Mbizotërimi i emocioneve
Emocionet ndizen dhe ndjenjat lëvizin furishëm në dy raste:
Në rastin e gëzimit të madh dhe në rastin e fatkeqësisë së rëndë.
Në një thënie thuhet: “Jam i ndaluar nga dy zërat e çmendurisë së rreptë: zëri i gëzimit dhe zëri i fatkeqësisë .
“Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar,e as të mos gëzoheni tepër për atë që Ai ju ka dhënë”.
Ai që i frenoi emocionet dhe i mbajti nën kontroll para ndodhive së dhimbshme e të vështira, shijoi kënaqësinë e lumturisë dhe doli fitues ndaj vetvetes.
Por natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Kur i ndodh diçka e mirë,ai gezohet e behet shumë përtac. Kurse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet dhe hidhërohet. Këtu bëjnë përjashtim ata që janë të kënaqur me caktimin, te cilet qendrojnë të mirë e të denjë e nuk tronditen prej çështjeve që s’i kënaqin, sepse së pari ata durimin e kanë të angazhuar për hir Zotit, në zbatimin e obligimeve si zëvendës të Tij mbi tokë, në kujtimet rreth përgjegjësisë që duhet të japin një ditë.Angazhimi i tille i bën aq të matur, saqë nuk e teprojnë as në lavdërim
e as në hidhërim.
Ata qe s’kanë fuqi të qëndrojnë të fortë para emocioneve të tyre ne rast hidhërimi i sheh të zbehtë, të skuqur, me sy të çapërdisur, nxjerrin fjalë të rënda fyese, kanë zëra të trishtueshëm, e djegin veten dhe prishin brendësinë e tyre, kalojnë çdo kufi njerezor duke u larguar larg së drejtës dhe zhytur në thellësitë e së padrejtës. Kurse në rast gëzimi shndërrohen krejtësisht. I sheh fytyreqeshur, harrojnë veten në thellësitë e lumuturisë dhe kënaqesise. Nese dikush u bërtet, e fyejnë, ia harrojnë të gjitha të mirat qe u bëri, e nëse e duan dikë, i mveshin të gjitha cilësitë e madherimit dhe e ngrejnë në pikën më të lartë.
“Duaje të dashurin me mase, se ndoshta një ditë të bëhet njeriu më i urryer dhe urreje të urryerin me masë, se ndoshta një ditë do të bëhet i dashuri yt ”.
E ai që i mbizotëron ndjenjat dhe gjykon me mendjen e tij, i peshon gjërat drejt e për çdo gjë vendos mase, shikon të vërtetën, e njeh udhëzimin dhe bindet në realitetin.
Urtësia erdhi me peshoren e pashembullt, me moral e program jete, ashtu siç erdhi me ligje që qetësojnë shpirtin. E në bazë të këtyre që përmendëm, i gjithë populli janë njerëz të drejtë.
Pra, drejtësia duhet të ekzistojë në të gjitha veprat tona praktike, ashtu siç kërkohet në gjykime, sepse urtësia dhe morali u ndërtua
me drejtësi dhe besnikëri. Të jesh besnik në përcjelljen e lajmeve,dhe të jesh i drejtë në gjykime, në fjalë, në punë e në moral!
Kjo është urtësia më e lartë ; balancimi i emocioneve!
Ky është morali më i lartë ; të jesh mesatar në çdo gjë!