellit? A ke dëgjuar ndonjë zhurmë gjatë perëndimit të tij? Ai perëndon në heshtje të plotë.
Për këtë arsye, lexuesi im i dashur, vendosa të të këshilloj edhe për të praktikuar heshtjen dhe optimizmin dhe, pasi t'i bësh këto dy gjëra pjesë të jetës tënde,qoftë edhe vetëm 10 minuta në ditë, do të kesh dobi të mëdha nga këto dy gjëra, dobi që as nuk mund t'i paramendosh.

Do të mësoj një mënyrë të thjeshtë për ta
mësuar heshtjen dhe optimizëm:

1. Shkruaj dhe shqipto këto dy fjalë: falënderim,
Zotit. Shëno këto dy fjalë me shkronja të mëdha.
2. Tani shiko në zbrazëtirën në mes këtyre dy
fjalëve: Falënderim,Zotit.
Derisa ti po shikon hapësirën mes fjaleve do të shohësh se ti nuk e ke të zënë me asgjë, ti po shikon zbrazëti në heshtje të plotë.
3. Vazhdo të shohësh zbrazëtirën në mes këtyre dy fjalëve dhe kësaj heshtjeje shtoja edhe një frymëmarrje te stilit (4-2-8), pra 4 sekonda të thithësh oksigjen,2 sekonda të mbash frymën dhe në 8 sekonda të lëshosh dioksidin e karbonit, të lëshosh frymëmarrjen, pra. Vazhdo të shikosh në zbrazëtirën dhe të marrësh frymë në këtë mënyrë derisa të ndiesh qetësi të plotë.
4. Lëvizi muskujt e syve të tu, pastaj muskujt e
fytyrës derisa të ndiesh qetësinë e plotë në muskuj.
5. Relaksoje trupin duke filluar nga këmbët e deri në kokë pastaj prej lart, prej kokës, por nga ana e kundërt (nga pas) deri në nyjet e këmbëve.
6. Tani imagjino përpara vetes numrin 3, imagjinoje të madh, por duke u larguar nga ti, duke u bërë më i vogël, pastaj edhe më i vogël e kështu derisa të zhduket. Pastaj të njëjtën bëje edhe me numrin 2, imagjinoje të madh dhe sikur ai largohet nga ty duke u zvogëluar derisa të zhduket. Pastaj të njëjtën gjë bëje edhe me numrin 1. Do ta shohësh se ti je në një qetësi
të plotë, je në gjendjen "alfa".
7. Qëndro në heshtje dhe në shlodhje për 10
minuta.
8. Pastaj merr frymë me shpejtësi dhe numro prej 1 deri në 5 me sy të mbyllur, pastaj thuaj: "Tani vendosa t'i hap sytë e mi dhe unë po ndihem i qetë dhe jam në gjendje më të mirë se gjendja në të cilën isha më herët.”, pastaj hapi sytë.

Të kesh parasysh edhe pikat në vazhdim:

Lexoje me vëmendje këtë metodë derisa ta
kuptosh mirë dhe mos e praktiko pa e kuptuar mirë.Nëse mendon se do ta kuptosh më lehtë sikur ta lexojë ndokush tjetër, atëherë le të ta lexojë ndokush tjetër.

Të sugjeroj që ta bësh heshtjen dhe optimizmin pjesë të jetës sate.
Heshtja t'i zhvillon aftësitë dhe të bën më syhapur dhe më mendjemprehtë.
Heshtja ta zvogëlon lodhjen dhe të ndihmon në largimin e çdo sëmundjeje.
Heshtja të mundëson të arrish paqe (qetësi) të
plotë në brendësinë tënde, qetësi shpirtërore, qetësi mendore, qetësi fizike dhe qetësi të ndjenjave.
Heshtja të mundëson zgjidhjen më të lehtë të
problemeve të tua.
Heshtja të bën ta kuptosh se ti je nën përkujdesin e Krijuesit tënd të Lartësuar.

Fillo që sot, qoftë edhe vetëm nga 5 minuta në ditë dhe pastaj shtoje kohën nëse me të vërtetë ndihesh mirë me praktikimin e heshtjes.

Për fisnikët

Mos u trishto kur e di se me të mirën që bëre përfitove gjuhë që gjithmonë të lëvdojnë.
Duar të ngritura qëndrojnë për ty, lutje të ngrohta nga zemra me vrull u dalin, gojëhapur ditët iu kalojnë duke të lëvduar për të mirat që u ofrove, kur ty të urojnë dhe lëvdohesh të ringjallin jetën, lëvdimi është si një fëmijë i përhershëm që nuk vdes kurrë. 

Lexo ca vargje për fisnikët :

"Sikur s’ju lejohet të thoni ndonjëherë jo,
Çdo herë të nevojshmit i jep, i thua: ç’dëshiron kërko! 

Në dimrin e ftohtë, ti mbetesh si diell,
E në verën e nxehtë, qëndron hije nën qiell. 

Un nuk mund ta di, kur jep pasuri,
A të pakësohet begatia, a të shtohet pa kufi. 

Mbete shembull bamirësie, ndër tërë këtë njerëzi,
Përkujtohesh nga çdonjëri, dhe aspak s'kanë mërzi. 

Me fytyrën tënde ndriçohemi, kur duam të ecim,
Ballëlartë në netët e errëta, kalojmë e nuk ngecim. 

Fjalët e mira kur na bien n ’vesh për ty i dëgjojmë,
Përsëriten prej çdo grupi, dhe fort mirë të bekojmë.

Për ne o dorëdhënë, çdo gjë sakrifikon,
Lusim Fuqiplotin, Mirësinë ta cakton.

Friday, December 27, 2019

Thënie për librin

Një dijetar ka thënë : “I kalova 40 vjet nga jeta ime,kurrë nuk fjeta ditën, as nuk u mbështeta, as më mori gjumi natën, e të mos e kem patur librin të hapur mbi gjoks. 

Një tjetër thotë: Sapo mi mbulonte sytë një shtresë e hollë gjumi, zgjohesha dhe merrja një libër nga librat e çmuar,ku gjeja dridhjet e zemrës. Kur zbuloja ndonjë çështje shkencore, zemra më zgjohej më shpejt se nga zëri i gomarit, dhe nga zëri i shembjes së ndërtetës.” 

Në një thënie tjetër ai thekson: “Kur më binte në dorë libri që preferoja, që më pasuronte me njohuri të reja e më sjellte dobi të mëdha, orë pas ore shikoja fletat e tij, nga frika se mos po më mbaron e të më ndërpritet dobia e tij, të më ndahet përmbajtja nga zemra e tij, e kur e lexoja  librin udhëzues  në pamje të trashë, me fletë të shumta, më plotësohej jeta dhe më përsosej lumturia.” 

Me të vërtetë libër më i famshëm, më i shenjtë, më i pastër dhe më i lartë është Libri që të është zbritur ty, që me të të tërheqësh vërejtjen 
dhe ti këshillosh të tjerët, pra të mos ketë shtërngim në gjoksin tënd” 

Disa dobi nga libri: 

- Largimi i mërzisë dhe kotësisë 

- Largimi nga njerëzit e padobishëm 

- Zgjidhja e gjuhës dhe përfitimi në aspektin gjuhësor 

- Zhvillimi i trurit dhe të menduarit 

- Shtimi i njohurive dhe dobia nga ato 

- Përfitimi nga biografitë e njerëzve të suksesshëm dhe të urtë gjatë historisë 

- Qetësimi shpirtëror dhe shtimi i vetëbesimit 

- Përforcimi i besimit, sidomos gjatë leximit të librave me tematikë të tillë, etj.

Prandaj nga libri mos u ndaj 
Nëse prej tij do që të përfitosh 
Jetën zbukuroje me yjet e saj
Veten dhe të tjerët të gëzosh.

Zhvillimi i vetvetes

Zhvillimi i vetvetes

"Gjëja më e vogël që njeriu mund të bëjë me
veten, është që të mundohet të bëhet më i mirë se sa është."

