Zhvillimi i vetvetes
"Gjëja më e vogël që njeriu mund të bëjë me
veten, është që të mundohet të bëhet më i mirë se sa është."
Dr. Ibrahim el-Fekij
Zhvillimi i njeriut është gjëja kryesore që kërkojnë firmat, ndërmarrjet etj., kur dëshirojnë të punësojnë dikë. Ndokush mund të ketë diplomë të fakultetit nga ndonjë universitet i mirë dhe kualitativ, por i njëjti nëse nuk mundet të komunikojë shkëlqyeshëm me njerëzit mund të largohet nga puna. Ose mund të ndodhë që ndonjë drejtor, çfarëdo drejtori qoftë, nuk mund ta çojë përpara atë që ai drejton, mundet nga
konkurrenca dhe vjen deri në atë gjendje sa të mbyllet ajo që ai drejton.
• Fjala “zhvillim" nënkupton zhvillimin në shtatë
shtyllat e jetës (të cilat i kemi përmendur më herët).
• Ndërsa fjala “njeri” nënkupton qenien e njeriut
në tërësi.Për këtë arsye themi se "zhvillimi i njeriut” ose “zhvillimi i vetvetes" nuk nënkupton shkollimin, arsimimin ose diçka tjetër të tillë,por nënkupton sjelljet që ka njeriu dhe me të cilat arrin të me të cilat arrin të jetojë një jetë të
lumtur dhe të mirë
te pikat që do të sjellim në vijim do të kuptosh se si këshilla "zhvillimi i vetvetes" do ta mbushë mendien me njohuri të shumëngjyrshme, do të shkathtësojë dhe do t'i vendos në funksion të gjitha aftësitë e tua, imagjinatën tënde dhe do të ta mundësojë realizimin e qëllimeve të tua. Por e gjithë kjo mund të arrihet kur e merr këtë këshillë dhe vepron sipas saj.
Ka shumë gjëra që të mundësojnë të zhvillosh vetveten, do t'i përmendim disa prej tyre në disa pika:
1. Leximi:
Në hapësirën tonë njerëzore kemi libra nga lloje
të shumta, kemi libra që flasin për mendimin pozitiv,libra që flasin për përforcimin dhe zhvillimin e memories dhe përqendrimit. Kemi libra që flasin për mënyrën se si të kontrollojmë ndjenjat në momentet e dhimbjes apo fatkeqësive. Kemi libra që flasin për lidhjet
bashkëshortore, për lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve. Libra që flasin për njohien e vetvetes, për formimin e personalitetit dhe për vetëbesimin. Por edhe shumë te tjerë që rrahin tematika të ndryshme nga ato qe ka te bëjnë me njeriun.
Lexo libra të drejtimit tend ose libra të tematikave që ti preferon!Do ta shohësh se me lexim do të arrish ta ngresh personalitetin tënd në një nivel më të lart të pozitivitetit dhe kjo druajtje ose ky zhvillim do të të bëjë të arrish atë që dëshiron.
Lexo më së paku nga njëzet minuta në ditë dhe
do ta shohësh ndryshimin që do të pësosh në veten tënde, në sjelljet e tua dhe në mendimet e tua.
2. Dëgjimi:
Nëse e preferon dëgjimin dhe e ke më të lehtë të dëgjosh se sa të lexosh atëherë dëgjo emisione (dokumentare) shkencore, sociale, ekonomike etj. Ndërsa unë të këshilloj që të lexosh dhe të dëgjosh në të njëjtën kohë, sepse në këtë mënyrë ti zhvillon dy shqisat e tua kryesore, të cilat kanë ndikim të madh në mendimet e tua dhe botëkuptimet e tua. Prej vendeve më të preferuara për të dëgjuar emisione shkencore është automjeti, sepse në këtë mënyrë t'i shfrytëzon kohën gjatë së cilës udhëton për në punë, shkollë ose diku tjetër. Në këtë mënyrë ti e bën veturën tënde ose mjetin me të cilin udhëton, një shkollë tënden në të cilën mëson gjëra të ndryshme. Dhe padyshim kjo do të të ndihmojë për të ta zhvilluar mendimin tënd pozitiv.
3. Shikimi:
Ndokush nuk i pëlqen CD-të vetëm me zë ose
emisionet shkencore vetëm me zë, por pëlqen më shumë filmat dokumentarë, emisionet televizive ose dramat teatrale. Ka të atillë që ndikohen më shumë kur atë që e dëgjojnë dhe e shohin, kur shohin aktorët që paraqesin njohuri të ndryshme. Preferojnë që ti shohin gjërat e jo vetëm t'i dëgjojnë ose t'i lexojnë.
4. Tubimet ose tribunat:
Gjithashtu, mund të përfitohet nga përvoja e
njerëzve të tjerë edhe duke marrë pjesë në tubime të ndryshme ose tribuna të ndryshme. Në këtë mënyrë njihesh me njerëz dhe je në lidhje të drejtpërdrejtë me ta.
Unë personalisht marr pjesë në tubime të
ndryshme, ulem me njerëzit dhe komunikoj me ta në mënyrë që të përfitoj nga përvoja e tyre. Edhe pse lexoj çdo javë gati nga 5 libra, dëgjoj vazhdimisht emisione apo ligjërata, qoftë gjatë udhëtimit, qoftë në veturën time etj., përcjell edhe emisione televizive, por, krahas kësaj, shkoj edhe në tubime të ndryshme. Shkoj sidomos në tubimet e njerëzve që kemi përafërsisht të njëjtin profesion dhe të njëjtat ambicie,edhe duke ndjekur tema të përcaktuara.
5. Seminaret:
Nëse vërtet dëshiron të përfitosh nga përvojat e
njerëve apo nga aftësitë e tyre, këtë mund ta arrish duke ndjekur seminare, kurse të shkurtra me e përcaktuara nga lëmenj të ndryshëm. Në këtë mëhyre mund të përfitosh shumë, sepse seminaret zakonisht jane të gjatë, janë nga 2 ditë, 3 ditë ose më shumë. Në seminare gjërat që kanë të bëjnë me temën e seminarit ose konferencës shkencore shtjellohen më hollësisht dhe në mënyrë profesionale. Ndërsa nga aspekti ekonomik kushtojnë më shumë se sa tubimet apo tribunat.
6. Kurset:
Nëse dëshiron që të përfitosh edhe më shumë nga aftësitë e të tjerëve dhe nëse dëshiron të specializohesh për ndonjë gjë, pa dyshim që kurset janë më të përshtatshme për këtë se çdo gjë tjetër. Mund të zgjasin një muaj, dy muaj ose edhe më shumë, por çdo gjë shkon e programuar dhe duke u shtjelluar hollësisht.
Në fund të kursit vlerësohesh dhe nëse arrin të kalosh me sukses kursin merr edhe diplomë. Kjo të bën të specializuar në atë çështje në lidhje me të cilën ke ndjekur kursin e caktuar.
Siç po e sheh ti, lexues i nderuar, nuk ka ndonjë
pengesë që mund të të ndalojë njeriun të përparojë. E vetmja pengesë dhe e vetmja gjë që e pengon njeriun të aftësohet dhe të përparojë është vetvetja e tij. Sepse,nëse njeriu me të vërtetë dëshiron të ndryshojë gjendjen e tij nga të qenit negativ në pozitiv apo nga të qenit pasiv në aktiv, ai mund ta bëjë këtë. Kjo këshillë,në të cilën jemi tani, të ndihmon që ta përmirësosh jetën tënde dhe të përparosh. Nga ana tjetër, nuk të lejon të jesh negativ apo pasiv.