Dobia e diturisë
Injoranca është vdekja e ndërgjegjes dhe zhdukja e jetes.
“Unë të këshilloj të mos bëhesh nga injorantët”
Dituria është dritë për t’i dëshmuar dhe njohur të vertetat, e cila të jep gjallëri në shpirt.
Lumturia dhe zgjerimi i kraharorit vjen me lypjen e diturisë. Ajo ekziston e nëse dëshiron ta gjesh, përpiqu dhe kerkoje, se dituria të zhvillon trurin dhe të bën të kuptosh atë që ishte e panjohur për ty. Dituria të jep zgjuarsi të zbulosh te mbuluaren dhe të fshehurën. Kur njeh dhe zbulon të panjohurat bëhesh aktiv dhe përpiqesh të shikosh gjithnjë e më larg. Kurse injoranca është mërzi e pikëllim, s’të ndryshon diçka në jetë, jeta jote qëndron në vend dhe i ngjan ujit që nuk rrjedh - e djeshmja si e sotmja, e sotmja si e nesërmja.
Nëse dëshiron të jesh i lumtur në këtë botë kërkoje diturinë dhe orvatu të mbledhësh njohuri mbi gjërat që të sjellin dobi.
Atëherë do të largohen mendimet e kota që ta lodhin trurin: “Dhe thuaj: ‘O Zoti im, më shto diturinë’”
Asnjeri të mos krenohet me pasurinë që ka se edhe po pati sa kodrat e malet ai mbetet injorant dhe në dituri ështe zero, jeta e tij mbetet e zbrazur dhe e paplotësuar.
Sa e lartë dhe e shtrenjtë është dituria, sa mirë freskohet gjoksi me freskinë e saj, dhe sa shpejt ia çel truri derën kur ajo i troket.
A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai të cilit i janë hijeshuar veprat e tija të këqija e që ndjek injorancën dhe epshet e veta?”