Dr. Ibrahim el-Fekij

Zhvillimi i njeriut është gjëja kryesore që kërkojnë firmat, ndërmarrjet etj., kur dëshirojnë të punësojnë dikë. Ndokush mund të ketë diplomë të fakultetit nga ndonjë universitet i mirë dhe kualitativ, por i njëjti nëse nuk mundet të komunikojë shkëlqyeshëm me njerëzit mund të largohet nga puna. Ose mund të ndodhë që ndonjë drejtor, çfarëdo drejtori qoftë, nuk mund ta çojë përpara atë që ai drejton, mundet nga
konkurrenca dhe vjen deri në atë gjendje sa të mbyllet ajo që ai drejton.
• Fjala “zhvillim" nënkupton zhvillimin në shtatë
shtyllat e jetës (të cilat i kemi përmendur më herët).
• Ndërsa fjala “njeri” nënkupton qenien e njeriut
në tërësi.Për këtë arsye themi se "zhvillimi i njeriut” ose “zhvillimi i vetvetes" nuk nënkupton shkollimin, arsimimin ose diçka tjetër të tillë,por nënkupton sjelljet që ka njeriu dhe me të cilat arrin të me të cilat arrin të jetojë një jetë të
lumtur dhe të mirë 
te pikat që do të sjellim në vijim do të kuptosh se si këshilla "zhvillimi i vetvetes" do ta mbushë mendien me njohuri të shumëngjyrshme, do të shkathtësojë dhe do t'i vendos në funksion të gjitha aftësitë e tua, imagjinatën tënde dhe do të ta mundësojë realizimin e qëllimeve të tua. Por e gjithë kjo mund të arrihet kur e merr këtë këshillë dhe vepron sipas saj.

Ka shumë gjëra që të mundësojnë të zhvillosh vetveten, do t'i përmendim disa prej tyre në disa pika:

1. Leximi:

Në hapësirën tonë njerëzore kemi libra nga lloje
të shumta, kemi libra që flasin për mendimin pozitiv,libra që flasin për përforcimin dhe zhvillimin e memories dhe përqendrimit. Kemi libra që flasin për mënyrën se si të kontrollojmë ndjenjat në momentet e dhimbjes apo fatkeqësive. Kemi libra që flasin për lidhjet
bashkëshortore, për lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve. Libra që flasin për njohien e vetvetes, për formimin e personalitetit dhe për vetëbesimin. Por edhe shumë te tjerë që rrahin tematika të ndryshme nga ato qe ka te bëjnë me njeriun. 
Lexo libra të drejtimit tend ose libra të tematikave që ti preferon!Do ta shohësh se me lexim do të arrish ta ngresh personalitetin tënd në një nivel më të lart të pozitivitetit dhe kjo druajtje ose ky zhvillim do të të bëjë të arrish atë që dëshiron.
Lexo më së paku nga njëzet minuta në ditë dhe
do ta shohësh ndryshimin që do të pësosh në veten tënde, në sjelljet e tua dhe në mendimet e tua.

2. Dëgjimi:

Nëse e preferon dëgjimin dhe e ke më të lehtë të dëgjosh se sa të lexosh atëherë dëgjo emisione (dokumentare) shkencore, sociale, ekonomike etj. Ndërsa unë të këshilloj që të lexosh dhe të dëgjosh në të njëjtën kohë, sepse në këtë mënyrë ti zhvillon dy shqisat e tua kryesore, të cilat kanë ndikim të madh në mendimet e tua dhe botëkuptimet e tua. Prej vendeve më të preferuara për të dëgjuar emisione shkencore është automjeti, sepse në këtë mënyrë t'i shfrytëzon kohën gjatë së cilës udhëton për në punë, shkollë ose diku tjetër. Në këtë mënyrë ti e bën veturën tënde ose mjetin me të cilin udhëton, një shkollë tënden në të cilën mëson gjëra të ndryshme. Dhe padyshim kjo do të të ndihmojë për të ta zhvilluar mendimin tënd pozitiv.

3. Shikimi:

Ndokush nuk i pëlqen CD-të vetëm me zë ose
emisionet shkencore vetëm me zë, por pëlqen më shumë filmat dokumentarë, emisionet televizive ose dramat teatrale. Ka të atillë që ndikohen më shumë kur atë që e dëgjojnë dhe e shohin, kur shohin aktorët që paraqesin njohuri të ndryshme. Preferojnë që ti shohin gjërat e jo vetëm t'i dëgjojnë ose t'i lexojnë.

4. Tubimet ose tribunat:

Gjithashtu, mund të përfitohet nga përvoja e
njerëzve të tjerë edhe duke marrë pjesë në tubime të ndryshme ose tribuna të ndryshme. Në këtë mënyrë njihesh me njerëz dhe je në lidhje të drejtpërdrejtë me ta.
Unë personalisht marr pjesë në tubime të
ndryshme, ulem me njerëzit dhe komunikoj me ta në mënyrë që të përfitoj nga përvoja e tyre. Edhe pse lexoj çdo javë gati nga 5 libra, dëgjoj vazhdimisht emisione apo ligjërata, qoftë gjatë udhëtimit, qoftë në veturën time etj., përcjell edhe emisione televizive, por, krahas kësaj, shkoj edhe në tubime të ndryshme. Shkoj sidomos në tubimet e njerëzve që kemi përafërsisht të njëjtin profesion dhe të njëjtat ambicie,edhe duke ndjekur tema të përcaktuara.

5. Seminaret:

Nëse vërtet dëshiron të përfitosh nga përvojat e
njerëve apo nga aftësitë e tyre, këtë mund ta arrish duke ndjekur seminare, kurse të shkurtra me e përcaktuara nga lëmenj të ndryshëm. Në këtë mëhyre mund të përfitosh shumë, sepse seminaret zakonisht jane të gjatë, janë nga 2 ditë, 3 ditë ose më shumë. Në seminare gjërat që kanë të bëjnë me temën e seminarit ose konferencës shkencore shtjellohen më hollësisht dhe në mënyrë profesionale. Ndërsa nga aspekti ekonomik kushtojnë më shumë se sa tubimet apo tribunat.

6. Kurset:

Nëse dëshiron që të përfitosh edhe më shumë nga aftësitë e të tjerëve dhe nëse dëshiron të specializohesh për ndonjë gjë, pa dyshim që kurset janë më të përshtatshme për këtë se çdo gjë tjetër. Mund të zgjasin një muaj, dy muaj ose edhe më shumë, por çdo gjë shkon e programuar dhe duke u shtjelluar hollësisht.
Në fund të kursit vlerësohesh dhe nëse arrin të kalosh me sukses kursin merr edhe diplomë. Kjo të bën të specializuar në atë çështje në lidhje me të cilën ke ndjekur kursin e caktuar.
Siç po e sheh ti, lexues i nderuar, nuk ka ndonjë
pengesë që mund të të ndalojë njeriun të përparojë. E vetmja pengesë dhe e vetmja gjë që e pengon njeriun të aftësohet dhe të përparojë është vetvetja e tij. Sepse,nëse njeriu me të vërtetë dëshiron të ndryshojë gjendjen e tij nga të qenit negativ në pozitiv apo nga të qenit pasiv në aktiv, ai mund ta bëjë këtë. Kjo këshillë,në të cilën jemi tani, të ndihmon që ta përmirësosh jetën tënde dhe të përparosh. Nga ana tjetër, nuk të lejon të jesh negativ apo pasiv.

