Mos t’ju thyejnë kotësirat kalimtare
Ah, sa të brengosur u bënë njerëzit, për çështje të pavlera, të kota që as përmenden, as shënohen. Derdhen lotët për të pamerituarit, humbën kohën së kujtuari të humburit. Zhdukën buzëqeshjen nga fytyrat për ata që i përbuzën. Mendja e tyre është e angazhuar rreth ushqimeve për të mbushur barqet rreth enëve, shtëpive, e pallateve. Ata kurrë s’i çuan
kokat përpjetë të shikojnë qiellin e pashembullt dhe qëndrimin e tij pa shtylla, zbukurimin e tij me yje flakëruese. Rëndësi i jepnin makinës me të cilën udhëtonin, veshjes me të cilën zbukuroheshin,mbathjes me të cilën krenoheshin dhe krekosnin qafat. Ndaj të mos
bëhemi si dyftyrësit e të vlerësojmë gjërat e kota, të humbim gjithçka për këtë jetë që fundin e ka të shkatërruar. Pjesën dërrmuese të njerëzve gati çdo ditë i sheh të vrazhdë dhe me fytyrë të mërzitur, për shkaqe shumë të vogla të mosmarrëveshjes dhe moskuptimit që ndodh në mes burrit e gruas, apo prindit e birit, apo fjalëve që nuk pajtohen me qejfin apo mendjen e tyre. Ky grup njerëzish për kësilloj ngjarjesh humb rregullin e jetës, ngase tek ta nuk peshon detyra dhe përgjegjësia. Ata të rëndësishmet , leshuan anash, e të lehtat i morën para dhe i radhiten ne dertet e tyre.
Një fjalë të bukur shqiptuan të parët tanë: 'Kur uji del nga gota, ajo mbushet me ajër/ Pra, ti mendohu mirë rreth asaj, qe do t’i kushtosh kohën e të angazhohesh me te, a eshte ajo qe me zuri diçka që meriton shkrirjen time flzike dhe psikike. Valle a e meriton ajo fatkeqësi, t’ia dhuroj të menduarit, mishin, gjakun, shqetësimin, kohën që e kam të çmuar, me kaq lehtesi.. Nese sje i aftë të dallosh se kujt i dhurohen këto te shtrenjta, kjo eshte humbje e madhe dhe e qartë për ty. Psikologët thone nje fjalë shumë me vend: "çdo gjëje vendosi një masë dhe kufi logjik".
Jepja çështjes formën, peshën dhe vlerën e saj e mjerë për ty nëse bën padrejtësi dhe shpenzon më tepër se duhet.
Flaki te pavlerat dhe mos u angazho me to, do të vëresh se sa fatkeqësi do të të shndërrohen në lumturi e gëzim.
Shumica e të parëve tanë ishin në gjendje të dobët financiare, megjithatë kjo nuk qe pengesë që ata të jetojnë të lumtur dhe pa brenga. Madje këtë sistem jetese ua mësonin edhe brezave të
ardhshëm, e në këtë mënyrë i dhanë shembull e model të gjithë njerëzimit se si jetohet në lumturi dhe hare.
Pra, nëse don të jesh i kënaqur dhe i lumtur, pajtohu me fizionominë që të ka falur Krijuesi, ji i kënaqur me anëtarët e familjes që ke. Po ashtu, qetësohu dhe pajtohu me të ardhurat financiare të familjes tënde, sepse sekreti i kënaqësisë dhe lumturisë qëndron po në këto gjendje shpirtërore.