Saturday, December 14, 2019
Mos u shqetëso
Mos u dëshpëro, përfytyro sikur do të jesh vetëm në këtë ditë të sotme. Përse pra, pikëllohesh në këtë ditë, zemërohesh dhe turbullohesh?! Nëse me lejen e Zotit zgjohesh në mëngjes,kush të siguron se do e arrish mbrëmjen?! E nëse të gjeti mbrëmja a je i sigurt se të gjen dhe mëngjesi?! Jeto vetëm për këtë ditë dhe gjatë orëve të saj mos pyet për të djeshmen e as mos mendo për të. Mos u shqetëso as për të ardhmen që të frikohesh. Të merresh me të kaluarën dhe t’i përsërisësh fatkeqësitë njëra pas tjetrës pasi që i hoqe dhe i kalove helmet e tyre, është marrëzi. Një fjalë popullore kineze thotë: ‘Urën mund ta kalosh kur të arrish tek ajo’, që do të thotë: mos i shpejto ngjarjet dhe hallet e tyre derisa ato të vijnë dhe t’i jetosh. Si jeton ai që mbart në kokë dëshprimin për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen?! Si mund të qetësohet ai që gjithmonë përkuiton dhimbjet që i la e djeshmja?! I ripërtërin ato në tru, provon të njëjtat dhimbje që dikur pati, e nga dhimbja s’vjen kurrfarë dobie!