Thursday, December 26, 2019

Ti ke vëllezër

Mos u trishto përderisa me ty qëndrojnë vëllezërit që të përkrahin, me ty janë të dashurit që të duan dhe kur të godet e keqja, atyre edhe më tepër u shtohet lidhja e dashurisë, mëshirës ndaj teje dhe bëhen më të fortë për ty. Për të të ndihmuar, nuk kursejnë gjë, e as nuk krahasojnë kënd tjetër me ty, sepse janë njerëzit tuaj dhe ti je i atyre. 
Vërtet, shokët e tu, familja dhe tërë farefisi yt t’i harrojnë shpeshherë plagët e pikëllimit, nëse janë të sinqertë. 
Sepse : “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit,përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi” 
Mos u brengos nëse të mrolet dikush në fytyrë, apo zemërohet e të lëndon me fjalë, apo të ndalon nga e mira ndonjë koprac. Shtëpiza e vogël e ndrequr me kashtë dhe shatoret e ndrequra prej pëlhure, me bukë të ngrohtë gruri, janë më të ndershme te ti dhe nëse këtyre iu bashkohet edhe ruajtja e moralit e shpirtgjerësia. 
Dije se në këtë jetë je në provim dhe se ai është niëlloj si një sëmundje, që duhet kohë derisa të zhduket. Nëse shpejton ta zhdukësh më shpejt sëmundjen, kam frikë se mos zmadhohet dhe të shtohet dhimbja e saj. Ashtu si provimi është edhe fatkeqësia që patjetër të duhet kohë derisa të zhduken dhe humbin gjurmët e tij. Pra, ata që janë kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes janë të obliguar t’i përmbahen: durimit, lutjes dhe pritjes së rrugëdaljes.

Mos u demoralizo

Mos u demoralizo nëse të vërsulen fatkeqësitë, 
apo të radhiten belatë, por duro e qëndro. 
Durimi është më i lartë se frika. T’u bësh ballë fatkeqësive është nder dhe fisnikëri, ndryshe nga dorëzimi para tyre edhe pse s’ke rrugëdalje tjetër në këtë botë. Duhet të dish se nëse nuk bën durim vullnetarisht, do të bësh detyrimisht, deshe apo s’deshe. 

Poeti i njohur el-Mutenebi thotë: 

Më gjuajti koha me fatkeqësitë, 

Derisa pëlhura e zemrës m ’u bë çelik. 

Dhe u bëra që kur të më godsin me shigjetën. 
Të thyhen, sikur preknin shigjetat njëra me tjetrën. 

Dhe ja kështu jetova, e për fatkeqësitë as që u interesova.
Ngase të mbaj mërzinë dobi nuk pata e as që diçka fitova . 

Gjithashtu një poet tjetër thotë: 

U bë e egër koha ndaj meje, e valët e saj me mua i turbulloi.
Por ajo s’e dinte se unë lartësohesha, e ngjarjet vetja as që i numëroi. 
Dhe qëndroi duke më treguar koha se si është kundërsulmi i saj.
Qëndrova duke i treguar durimin dhe si duhet një zemër ta mbaj.

Pse e kam hapur këtë faqe!?

Pse e kam hapur këtë faqe!?
Sepse jam njeri që lexoj dhe shkruaj.
Sepse kërkoj të njëjtët njerëz.
Sepse testoj veten dhe të tjerët në atë që dimë.
Sepse është një mënyrë për të shprehur atë që nuk mundesh ta shprehësh me gojë.
Sepse kjo mënyrë të shprehuri me shkrim është e vetmja mënyrë që të ndash diçka me të tjerë.
Sepse në mënyrë tjetër nuk ka njerëz që të ulen për të shkëmbyer diçka nga jeta,nga librat dhe nga gjykimet.
Sepse përfitoj dhe ushqej mendjen time duke ndarë pak nga ushqimi im i dijes.
Sepse sot i sheh njerëzit të zhytur në jetën virtuale,të ndarë nga njëri tjetri.
Sepse mundësitë për njohje të reja në jetën reale janë pakësuar tepër.
Sepse nuk të jepet mundësia të njohësh ata/o që dëshiron të njohësh.
Sepse janë të shumtë ata që dua të njoh por fb e lehtëson njohjen me ta,siç janë shkrimtarët,poetët, filozofët,dijetarët...etj..!!!
Sepse para se ta hapja faqen,më mungonte një faqe e tillë pasi janë tepër të rralla faqet që përhapin dijen pa paragjykime fetare e kombësie!
Sepse koha është e shenjtë dhe mendova të mos e ndot këtë shenjtëri me gjëra të kota nëpër rrugët e virtualitetit.
Sepse koha e kaluar në dije është koha më e mirë që do vlerësohet një ditë!

Wednesday, December 25, 2019

Koha do bëjë të vetën

Në rrugën e dashurisë 
Famëkeq u bë pa kuptuar 
Duke kërkuar një emër të denjë
Humbi emri e tij të trashëguar.

Në pabesitë e fshehura me art
Sytë e lanë të shtangur
Zemra i ngriu si uji i acart
U thye siç thyhen dyert e një pragu.

Pabesia qeshi duke vjedhur
Emrit i vendosi një njollë
Me vlerat luajti pa u lodhur
Famëkeq u bë nga një lojë.

Këto rrugë të dashurisë
Mbushur plot me viktima
Ata mbartin lojën e pabesisë
Emrat mbushur njolla njolla. 

Koha do bëjë të vetën
Ska ngel emër pa pastruar
Gjithçka do marrë fytyrë tjetër
Zoti gjithçka e ka shkruar.

Fotografitë

Kur marrim një qëndrim para aparatit fotografik, kur pozojmë për të dalë sa më bukur e sa më ndryshe nga çfarë jemi realisht,çfarë do të thotë kjo pozë!?

Na thotë dikush : "buzëqesh pak, qëndro më mirë, qëndro ashtu e jo kështu, rregullohu pak aty, shko aty në atë vend se del më bukur,me këto rroba nuk del mirë,me këto del më bukur.

Na shkon në mendje të pozojmë me dikë që na pëlqen ose me dikë që është i rëndësishëm për të lënë përshtypje,ose futemi diku në ndonjë lokal apo diku që jemi kalimtarë aty, ose futemi në makinën e dikujt sa për të bërë një foto.

Na shkon në mendje të pozojmë me tavolina plot me shumë llojshmëri ushqimesh, me familjarë të përqafuar për të treguar sikur jemi familje ideale...!

E sapo mbarojmë pozimin,çfarë ndodh më pas ?
Rikthehemi në jetën tonë të përditshme pa u shtirur si në foto;
Ne rikthehemi përsëri siç jemi,aty ku ishim,me qëndrimet e mëparshme, me buzët e varura, me inatet personale që kanë përçarë familjet. 
Rikthehemi në llogaritë e përditshme për çfarë do hamë e pimë duke u frikësuar për papunësinë.
Rikthehemi në jetën tonë me tavolinat bosh,duke u ankuar për bezdisjen e dikujt dhe duke kërkuar me sy dikë tjetër që mungon. 

Pse kaq shumë hipokrizi në një foto !?
A është më e rëndësishme të dukesh apo të jesh ?
A është më e rëndësishme të krijosh një ide tjetër tek dikush thjesht për të marrë një vlerësim apo është jeta jote!?
Cila pjesë e jetës është e vërtetë, ajo që jeton apo ajo që ti shfaq për dikë !?
Pse të na njohin ndryshe nga çfarë jemi? 
A ke frikë nga vetja,nuk të pëlqen jeta jote !?
Mendon se jeta e dikujt është më e mirë se e jotja !? 
Mendon se jeta e dikujt është siç paraqitet nëpër foto !?
Jo!
Iluzioni dhe hipokrizia është kudo,prandaj pasuria më e madhe sot është të jesh vetvetja duke e vlerësuar pa shtirje! 
Ti je shumë i mirë siç je,jo siç duan të tjerët të dukesh !

Nëse nuk mërzitesh për fatkeqësinë e tjetrit, nuk meriton të gëzohet dikush për lumturinë tënde!

Nëse nuk mërzitesh për fatkeqësinë e tjetrit, nuk meriton të gëzohet dikush për lumturinë tënde!

Tuesday, December 24, 2019

Koha pozitive

Koha pozitive

“Të ulem në një vend të qetë, në dritën e qirinjve, të lexoj dhe të mësoj nga përvojat e
njerëzve që kanë jetuar para meje, kjo më bën shumë të lumtur.”

