Saturday, December 14, 2019

Përqafimi

E përqafoj atë nga larg, por shpirti sërish ndien mall,
Vallë, pas përqafimit, a ekziston më afërsi?
Puth buzët e saj që të shuaj zjarrin,
Por dëshira në zemër shtohet.
Dashurinë e zjarrtë që kam nuk mund
ta shërojnë buzët që preken;
Duket sikur etja e zemrës mund të shuhet
Vetëm kur të shohë dy shpirtrat që të shkrihen.