Thursday, December 19, 2019

U përpoqa

U përpoqa ti heq litarin nga qafa por ai më mori inat duke menduar se po i hiqja kollaren! 
U përpoqa ti hiqja prangat nga duart por ai u revoltua duke menduar se po i hiqja byzylykët!
U përpoqa ta vishja me rrobat më të bukura por ai mendoi se doja ti merrja veshjen e kllounit!
U përpoqa por çdo përpjekje e shihte me dyshim duke i dhënë tjetër kuptim sepse egoja e tij ishte e sëmurë!