Koshido Kondo

Në strategjitë e të menduarit pozitiv, për të cilat
folëm shumë në pjesën e parë të këtij libri, përmenda edhe strategjinë e ngritjes dhe të uljes. Shpjeguam se si mendja e njeriut mund ta rrisë një problem të vetin dhe ta bëjë më të madh se sa ai është në të vërtetë. Por,nga ana tjetër, shpjeguam se si mendja e njeriut mund
ta zvogëlojë një problem dhe ta largojë në tërësi.Qëllimi i kësaj këshille nga këshillat për të qenë më pozitiv, është që ti të përdorësh forcën e mendjes sate dhe të përqendrohesh në shfrytëzimin e kohës në atë mënyrë që ti je përcaktuar ta shfrytëzosh. Kjo kohë e përcaktuar mund të jetë vetëm dhjetë minuta për fillim, që të ushtrosh kokën tënde të mendojë pozitivisht. Pastaj mund ta shtosh këtë kohë nga dhjetë në 15 minuta, pastaj në 20 minuta e kështu me radhë. Kështu derisa tek ty të bëhet rutinë i menduari pozitiv për një kohë të caktuar, pa marrë parasysh rrethanat. 
Më pas ajo do të bëhet një shprehi e paevitueshme në mendjen tende dhe, në këtë mënyrë, do të fillosh të veprosh pozitivisht.

Këtë metodë, të mendimit pozitiv, e kam përdorur me një punëtor në Montreal në Kanada, i cili vuante nga nervoza, ishte shumë nervoz dhe humbte kontrollin mbi veten për diçka të parëndësishme.Mundohej të largonte nervozizmin e tij me veprime jo të mira, pinte duhan, pinte më shumë se 50 cigare në ditë. Pinte, gjithashtu, edhe shumë kafe për të larguar nervozizmin derisa një ditë pësoi një sulm kardiak që i rrezikoi jetën.
Erdhi tek unë dhe kërkoi shërim. Kërkova nga ai
të përqendrohet në ndonjë cilësi pozitive që ai ka dhe që të më flasë në detaje për këtë përvojë të tijën. E bëri dhe më tha se me të vërtetë ndiente një qetësi të brendshme kur kujtonte një përvojë të mirë që kishte pasur gjatë jetës së vet dhe kur fliste për detajet.
Pastaj kërkova prej tij që të më flasë për ndonjë
pervojë tjetër të tijën dhe të m'i tregojë me detaje. Edhe kësaj radhe më tha edhe më shumë detaje nga përvoja e tij. Tregimi i dytë për një përvojë të tijen zgjati  më shumë dhe në fund më tha: "Unë po ndihem më mirë pasi të fola për përvojën time në herën e parë."
Kërkova nga ai që të zgjedhë një vend në shtëpinë e tij në të cilën do të ulet tash e tutje, të mendojë dhe të meditojë aty. U mendua dhe më tha: “E përcaktova vendin ku do të bëj atë që më sugjerove," Kërkova nga ai që të imagjinojë se është në atë vend që ka zgjedhur për të menduar e medituar dhe të kujtojë një përvojë të mirë që ka pasur gjatë jetës së vet. E bëri dhe
tha se sërish ndihet shumë mirë dhe shumë i qetë. E urdhërova që kështu të veprojë çdo ditë, të hyjë në atë vend për të menduar aty pozitivisht. Të ulet e të mendojë çdo ditë nga 10 minuta dhe pas një jave të më vizitojë prapë.
Kaloi një javë dhe punëtori erdhi prapë në zyrën
time dhe me të kishte ardhur edhe vajza e tij, Patrisia me gruan e tij. Më përshëndeti dhe më tha: “Edhe pse këshilla jote ishte shumë e thjeshtë, ajo më bëri shumë mirë, ndihem shumë i qetë, edhe pse nuk e kisha menduar këtë ndryshim që më solli praktikimi i asaj që
më këshillove të bëj." Ndërsa bashkëshortja e tij më tha: “Unë ka kohë që nuk e kam parë burrin tim kaq të qetë." Dhe më kërkoi që t'i mësoj asaj dhe bijës së tyre të njëjtën metodë.
Ky është një shembull i thjeshtë që na mundëson të kuptojmë se pa marrë parasysh se sa janë aftësitë mendore tek një njeri, si mund të përdoret kjo metodë për të qenë më pozitiv në jetë. Kjo metodë, pra veprimi sipas kësaj këshille nga këshillat për ndryshimin e
mendimit nga të qenit negativ në pozitiv, na mundëson të jemi më të qetë, më të qetë, më të lumtur dhe të jetojmë një jetë plot harmoni dhe energji pozitive. Na sjell dhe na mundëson t'i arrijmë qëllimet shpirtërore dhe na mundëson  të jemi më të lumtur,më të qetë dhe i mundëson  jetës energji pozitive pa asnjë pengesë.

Fillo me mua që sot!
Zgjidh një vend në shtëpinë tënde ose në vendin e punës.
Zgjidh një kohë të caktuar gjatë së cilës do të jesh në vendin e përzgjedhur, pa marrë parasysh angazhimin tënd me gjëra të tjera, duhet patjetër në kohën e caktuar të jesh në vendin e caktuar.
Dhe kënaqu duke menduar gjëra të mira pozitive dhe të dëshiruara për ty.

Këndvështrimi ndryshe

Nëse cel e ktheni nga ana tjetër,do shihni një pamje ndryshe!
Prandaj,për të kuptuar më mirë dikë apo një çështje,mundohuni të ndryshoni këndvështrimin tuaj, kështu do kuptoni më mirë realitetin e diçkaje!  
Kështu keni për të shmangur dhe kokëfortësinë tuaj dhe konfliktin me dikë!

Dynjaja

Siç erdhe ashtu do largohesh 
Nga balta erdhe aty do mbulohesh
Pasuri gjete por gjë nuk more
Gjithçka bëre por çfarë fitove!?

Monday, December 23, 2019

Mos u mërzit, se ka shumë shkaqe që e lehtësojnë barrën e fatkeqësisë, si p.sh:

Mos u mërzit, se ka shumë shkaqe që e lehtësojnë barrën e fatkeqësisë, si p.sh: 

1-Pritja e shpërblimit nga Zoti

2- Shikimi i vazhdueshëm i atyre që kanë fatkeqësi më të madhe se ti. 

"Sikur të tjerët mos ti kisha parë, 
rreth e rrotull meje si kanë qarë 
jetën me ta s’do e kisha ndarë, 
por veten do ta kisha vrarë."

Pra kthehu djathtas e majtas, a sheh tjetër pos të sprovuar me fatkeqësi të ndryshme? 

3- Fatkeqësia jote është më e lehtë se e të tjerëve. 

4- Falëndero që kjo e keqe nuk është që preku në gjënë më të shtrenjtë e më të rëndësishme, por mbi një çështje të kalimtare. 

5- Dije se adhurimi që bëhet pas goditjes me një fatkeqësi është më i madh e më i vlefshëm se adhurimi në ditët e tjera. 

6- Dhe se Zoti zgjedh për ty atë që dëshiron Ai dhe atë që është më e dobishme për ty. 

“Por mundet që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju”

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë :

Po e mbyllim për sonte me disa rregulla të cilat duhet ti mësojmë të gjithë dhe më pas të jetojmë me to duke i bërë shprehi të përditshme.

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë :

1- Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t’i tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mos prit mëngjesin. 

2- Harroje të djeshmen me gjithë çka pate, mos mbaj mërzinë e asaj që kaloi, se është marrëzi. 

3- Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur, derisa të të trokasë në derë mos mendo për të. 

4- Mos u dridh nga kritikat, por qëndro i paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote. 

5- Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.

6- Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t’i përmbahet të përmendurit e Zotit.

7- Dije se çdo gjë që ndodh është e caktuar nga Zoti.

8- Mos prit falënderim prej askujt. 

9- Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë. 

10- Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty. 

11- Çdo caktim për ty është i dobishëm.

12- Shikoji të mirat që të dha Zoti, pastaj falënderoje Atë. 

13- Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithçka që kanë njerëzit. 

14- Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen. 

13- Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta. 

16- Fatkeqësitë ta forcojnë zemrën dhe ti çelin sytë. 

17- Më të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet. 

