Saturday, December 14, 2019

Një moment

Vetëm një moment 

Mos u brengos, se pasurinë që ke pranë,pallatet e larta për mrekulli, kopshtet e gjelbërta plot gjallëri, bashkë me pikëllimin,mërzitë, plagët, e dhimbjet, vetëm se ta shtojnë më tepër terrin që të rri zgavër në sy. 

Mos u pikëllo, se nuk të sjellin dobi as barërat e rekomanduara nga mjekët që ti i pi, as këshillat e tyre. Si mund të të ndihmojnë kur ti e ngulite mërzinë në zemër si kuti. Dyshemeja e vuajtjeve tuaja rri shtrirë në dritat e syve, ia shtrive krahët dhe këmbët mërzisë, që të depërtojë më mirë në ty, pastaj e mbulove me lëkurën e trupit tënd. 

Mos u trishto, përderisa ke lutjet drejtuar Zotit, dhe përpiqesh t’i mënjanosh nga rruga pengesat që ta kanë zënë kalimin,dhe e di si të qëndrosh pranë dyerve të Mbretit të mbretërisë. E as mos u frikëso kur me ty është në çdo kohë. Ai që nuk të harron kurrë.

Mos u mërzit: se me të vërtetë Ai krijoi për ty tokën dhe gjithë çka ekziston në të, plasi tokën për ty dhe nxori mbi sipërfaqen e saj kopshte të bukura magjike, që të kënaqin shpirtin me pamjen e tyre. Në to ke dhe palmat e larta e të drejta, sipër ke qiellin e zbukuruar me yje të ndritshme, mbi tokë ke lumenj të vegjël që rrjedhin me ngadalësi. Po t’u qëndrosh pranë menjëherë ta sjellin gjumin. Por ç’të bëj kur përsëri të shoh të pikëlluar?! 

Vëlla/motër, mos u mërzit të them. Ke ujin e pastër freskues, merr ajrin e pastër që të hap gjoksin.Ti po ecën me këmbë të shëndosha dhe natën e kalon në siguri. 

Mos u brengos, por sa më tepër falenderoje Zotit tënd se Ai me të vërtetë është Bujar i madh.

Nëse dëshiron ta shikosh daljen e tunelit dhe të jesh i qetë psihikisht, kërkoji sa më tepër Zotit tënd, se Ai të jep furnizim të mirë, fëmijë të mbarë, dhe të zbret bereqet të mjaftueshëm kur je në nevojë.