Saturday, December 14, 2019

Lutje

Sonte po e mbyll me një lutje të sinqertë drejtuar Të Madhit Zot që ka në Dorë fatet tona,sepse në Dorë të Tij jemi e Atij i qofshim falë. 🤲🤲🤲 

O Zoti ynë, na i zbut zemrat, na e shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika! 

O Zoti ynë, freskoji shpirtërat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shpirtërave të ndezur me ujin e besimit! 

O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzinë dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtërat e shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjedhjes me shpejtësi!

O Zot! Mundësoja syve tanë ta shohin Dritën Tënde dhe të devijuarit ta gjejnë rrugën e drejtë! 

O Zot! Shuaji pëshpëritjet e zërit të ndërgjegjes së keqe prej nesh dhe ago për ne një mëngjes të mbushur me Dritën Tënde; largo nga ne çdo gjë që na shpie ne pesimizëm e në shkatërrim. 

O Zot i Madh! Na bëj prej atyre që kanë frikë prej Teje dhe prej askujt tjetër e mos na bëj prej atyre që s’të kanë frikë dhe frikohen nga të gjithë. Kur të kemi nevojë për mbështetje na përkujto mbeshtetjen tek Ti, kur të jemi lypës na frymëzo të kërkojmë vetëm prej Teje, se Ti je zotërues i hambarëve të pashterrshëm,nga përkujdesja Jote nuk shmanget dot asnjë grimcë, sado e vogël që të jetë, dhe Ti mbetesh me dituri për ne,më i Dituri për gjithçka dhe ndihmësi ynë kudo që të jemi.