18- Mos të të thyejnë gjërat e pavlera. 

19- Me të vërtetë Zoti yt ka mëshirë të gjërë. 

20- Mos u nervozo... mos u nervozo... mos u nervozo. 

21- Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko më tepër. 

22- Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta. 

23- Tek të lënduarit merr shembull. 

24- Nëse Zoti e do një popull, e sprovon atë. 

25- Përsërit lutjet në gjendjet e vështira dhe në gjendje të lehta.

26- Përmbaju punëve serioze e të frytishme, largoju zbrazëtirës. 

27- Leri të pavërtetat dhe mos beso në çdo gjë që përhapet. 

28- Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tënd se sa kundërshtarin. 

29- Çdo gjë që të preku nga fatkeqësitë s’është tjetër, pos pastrim prej ndryshkut!

Mos imito të tjerët

Mos imito personalitetin e të tjerëve

Secili ka një anë të cilës i kthehet, ju shpejtoni nga punët e mbara.Njerëzit kanë veçoritë e tyre dhe secili ndryshon nga tjetri,për nga pamja, fuqia fizike, idetë, zgjuarsia dhe profesionet.
Pra, rri me aftësitë tuaja dhe kryej detyrat e mos merr detyrat e të tjerëve që s’janë të përshtatshme për ty. A dëshiron ta shkrish 
veten dhe ta zhdukësh personalitetin?! Nëse e bën këtë, ke vrarë veten. Mos i përvetëso cilësitë e të tjerëve kur nuk janë të tuat. 
Ndryshimi i cilësive dhe zgjuarsive njerëzore, ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave të tyre janë fakte që argumentojnë fuqinë 
e Zotit. Dikush me mëshirën dhe butësinë që 
kishte i bëri dobi një populli, dikush tjetër me forcën dhe vendosmërinë që kishte e ndihmoi popullin e tij.
Të jesh i kënaqur me atë që ke është dhunti. Merri frytet e dhuntisë tënde, rriti ato të mira, përdori në të lejuarën, ofroju diçka të mirë të tjerëve që të kenë dobi ata që s’i kanë këto të dhëna. 
“Zoti nuk e obligon asnjeri përtej mundësisë së tij”.
Imitimi dhe përpjekja e futjes së vetes në personalitete të tjera është me të vërtetë varrosje e dhuntisë që të ka dhënë Zoti,është vrasje e dëshirës, fshirje e bazës së dallimit dhe karakteristikave personale ndër njerëz, të cilat i dëshiroi Krijuesi të jenë të tiila.

Siguria në aftësitë

Siguria në aftësitë (afirmimet)

“Nëse nuk i njeh aftësitë tua, nëse nuk e ke parasysh fuqinë tënde dhe nëse nuk e bind veten për veprimet e tua se janë të duhura dhe të mira, si do të të njohin ty të tjerët?!"

Dr. Ibrahim el-Fekij

Dr. Shejd Helmester thotë në librin e tij: “Çka do të thuash kur të flasësh për veten tënde?! Nëse ndokush prej lindjes deri në moshën 18-vjeçare ka pranuar (dëgjuar) mbi 180 mijë kritika negative ai bëhet negativ, ka mendim negativ. Nga përsëritja e këtyre kritikave, këto kritika negative i bëhen pjesë e jetës dhe fillon të besojë se është ashtu vërtetë.
Prej këtyre kritikave të mundshme që mund t'i
degjojmë mund të jenë: ti je dështak, ti je shumë kokëtrashë, ti je naiv si daja yt, prej teje nuk ka dobi etj. Te rralla mund të jenë kritikat negative, të cilat i pranoj nga njerëzit tanë ose nga njerëzit jashtë rrethit te ngushtë familjar ose shoqëror.
Rrethi i ngushtë familjar ka më shumë ndikim,janë anëtarët e familjes të parët që ndikojnë më shumë tek njeriu,pastaj vijnë shokët,pastaj vijnë fqinjët dhe të afërmit e tjerë dhe në këtë mënyrë ne nuk mund ta njohim vetveten duke na folur të tjerët për ne. Në këtë mënyrë ne e lëmë veten pas dore dhe i besojmë asaj që të tjerët thonë për ne. Harrojmë se jemi njerëz dhe jemi krijesat më të bukura të Krijuesit absolut . Harrojmë se Zoti ka vënë në shërbimin tonë çdo krijesë, harrojmë,gjithashtu, se ne jemi shpirti, të cilin e kemi nga Ai, i Lartësuar qoftë, para se të jemi veprat dhe sjelljet tona.
Pikërisht për këtë unë e përzgjodha këtë pikë në
radhët e këshillave për mendimin pozitiv, në mënyrë që ta njohësh veten dhe ta dish se kush je në të vërtetë.
Që ta kuptosh se ti nuk je vetëm një grumbull sjelljesh,ndjenjash dhe mendimesh, por që ta kuptosh se ti je krijesa më e bukur e Zotit sado të shumta të jenë kritikat negative nga të tjerët, ti prapë mbetesh krijesa më e bukur. Fundja, realiteti thotë se mendimet e njerëzve,edhe pse tingëllojnë sikur janë për ty, dëshmojnë (tregojnë) se kush janë dhe çfarë janë ata që flasin për ty. Bota e brendshme e njeriut është ajo që reflekton tek bota e jashtme e tij dhe jo e kundërta. Nëse një njeri është i lumtur, ai flet bukur dhe i ndihmon njerëzit, që edhe ata të jenë të lumtur. Ndërsa nëse ai është i dobët si personalitet, flet atë që di për veten. Pra nëse
të thotë ndokush se ti je dështak, duhet ta dish se ai është dështaku më i madh. Sepse edhe po të jesh ti dështak, njeriu i suksesshëm mundohet të të ndihmojë dhe asnjëherë nuk të thotë ashtu drejtpërsëdrejti, të ndihmon që të përqendrohesh në forcat e tua dhe të bëjnë të përqendrohesh në mangësimin e gjerave qe dëshiron t'i përmirësosh.

Dhe kjo të ndihmon në ketë mënyrë:
1. Shkruaj 10 gjëra pozitive të tuat. Mos thuaj se nuk i di ose nuk i ke 10 gjëra të mira. Ti shumë mirë e di se në cilat gjëra je i shkëlqyeshëm. Ose lërë lapsin të shkruaj vetë, mos e ndalo, do të befasohesh dhe do ta shohësh se si janë të shkruara në letër 10 gjërat që ti më së miri i bën. Ose nëse edhe kështu nuk mundesh,atëherë përdor shtatë shtyllat e jetës harmonike, që përmendëm me herët, dhe në çdo njërën prej shtyllave shkruaj aftësitë e tua dhe do t'i gjesh dhjetë gjëra që ti i
bën më së miri.

2. Këtë tabelë me këto 10 gjëra shikoje rregullisht me ndjenja dhe përforcohu edhe më shumë në ato 10 cilësi. Për shembull, nëse ke shkruar se je i mirë në punë, atëherë kujto një detaj ose një gjë të veçantë që të ka bërë të mendosh se je i mirë në punë. Kështu vepro me të gjitha cilësitë që ke shkruar në tabelë,cilësitë e tua që ti i ke shkruar. Në këtë mënyrë ti do t'i
japësh një argument trurit (mendjes) tënde për atë që e ke cilësuar si aftësi tënden dhe truri pastaj të shtyn qe edhe më shumë të aftësohesh në atë gjë.

3. Tani kujto një cilësi negative tënden, si, per shembull, unë nuk mbaj mend mirë, kam memorie te dobët. Largoji ndjenjat nga kjo cilësi,shkruaje, por kur ta lexosh lexoje si nga jashtë dhe thuaji vetes: jo, kjo nuk është e  vërtetë. Unë e mbaj mend mirë dhe kam memorie të fortë. Gjërat që dua t'i mbaj mend i mbaj mend dhe nuk kam kurrfarë problemi. Pastaj largoje listën ku ke shkruar cilësinë ose cilësitë e tua të këqija dhe merr listën ku ke shkruar cilësitë e tua të mira, por këtë të dytën lexoje me ndjenja dhe thuaj: Lavdi i qoftë Zotit.

