Një dijetar ka thënë : “I kalova 40 vjet nga jeta ime,kurrë nuk fjeta ditën, as nuk u mbështeta, as më mori gjumi natën, e të mos e kem patur librin të hapur mbi gjoks.
Një tjetër thotë: Sapo mi mbulonte sytë një shtresë e hollë gjumi, zgjohesha dhe merrja një libër nga librat e çmuar,ku gjeja dridhjet e zemrës. Kur zbuloja ndonjë çështje shkencore, zemra më zgjohej më shpejt se nga zëri i gomarit, dhe nga zëri i shembjes së ndërtetës.”
Në një thënie tjetër ai thekson: “Kur më binte në dorë libri që preferoja, që më pasuronte me njohuri të reja e më sjellte dobi të mëdha, orë pas ore shikoja fletat e tij, nga frika se mos po më mbaron e të më ndërpritet dobia e tij, të më ndahet përmbajtja nga zemra e tij, e kur e lexoja librin udhëzues në pamje të trashë, me fletë të shumta, më plotësohej jeta dhe më përsosej lumturia.”
Me të vërtetë libër më i famshëm, më i shenjtë, më i pastër dhe më i lartë është Libri që të është zbritur ty, që me të të tërheqësh vërejtjen
dhe ti këshillosh të tjerët, pra të mos ketë shtërngim në gjoksin tënd”
Disa dobi nga libri:
- Largimi i mërzisë dhe kotësisë
- Largimi nga njerëzit e padobishëm
- Zgjidhja e gjuhës dhe përfitimi në aspektin gjuhësor
- Zhvillimi i trurit dhe të menduarit
- Shtimi i njohurive dhe dobia nga ato
- Përfitimi nga biografitë e njerëzve të suksesshëm dhe të urtë gjatë historisë
- Qetësimi shpirtëror dhe shtimi i vetëbesimit
- Përforcimi i besimit, sidomos gjatë leximit të librave me tematikë të tillë, etj.
Prandaj nga libri mos u ndaj
Nëse prej tij do që të përfitosh
Jetën zbukuroje me yjet e saj