Mos u pikëllo, por dëboje pikëllimin
Të pushosh do të thotë të bëhesh i marrë, se kur të mbetesh duarkryq, i zbrazur nga puna, pranë shumë detyrave kryesore, dëmton veten, se pushimi të çon në humbje. Njerëzit më të vrazhdë, të vërenjtur, të zymtë, e të mërzitur janë ata që i ikin punës dhe nuk angazhohen me diçka.
Pra lëviz, dhe puno; lexo, apo përkujto
Zotin tënd; shkruaj ose vizito dikë; ki dobi nga koha se ajo është jeta jote që me zbrazëtirën që mban ti e vret atë. Mos lër asnjë minut të të shkojë pa shfrytëzuar për mirë, sepse atë ditë kur të lirohesh nga detyrat dhe të shtrihesh në dhomën tënde gjoja të pushosh, të hyjnë në kokë duke të vallëzuar mendimet e këqija që të mërzisin,pra shumë shpejt bëhesh fushë e lojës së Djallit të mallkuar.