4. Pasi të kesh vepruar kështu, thuaji sërish vetes për ndonjë prej cilësive të tua të këqija, si, për shembull, atë për memorien e dobët. Do ta shohësh se truri yt nuk do të besojë më. Nëse ti në këtë mënyrë e kritikon veten, gjen gjërat pozitive dhe gjërat negative dhe pastaj i shikon me pozitivet e me ndjenja duke u përqendruar në to. Ndërsa, nga ana tjetër, cilësive të tua të këqija u hedh një shikim pa ndjenja, do të shohësh se nuk mund të ndikojnë të tjerët tek ty me kritikat negative që do të të japin. Pra, në këtë mënyrë, kjo këshillë,këshilla e gjashtë për të cilën po flasim, ndikon në ndryshim të mendimit tënd, nga negativ në pozitiv.

Tani më lejo që së bashku të përdorim këtë
strategji me persona të tjerë:

1. Kujto tani një njeri që të ka dhënë ndonje kritikë negative dhe ajo kritikë të ka bërë të ndihesh keq.

2. Largoji ndjenjat (merre larg zemrës fjalën e tillë dhe shikoje nga larg atë që të ka thënë ai njeri.

3. Thuaji vetes: ajo që thotë ai nuk është e vërtetë Unë nuk jam dështak, unë tani kam një plan të nënvizuar për qëllimet e mia dhe me lejen e Zotit do t'i realizoj ato.

4. Lexo aftësitë e tua dhe lidh ndjenjat me to.

5. Tani kthehu prapë tek fjala ose kritika e atij personi dhe do ta shohësh se ajo, tanimë, ka humbur fuqinë e ndikimit tek ti.

Siç arrite ta kuptosh, siguria në aftësitë e tua të
bën të përqendrohesh në vete dhe të mundëson ta njohësh atë ashtu siç ti je në të vërtetë. Të ndihmon si të aktivizosh forcat e tua të veçanta dhe, në këtë mënyrë, të ndihmon t'i arrish qëllimet e tua apo t'i realizosh ëndrrat e tua. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të guxojmë të përfitojmë nga mendimet e të tjerëve. Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet kështu. Por kjo do të thotë se nuk duhet që fjalët e këqija të të tjerëve të ndikojnë tek ne dhe të na bëjnë injorantë të vetes.
Që sot përdore këtë strategji me personat ose me gjerat negative që ti i sheh si të pranishme në veten tende dhe në këtë mënyrë kjo strategji do të ndihmojë për të larguar cilësitë e tua negative dhe për t'i zëvendësuar ato me cilësi pozitive.

Përcaktimi i qëllimeve

Përcaktimi i qëllimeve

“Nëse e dimë – fillimisht - ku jemi ne dhe çfarë dëshirojmë do të mundemi të përcaktojmë çfarë të bëjmë dhe si ta realizojmë."

Abraham Linkoln

Ka shtatë kushte kryesore për të jetuar një jetë të lumtur dhe plot harmoni, kushtet janë shënuar më mëposhtë :

Shtatë shtyllat e arritjes së qëllimeve

Shpirtërorja
Shëndeti
Personaliteti
Familia
Shoqëria
Profesioni
Materialja

Shtylla shpirtërore nënkupton: dashurinë per Zotin e Madhërishëm, mirëkuptimin me njerez dhe lëmoshat pa interes.
Shtylla e shëndetit nënkupton: mendimin e shëndoshë, pirjen e ujit, ushqyerjen e shëndetshme dhe marrjen me sport.
Shtylla e personalitetit nënkupton: vetëbesimin, ngritjen e vetvetes, njohjen e saj dhe pamjen.
Shtylla e familjes nënkupton: lidhjet familjare, lidhjet bashkëshortore dhe lidhjen e prindërve me fëmijët.
Shtylla shoqërore nënkupton: lidhjet shoqërore dhe fuqia e komunikimit me të tjerët.
Shtylla e profesionit nënkupton: qëllimet e tua
të punës, puna, veçoria jote në punë dhe përmirësimi i aftësive të tua për punë.
Shtylla materiale nënkupton: të ardhurat momentale dhe qëllimet e tua materiale.

Sikur t'u vësh re do ta shohësh dhe do ta kuptosh se ti çdo ditë merresh me këto shtatë shtylla, e di ose nuk e di këtë. 
Për shembull, në shtyllën shpirtërore: ti çdo ditë lutesh ose mendon për Zotin, jep lëmoshë, je tolerant dhe ia fal ndokujt ndonjë gabim ose të paktën i buzëqesh ndokujt etj. 
Ndërsa në shtyllën e shëndetit, ti çdo ditë pi ujë dhe ushqehesh, çdo ditë ecën dhe je në lëvizje
Pastaj në shtyllën e personalitetit, ti çdo ditë flet
me dikë për jetën tënde, dëshiron gjithmonë te dukesh më i dalluari në mesin e të tjerëve dhe vazhdon t'i përmirësosh ndjenjat e tua etj. 
Në shtyllen e lidhjes familjare, çdo ditë je në komunikim me familarët e tu, qoftë kjo lidhje me prindërit e tu,me bashkëshorten tënde ose me fëmijët e tu etj. 
Në shtyllën e shoqërisë, çdo ditë je në kontakt me njerëz të tjerë me personalitete të ndryshme dhe në njërën ose në tjetrën mënyrë ti ke lidhje me ta. 
Në shtyllën e profesionit, ti shkon çdo ditë në shkollë nëse je nxënës, shkon në punë çdo ditë nëse punon ndokund. Ose një amvise që çdo ditë kujdeset për mirëmbajtjen e shtëpisë, për ushqimin etj. 
Dhe në shtyllën materiale, vazhdimisht je në kontakt me paratë, qoftë ai kontakt duke qenë ti blerës apo shitës. Ose edhe kur merr të holla nga prindërit e tu, ti ke një qëllim dhe një plan për paratë që merr nga ata.
Fatkeqësisht shumica e njerëzve janë përqendruar në dy shtyllat e fundit, në shtyllën e profesionit dhe në atë të materiales. Prandaj shumica e tyre nuk kujdesen për shëndetin e vet, as për familjen e tyre, as për shpirtëroren e tyre, e as për gjë tjetër.

Që të jesh i lumtur dhe që të kesh një jetë plot
harmoni duhet që qëllimet e jetës tënde t'i kesh të shpërndara në shtatë shtyllat e lartpërmendura dhe duhet që qëllimet e tua të jenë të qarta dhe të përcaktuara.
Qëllimet janë ato që më së shumti ndikojnë në
mendimet pozitive, sepse ato të bëjnë të përqendrohesh në atë çka dëshiron. Qëllimet i japin kuptim jetës.Prandaj, njerëzit pa qëllime ndihen të humbur.

Nëse dëshiron të planifikosh dhe t'i përcaktosh
qëllimet e tua në shtatë shtyllat bazë të jetës së lumtur ndiq pyetjet e radhës:
.
Ku (si) jam unë tani?! - Këtu mund të shkruash ku je ti, pra si e ke gjendjen në çdo njërën prej shtyllave.
Për shembull, në atë shpirtërore mund të shkruash: unë lutem  çdo ditë dhe me rregull, por ndodh që ndonjëherë habitem, pra nuk përqendrohem në atë që them gjatë lutjes. 
Ose mund të shkruash: nuk i kryej lutjet me rregull. Ose: nuk shkoj fare aty ku luten besimtarët. Ose mund të shkruash: unë nuk lutem fare.

Ndërsa në mirësjelljen me njerëzit mund të shkruash;nuk mund t'ia fal ndokujt nëse më ofendon ose nëse më shan dhe mërinë e mbaj për një kohë të gjatë. Ose mund të shkruash: ia fal nëse ndokush më shan ose më bën keq, por largohem përgjithmonë nga ai. Ndërsa në lidhje me lëmoshat mund të shkruash: unë jam koprrac, nuk jap përveç asaj që jam i obliguar të jap. Ose mund të shkruash: unë nuk e jap as atë që jam i obliguar ta jap.
Me rëndësi eshtë që ta shkruash gjendjen tënde në lidhje me veprimet shpirtërore, pra me shtyllën e parë te jetës, por ta shkruash ashtu siç është, të jesh i sinqerte në çdo gjë që shkruan, në mënyrë që t'ia arrish qëllimit pasi e ke përcaktuar atë.

