Mos imito
Mos merr personalitetin e tjetrit e t’i humbasësh vlerat tuaja,se vazhdimisht dëmton veten dhe i bën padrejtësi asaj. Shumë njerëz, nga dëshira e flaktë që të jenë si të tjerët e t ia ngjisin këmishën e tjetrit vetes, harruan zërat e tyre, lëvizjet e tyre, fjalët dhe format e tyre, dhe duke ecur pas mendjemadhësisë së këtij
artificialiteti iu dorëzuan shkrirjes së vetvetes. Po t’i hedhësh nje sy historisë njerëzore qysh në kohën kur u krijua Ademi e deri më sot nuk sheh dy individë të jenë njëlloj, as në formën
trupore, as në fizionominë e tyre. Si munden atëherë të ngjajnë në talente e në vlera. Ti je krijesë e posaçme dhe ndryshon nga të tjerët. As nuk erdhi në këtë botë dikush para teje si ti, as pas teje nuk do vijë kurrë. Ndaj, mos imito të tjerët që të humbasësh dhe ta injorosh ekzistencën tënde. Përmbaju realitetit dhe kualitetit tënd, e me begatitë që t’i dha Zoti.Jeto ashtu si u krijove, mos e drysho zërin, mos ndrysho vokalitetin e tij, as mos e kundërshto të ecurin tënd. Nëse do që të përmirësosh veten atëherë ndiq rrugën e Zotit.Mos e fshij të qenurin tënd dhe ta zhdukësh pavarësinë
që ke. Ti je i veçantë në shijen dhe në ngjyrën e trupit tënd. Njerëzit të duan dhe të dëshirojnë ashtu si je, me këtë ngjyrë dhe shije, se kështu të formësoi Krijuesi yt dhe mu kështu të kanë
njohur, prandaj: “Të mos të bëhet askush imitues i tjetrit”. Njerëzit në natyrshmëritë e tyre i përngjajnë botës së drunjve: I ëmbël dhe i idhtë, i gjatë dhe i shkurtër, e të tillë le të jenë.
Nëse i përngjan bananes mos u shndërro në ftua; ngase bukuria dhe vlera jote është që ti të jesh banane, etj.Kuptoje, pra, se llojllojshmëria e ngjyrave dhe gjuhëve, talenteve dhe aftësive tona është një argument prej argumenteve të
Krijuesit, ndaj mos i moho argumentet e Tija.