Qendra e lumturisë
Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të fusesh lumturi e qetësi në zemrën tënde, ngase një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme, prodhon vepra të lëvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti. Është thënë se: lumturia është art që mësohet, e kush di si ta tërheqë dhe të arrije tek
ajo, e ka marrë dobinë prej periudhave të kohës dhe drejtimit të jetës, si dhe të gjitha begatitë që i ka në dorë dhe pas dore. Rrënja e lumturisë është qëndrueshmëria e fortë, që nuk Iodhet nga vështirësitë e as lëviz nga ngjarjet. Ajo nuk shqetësohet për të kotat, dhe sipas fuqisë së zemrës e pastërtisë së saj shkëlqen shpirti.
Në të vërtetë, valët e jetës, dobësia e forcës dhe frika e shpirtit,janë shkaqe për pikëllimin, mërzinë dhe dëshpërimin, e atij që ia mësoi vetes durimin dhe forcën iu lehtësuan shqetësimet dhe iu pakësuan turbullirat.
Armiqtë më të mëdhenj që rrinë gati mbi lumturinë dhe gëzimin janë shqetësimet, shikimet sipërfaqësore dhe kujdesja vetëm mbi veten, duke harruar botën dhe gjithë ç’ka në të.
Sikurse këta të pagdhendur e shohin globin tokësor në vetet e tyre, nuk mendojnë për të tjerët, nuk jetojnë për të tjerët, e as nuk interesohen për ta. Është detyra ime dhe e jotja që ndonjëherë të largohemi më larg vetes, e të vështrojmë përqark...të angazhohemi edhe me zgjidhjen e çështjeve të njerëzve në nevojë,të largohemi që t’i harrojmë plagët. Në këtë rast bëjmë dy të mira: lumturinë e vetvetes dhe lumturinë e të tjerëve. Detyra e artit të lumturisë është të frenojë mendimet e tua dhe t’i mbrojë ato,që të mos shkapërderdhen sepse nëse i lëshon mendirnet e tua e s’i frenon, ato e kalojnë kufirin dhe e humbin drejtimin shpejt.
Pastaj të rikthejnë kasetën e pikëllimeve dhe vajtimeve, ta çelin librin e dhimbjeve që ta lexosh jetën qëkur të ka lindur nëna.
Nëse mendimet shpërndahen në fushën pa skaj, ato shpejt ta rikthejnë të kaluarën e plagosur dhe të ardhmen ta bëjnë të frikshme, të bëjnë të rënqethesh i tëri, të dridhin e të djegin thellë në shpirt, dhe ta këpusin litarin e fortë të përqendurar në vepër të frytshme e të dobishme.
Jepja jetës vlerën që i takon dhe ki kujdes, kënaqësia e shkurtër mos të të mashtrojë, jeta e kësaj bote s'është tjetër pos lojë e dëfrim dhe nga ti s’meriton tjetër pos një kundërshtimi të fortë.
Si mund të jepesh pas kësaj që mashtron e të tradhton?! Të pikëllohesh mbas asaj që duke të gënjyer t’i merr ato! Jeta e kësaj bote s’është e pastër, por e turbullt, bubullima e saj dhe vetëtima janë të kaluara, premtimet e saja janë si kopshtet në shkretëtirë, i linduri i saj në fund humbet, zotëriu i saj në fund mbetet syhapur pas saj, por ajo s’ia kthen më sytë! I pasuri i saj kërcënohet dhe i dashuri i saj ndahet me shpatën tradhtuese të saj.
Prandaj “Ti mbështetju Atij, të Përjetshmit që nuk vdes kurrë”