Saturday, December 14, 2019

Brengosjet

Brengosjet e thella të dobësojnë fuqinë aktive, të mbjellin ftohtësi dhe ngurtësi në shpirt si dhe të bëjnë të bllokuar para lëvizjes jetësore. Pikëllimi të ndal dhe të bën të palëvizshëm, të 
zhduk përparimin personal, ta vdes zemrën që mezi pritet nga djalli i mallkuar. Djalli mbjell dëshpërim dhe t’i lidh këmbët që të mos ecësh në gjerësinë që ke para syve. 
“Zoti ynë, prej Teje kërkoj ndihmë dhe Ty të lutem të na mbrosh nga brengosja dhe pikëllimi. ” Pikërisht në këtë janë përmendur të dyja, njëra pas tjetrës, dhe dallimi ndërmjet këtyre dy fjalëve është: Nëse e keqja që të kalon nëpër zemër i takon së ardhmes, ajo të lëshon 
brengë në zemër; e nëse është që e ke kaluar por s’e ke harruar,ajo të ka lënë të pikëlluar. Por që të dyja: qoftë ajo që do të ndodhë e do brengosemi, apo ajo që kaloi e na la pikëllimin, 
janë shigjeta që vrasin zemren e shkatërrojnë trupin. Nëse dëshiron të dish edhe më tepër, po të them se pikëllimi i tepërt është si drogë që t’i hedh mendtë dhe si helm që të helmon shpirtin. Pikëllimi bën që fjala shpresë në trurin tënd të 
fshihet e të mos ekzistojë më fare, e nëse nuk ke shpresë, s’ke as besim, sepse ata që humbin shpresën janë njerëz pabesimtar.
Nga kjo nënkuptojmë se në këtë botë ka patur njerëz që u patën mbuluar me pikëllime e brengosje, ashtu siç u ranë fatkeqësira të tjera që ndodhin pa zgjedhjen dhe dëshirën e tyre. Nëse Zoti dëshiron ta provojë robin e Tij, i lëshon pikëllimin si fatkeqësi, ku nuk ka rrugëdalje tjetër për ta shmangur atë pos t’i drejtohet Atij që t’ia largojë, e nëse qëndron durimtar mbi këtë dëshpërim të madh, Ai e shpërblen për durimin që tregoi.