Saturday, December 14, 2019

Disa sy fjetën

Disa sy fjetën, e disa s ’i zuri gjumi 

Për çështjet, që do bëhen apo do ngelin 

Lëshoji brengat nga truri, aq sa ke mundësi 

Të mbash mërzi sa s’mundesh është çmenduri. 

Ti beson në Një Zot që nga dora s ’të lëshon

Ashtu si s’të harroi dje, s ’të harron as sot. 

Lëri përcaktimet të rrjedhin e mos u përpjek t ’i frenosh 

Kur në mbrëmje sytë t’i mbyllësh, trurin nga të këqijat ta çlirosh. 

Sa çel e mbyll sytë, çështja mund të ndryshojë 

Zoti prej një gjendjeje në tjetër, shpesh ndodh ta shndërrojë.