Ndërsa, sa i përket asaj se ku je ti në lidhje me
shëndetin, gjegjësisht shyllën e dytë të jetës së lumtur,ti mund të shkruash: unë momentalisht nuk bëj diçka të veçantë për shëndetin tim, ha sa dua dhe çfarë dua,nuk merrem me sport e as nuk eci shumë. Kam mendime negative gjatë shumicës së kohës. Ose mund të shkruash: unë kujdesem për shëndetin tim, merrem me sport, eci në këmbë çdo ditë një orë më së paku dhe zakonisht kam mendime pozitive.

Ndërsa, sa i përket gjendjes sate në lidhje me
shtyllën e tretë, personalitetin tënd, ti mund të shkruash: unë dua ta zbukuroj (përmirësoj) personalitetin tim me lexim, me përcjellje (ndjekje) të emisoneve të ndryshme shkencore etj. Ose mund të shkruash: unë nuk lexoj fare dhe nuk bëj asgjë për ta ngritur personalitetin tim.

Në lidhje me atë se si është gjendja jote, pra ku je ti, me shtyllën e katërt, lidhjen familjare, ti mund të shkruash: lidhja ime me prindërit dhe vëllezërit është e keqe. Ose mund të shkruash: lidhja ime me familjen është normale, nuk ka solidaritet të veçantë mes nesh.
Ose mund të shkruash: lidhja ime me anëtarët e familjes është shumë e fortë dhe e veçantë, ia kalojmë bukur së bashku.
Në lidhje me atë se ku je ti ose në çfarë gjendje je ti me shoqërinë apo rrethin ku jeton, mund të shkruash: unë jam i shoqërueshëm, i dua njerëzit dal shpesh me shokët dhe miqtë në shëtitje, piknik, në kafene etj.Ose mund të shkruash: unë jam tip i mbyllur, kam vështirësi të rri me njerëzit me të cilët kam një lidhje në një farë mënyre, e sidomos me disa nuk mund ta kontaktoj fare e as që mund të rri.

Në lidhje me gjendjen tënde në shtyllën e profesionit ti mund të shkruash: e dua shumë punën time dhe lidhja ime me kolegët dhe drejtorin është shumë e mirë. Ose mund të shkruash të kundërtën, pra: unë nuk e dua punën time, lidhjet e mia me kolegët dhe drejtorin nuk janë të mira.

Dhe në fund do të shkruash gjendjen tënde në
shtyllën e fundit, pra në shtyllën materiale. Aty mund të shkruash: unë nuk kam probleme sociale (me gjendjen materiale), nëse nuk kam pasuri të mjaftueshme e di se është sprovë nga ana e Zotit të Madhërishëm,më sporvon që të më bëjë më punëtor dhe ta kërkoj më shumë rizkun nga Ai. Ose mund të shkruash: unë kam
gjendje të rëndë materiale edhe për këtë fajësoj shtetin,shoqërinë dhe njerëzit në përgjithësi.
Pasi ke mbledhur përgjigjet e tua, pra njohuritë e tua për veten, rishikoji dhe shkruaji me shkronja të mëdha, në fund të tyre, atë që ti dëshiron, atë që ti dëshiron ta përmirësosh ose atë që dëshiron ta ndryshosh, nga më e keqja në më të mirë. 

Pa dyshim se në çdonjërën shtyllë do të ketë diçka që duhet ta ndryshosh,renditi në një listë. Radhitjen bëje duke filluar nga e rendësishmja për ty, ashtu siç ti e sheh më të rëndësishme. Pastaj shkruaje kohën deri kur ti do ta ndryshosh gjendjen tënde në cilëndo prej shtyllave. Pastaj shkruaj se si do të mund t'i bësh ato ndryshime dhe si mund t'i arrish ato qëllime. Pastaj shkruaj pengesat në të cilat mund të hasësh gjatë realizimit të qëllimeve të tua. Pastaj shkruaj se cili do të jetë përmirësimi pasi t'i kishe realizuar qëllimet.
Dhe në fund shkruaj se çfarë do të bësh pasi t'i realizosh qëllimet e tua, pra pasi të ndryshosh nga të qenët negativ ose gjysmë negativ në pozitiv.

Të betohem dhe jam i bindur se, pasi t'i përcaktosh qëllimet e tua, pasi t'i radhitësh ato dhe pasi të planifikosh realizimin e tyre, jeta jote nuk do të jetë ashtu siç ka qenë. Jeta jote pas kësaj do të jetë ndryshe,do të pësojë një ndryshim të madh. Jeta jote do të ketë një kuptim tjetër, do të shohësh se si nuk do të humbësh as edhe një sekondë të vetme në rrugën e ndryshimit të vetvetes, nga të qenurit negativ ose pasiv në pozitiv ose aktiv.

Edhe një gjë duhet ta kesh të qartë, duhet ta dish mirë se po veprove kështu nuk do të kesh më një qëllim në mesin e qëllimeve të dikujt tjetër. Sepse populli thotë: nëse nuk ke plan për jetën do të jesh pjesë në planin e dikujt tjetër. Andaj të sugjeroj që të fillosh që sot, t'i përcaktosh qëllimet e tua në çdonjërën nga
shtatë shtyllat kryesore të jetës dhe mos harro se Zoti i Lartësuar nuk ia humb mundin askujt.

Problemet e njërit janë zgjidhja e tjetrit

Ka probleme për dikë të cilat janë zgjidhje problemesh për dikë tjetër.
Ka zgjidhje për dikë që janë probleme për dikë tjetër.
Kështu ka funksionuar gjithnjë në historinë e botës!
Një udhëheqës politik sheh zgjidhje problemesh në vendimin e tij. Ndërsa populli sheh probleme në vendimin e udhëheqësit politik të tij!
Për sa kohë që populli nuk i sheh zgjidhjet me syrin e udhëheqësit dhe udhëheqësi nuk sheh problemet me syrin e popullit, shteti ka për tu rrënuar nga konfliktet midis tyre,ndërsa të huajt do marrin në dorë fatet tona duke na skllavëruar çdo ditë e më shumë!

Sunday, December 22, 2019

Mos u pendo për veprën e mirë që bën qoftë dhe e tepërt, pendohu për veprën e keqe qofte ajo dhe e vogel.

Mos u pendo për veprën e mirë që bën qoftë dhe e tepërt, pendohu për veprën e keqe qofte ajo dhe e vogel.

Për bujarinë

Për bujarinë

Kur jam ulur mbi shpinë të kafshës, 
e para kam lumin,nuk lejoj, që para tjerëve, kjo te pije ujin. 

Nëse je kalorës i kafshës që të bart.
Mos kalo pranë këmbësorëve, kokën ngritur lart. 

Lëshoja kafshës dorën qafës, që të ulet ne toke.
Hyp të lodhurin mbi shpinë të saj, edhe në patsh shokë. 

Thotë një poet në ca vargje të bukura, duke e urdhëror shërbëtorin për pritjen e mysafirit: 

Ndize zjarrin, se nata është e ftohtë, bir,
Nëse më vjen miku, ti shko se je i lirë. 

Një ditë i thotë gruas të vet: 

Pregatit ushqim sa më tepër, thua se pret mbretër. 

Ndodh natën vonë dera të më trokasë 

Të kem ushqim të ngrohtë, udhëtarin ta mirëpres. 

Kur s’kam mik në tryez, ushqimin dot nuk e përtyp,

Më mbetet në nofull, e s’më shkon dot në fyt. 

Thotë në një poezi tjetër: 

Fisnike, pasurinë që kemi sot ndodh të nesërmen na largohet,

S’na mbetet gjë në këtë jetë, pos fjala e mirë që përkujtohet. 

