Saturday, December 14, 2019

Mos u trishto nëse je i varfër

Mos u trishto, nëse je i varfër të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe.
Nëse s’ke mjet transporti dikush nuk ka as këmbë. 
Nëse ankohesh nga një dhimbje, shih të tjerët që janë të lidhur mbi krevate me vite të tëra. Nëse ke humbur një fëmijë s’e sheh më, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen. 
Mos u brengos: Nëse ke gabuar pendohu, nëse i bëre ndokujt keq a padrejtësi, kërkoji falje Zotit dhe robit që ia bëre atë të keqe. Mëshira e Zotit është shumë e gjërë, dera e pendimit ende rri e hapur, të pret ty, sepse ajo të pranohet, me lejen 
e Tij.
Mos u trishto: Se sistemi yt nervor një ditë prej ditësh do të dëmtohet, që do të sjellë dridhje trupi e lodhje zemre, dhe dyshemeja të bëhet vend lodhjeje.