Saturday, December 14, 2019

Ndalu me mua

Ndalu me mua. 

Çfarë dobie të solli  pikëllimi kur yt bir perseriti vitin, e ti u brengose dhe ule kokën pranë halleve. A e ndryshove gjendjen me hidhërimin që mbajte?! 
Kur prindi iku nga kjo botë e mbete pa baba, i shqetësuar deri në marrëzi,derdhe lotët pa ndalur. Mos vallë loti yt e gjalli përsëri në këtë dunja? 
Humbe në tregti pasurinë. Rrije i lodhur dhe ushqeje mërzine. Ky qendrim i yti, a t’i shndërroi humbjet në fitim?!

Mos u pikëllo, se kështu u dëshpërove kur të goditi një fatkeqësi, e nga një u bënë dy. U hidhërove dhe përjetove raste të rënda nga skamja, por s’u bëre i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota. U preke nga fjalët e armikut tënd dhe e ndihmove edhe më tepër të flasë kundër teje. U shqetësove nga një ngjarje që mendoje se do të ndodhë por ajo s’u bë. 

Mos u pikëllo, se edhe në pallatin mbretëror sikur të jetosh,nuk do ta gjesh rehatinë dhe kënaqësinë shpirtërore. Edhe nëse ke pasuri të madhe, i njohur je e me famë, e kot është kjo për ty,se vuajtjet ta humbën shpresën që të mbante gjallë. 

Mos u pikëllo, se pikëllimi ujin e ëmbël e të ftohtë, ta bën të idhtë e të ngrohtë, trëndafilin e shndërron në ferrë, kopshtin në thatësi të shkretë dhe jetën në burg të rreptë. 

Mos u pikëllo, përderisa ke Zotin që në të beson, ke shtëpinë që në të banon, ke ushqimin që me të jeton, ke ujin e ftohtë që etjen kalon, ke tesha të mira që trupin mbulon, ke burrë/grua të ndershme që shpirtin ta qetëson, përse, pra, pikëllimin s'e dëbon?!