S’numërohet si i pasur, ai që ka flori e fletushkë,
 
Nëse mërzitë mbi kokë i palohen, e gjoksin e ka të ngushtë. 

Edhe nëse çelsat e pallateve, në dorë i kanë rënë, 

Mjafton rrudhat të qendisura në fytyrë, jeta peshqesh ia ka dhënë. 

Të porosis o djalë, të bësh mirë gjersa të rrosh 
Se në këtë jetë, dy herë s ’do të jetosh.

Saturday, December 21, 2019

Arsyeja e drejtë,vepra e gabuar


Ti nuk e kupton se çfarë je duke bërë.
Ndërsa unë e mirëkuptoj pse po e bën!
Sepse arsyeja që të nxit është e drejtë ndërsa vepra është e gabuar!

Ndalu dhe mendo

Ndalohu dhe mendo... 

Mos u brengos, sepse brengat e pikëllimi të dobësojnë në përulje e adhurim, të ngadalsojnë aktivitetin e sakrificën, të trashëgojnë humbjen dhe rrëzimin e vetes, të fusin në mendime të kota e të përplasin në pesimizëm. 
Mos u brengos: për shkak se pikëllimi dhe shqetësimi janë dy shkaqe kryesore të sëmundjeve psikike dhe burimet rrjedhës të 
dhimbjes shpirtërore. Ato janë helme që të shkrijnë çdo ditë nga pak. 
Mos u brengos, kur ke Udhëzimin,Zotin,lëmoshën që shuan mëkatet ashtu si shuan uji zjarrin, punon dhe vepron mirë, afron dobinë e frytshme edhe më tej. 
Mos u mërzit e as mos u dorëzo pranë saj nëpërmjet zbrazëtirës që të humb, kryej lutjet, madhëro Zotin tënd, lexo,shkruaj, puno, prit mysafirin, vizito, planifiko.

Durimi

Mos u trishto nga vështirësitë e rënda!
Me të vërtetë vështirësitë ta forcojnë edhe më tepër zemrën, t’i fshijnë njollat mëkateve, ta kërrusin qafën, t’i largojnë mendjemadhësitë, ta 
humbin mospërfilljen, ta shtojnë të përmendurit e Krijuesit, të bëjnë tërheqës e të butë ndaj njerëzve, të mbjellin frikë ndaj më të Fuqishmit - Zotit, të dorëzojnë në fuqinë e Tij, të bëjnë t’i tërheqësh vërejtjen vetes para kohe, të ngjallin përkujtimin ndaj Tij, të edukojnë me durim, të përgatisin për takimin me Të, të japin të kuptosh se jetës pa to s’i ka hije dhe se në dëshiron zemër të stabilizuar, pajtohu me këtë jetë ashtu siç është. 
Kanë thënë se: ‘Sa më tepër ta duash vetminë,aq më tepër është nder për atë.’

Njohja e vetes

Njohja e vetvetes

"Njohja është fillimi i ndryshimit,ndryshimi është fillimi i përparimit."
Dr. Ibrahim el-Fekij

Në vitin 1956 një grup arkeologësh, në mesin e
tyre edhe arkeologu japonez Joko, shkuan në Afrikën Jugore për të gjetur diamante dhe gur të çmuar.Joko punonte çdo ditë duke filluar nga ora pesë e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes. Punoi me këtë orar të plotë 10 ditë, por nuk gjeti gjë nga gurët e çmuar që ai kërkonte. Një ditë Joko u ndie i lodhur dhe vendosi të kthehet në hotelin ku ai ishte vendosur. Në ora 5 të pasdites gjatë rrugës për në hotel, Joko takoi një fëmijë që nuk ishte më shumë se dhjetë vjeç dhe në dorë kishte një gur të çmuar nga ato gurë për të cilët arkeologët kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për t'i gjetur. Iu afrua Joko fëmijës dhe e pyeti për atë që kishte në dorë, ndërsa ai iu përgjigj: “Nuk e di se ç'është, por e gjeta buzë detit.” Joko i kërkoi që t'ia japë gurin dhe fëmija i tha: “Do të ta jap gurin, por ti ç'do më japësh në kundërvlerë?"
Joko i tha: “Do të të jap të holla. Sa kërkon?"
Ai ja ktheu: "Nuk e di sa kushton një gur si
ky, por a ke diçka tjetër me vete?" Pa në xhepa por ishin bosh dhe shpejtoi t'i thoshte: “Po, kam një ëmbëlsirë.Nëse më jep gurin, unë të jap ëmbëlsirën.”
Femija ia dha gurin dhe shkoi shumë i lumtur.
ndërsa Joko shkoi me vrap në hotel për ta futur gurin në mjetet e tij dhe për të vërtetuar se ishte një gurë i cmueshëm. E analizoi, e vërtetoi dhe prapë e analizoi për të dytën herë duke mos u besuar syve të vet. Nuk i besohej se në dorë kishte një diamant, një gur të çmueshëm që kushtonte miliona dollarë!
U mendua Joko dhe tha: "Ai fëmijë në duar kishte pasurinë e jetës së vet, sikur ta dinte se ç'kishte në duar nuk do ta shiste për dy kokrra dhe!" 
Kjo ngjarje është shembulli më i mirë për ta kuptuar këshillën tonë të katërt e që është njohja e vetvetes. Sikur ta dinte ai fëmijë vlerën e asaj që kishte në duar do të bëhej milioner. Është pikërisht si shumë njerëz që nuk e njohin veten dhe nuk i dinë përparësite, aftësitë dhe veçoritë që ata posedojnë. Prandaj sheh shumicën prej tyre të humbasin kohën duke fajësuar veten, me ankesa, me imitime dhe me krahasime (duke e krahasuar veten me ata që janë të suksesshëm dhe duke u demoralizuar nga këto krahasime).
Ka shumë si ky femijë edhe këta e shesin pasurinë e tyre (ate që posedojnë) për dy kokrra ose për një bonbone krahasuar veten me këtë fëmijë.

Në një anketë që bëri Universiteti "George Town" për njohjen e vetvetes, doli se më shumë se 90 % nga veprimet që njerëzit bëjnë nuk i mendojnë fare dhe nuk e dinë pse i bëjnë ashtu siç i bëjnë.
Mendimi im personal është se njohja e vetes
është 50 % e ndryshimit (nga negativ në pozitiv ose nga pasiv në aktiv). Për shembull: duhanxhiu që nuk e di dëmin që duhani i shkakton, duhani mund ta vrasë atë, vazhdon ta konsumojë duhanin. Sikur ta dinte,sikur ta njihte veten dhe dëmin, do të ishte në gjysmën
e rrugës drejt ndryshimit, pra drejt braktisjes së duhanit. Po ashtu, njeriu që i kafshon thonjtë e vet nuk e di dëmin e kësaj shprehie negative, sikur ta njohë veten dhe ta dijë dëmin do të jetë në gjysmën e zgjidhjes së këtij problemi.
Tani më lejo të të pyes:
• A e njeh veten? A i di vlerat e tua?
•A e di se Zoti të ka krijuar në formën më të mirë dhe të ka vënë në shërbim çdo gjë që ka kjo gjithësi?
A e di se forca jote është e pakufishme dhe a e
di se mendja jote ka mbi 150 miliard qeliza mendore edhe se mendja është më e shpejtë se drita? Dhe a e di se mendja jote është në gjendje të memorizojë më shumë se dy milionë njohuri në një sekondë të vetme?
A e di që, së paku, ti ke aftësinë për të menduar,mundësinë për të zgjedhur dhe se vendimmarrja është në duart e tua?
 
Njohja e vetvetes dhe futja në praktikë e asaj njohje të bën të kesh jetë të lumtur dhe ta kesh kokën të qetë nga problemet. Andaj të sugjeroj ta njohësh veten,vendose që t'i largosh mendimet negative dhe t'i kthesh në mendime pozitive. Ta dish se ndryshimi i vërtetë fillon në mendimet e njerëzve dhe që të ndryshojë njeriu duhet t'i dijë dhe t'i njohë mendimet e veta.