Saturday, December 14, 2019

Ndali dhe qetësohu

Ndalu dhe qetësohu 

Mos u pikëllo, ngase caktimi i Zotit do të realizohet, nuk ka ikje prej tij, ngjyra e lapsit u tha, qëkur përshkroi jetën tënde, prej kur linde e deri në vdekje dhe fletushkat e tua janë të palosura. Shqetësimi s'të sjell dobi e as që mund ta ndryshojë caktimin e Fuqiplotit. 

Mos u pikëllo, se me këtë pikëllim dëshiron të ndalosh kohën, të burgosësh diellin, t'i rikthesh akrepat e orës pas, të ecësh prapa dhe ta kthesh rrjedhën e lumit prej nga u nis. 

Mos u pikëllo, se pikëllimi është si furtuna e fortë që s’ka drejtim, që prish ajrin dhe pluhuros gjelbërimin, fryn valët e detit, zymtëson pamjen e qiellit, thyen trëndafilat e reja dhe filizat e holla të tyre në kopshtin e pasur me to. 

Mos u pikëllo, se i pikëlluari i ngjan lumit që ka dalur nga shtrati dhe është ndarë nga deti e futet përsëri në to. Ai i ngjan balonit të shpuar që përpiqesh ta frysh, dhe shkrimtarit që shkruan me gishta mbi valët e detit. 

Mos u pikëllo, se jeta e vërtetë arrihet vetëm me lumturinë dhe rehatinë shpirtërore. Mos i ushqe ditët e tua me helm, mos i lësho netët t’u përplasen shqetësimeve, mos i shpërndaj orët e tua te dëshpërimi i egër, mos harxho deri në humbjen e jetës tënde, se me të vërtetë Zoti nuk i do ata që harxhojnë së tepërmi!