Pse e kam hapur këtë faqe!?
Sepse jam njeri që lexoj dhe shkruaj.
Sepse kërkoj të njëjtët njerëz.
Sepse testoj veten dhe të tjerët në atë që dimë.
Sepse është një mënyrë për të shprehur atë që nuk mundesh ta shprehësh me gojë.
Sepse kjo mënyrë të shprehuri me shkrim është e vetmja mënyrë që të ndash diçka me të tjerë.
Sepse në mënyrë tjetër nuk ka njerëz që të ulen për të shkëmbyer diçka nga jeta,nga librat dhe nga gjykimet.
Sepse përfitoj dhe ushqej mendjen time duke ndarë pak nga ushqimi im i dijes.
Sepse sot i sheh njerëzit të zhytur në jetën virtuale,të ndarë nga njëri tjetri.
Sepse mundësitë për njohje të reja në jetën reale janë pakësuar tepër.
Sepse nuk të jepet mundësia të njohësh ata/o që dëshiron të njohësh.
Sepse janë të shumtë ata që dua të njoh por fb e lehtëson njohjen me ta,siç janë shkrimtarët,poetët, filozofët,dijetarët...etj..!!!
Sepse para se ta hapja faqen,më mungonte një faqe e tillë pasi janë tepër të rralla faqet që përhapin dijen pa paragjykime fetare e kombësie!
Sepse koha është e shenjtë dhe mendova të mos e ndot këtë shenjtëri me gjëra të kota nëpër rrugët e virtualitetit.
Sepse koha e kaluar në dije është koha më e mirë që do vlerësohet një ditë!