Saturday, December 14, 2019

Logjika dhe besimi

Logjika dhe besimi kërkon të jesh i matur e i drejtë, pa qëndrime te skajshme që të dëmtojnë. E kush dëshiron të jetë i lumtur dhe te kete hare le t’i frenojë fuqishëm emocionet. Ji i mesëm në kenaqesi, në zemërim, në disponim dhe në pikëllim. Të zmadhosh problemin e ta rritesh atë në marrëdhëniet e tua me të tjerët, në ngjaqet e jetës, do të thotë të bëhesh i padrejtë ndaj vetes e të tregosh mizori. Ah, sa e bukur është e mesmja, nëse e zgjedh ama! 

Llogjika e shëndoshë dhe morali hyjnor e përmban këtë maturi. Ajo të udhezon gjithmonë drejt së mesmes, të qëndrosh në barazpeshë 
dhe kontroll e të ambijetohesh në vend dhe kohë. Ah, sikur ta dish se njeriu  më i raskapitur është ai që i nënshtrohet epshit të vet dhe i dorëzohet ndjenjave dhe luhatjeve të tija. Njeriu i epshit të pakontrolluar rëndohet me telashet dhe në zemrën e tij ndizen beteja të egra të urrejtjeve, kurtheve e mashtrimeve ngase ai jeton në ëndrra dhe iluzione, saqë ndonjë i tillë përfytyron se të gjithë janë kundër tij dhe se të tjerët thurrin komplot për asgjësimin e tij, mbushet me cytje dhe vesvese se bota i rri në pritë dhe mu për këtë ai jeton nën re të zeza nga frika, brenga e mërzia. Thashethemet dhe gënjeshtrat janë rreptësisht të ndaluara për njeriun me moral të mirë,që dëshiron t’i përvetësojë, i ka të lehta normalisht, por portierët e asaj nuk janë tjetër pos njerëzit e zhveshur nga virtytet e larta njerëzore dhe 
themelet e moralit.  
Lëreni të qetë zemrën tuaj, e mos ia lëvizni këmbët që ta rrëzoni, se shpeshherë ndodh që të frikoheni përpara një rasti, por ai nuk ndodh fare. Ndonjëherë ajo që të ngjau ka patur peshën më të rëndë dhe më të vështirë në botën e përfytyrimeve, se sa kur e përjetove realisht. Është e vështirë të jetosh në botën e paradokseve dhe iluzioneve. 

O ti që përdor trurin dhe që di të mbrohesh! Jepja çdokujt atë që i takon me masë, përdor drejtësinë me sinqeritet dhe mos u bëj shpirtlig, e as mos ndjek fjalët e liga që të humbësh në valët e jetës. 

Dëgjoje peshoren e dashurisë dhe urrejtjes.
“Duaje të dashurin tënd me masë, se ndoshta do të jetë i urryeri yt ndonjë ditë, dhe urreje të urryerin tënd me një masë se ndoshta ndonjë ditë do të jetë i dashuri yt. ”

Vërtet, shumë prej thashethemeve dhe frikërave nuk janë të vërteta.