Disa kanë harruar të qeshin
Disa kanë harruar të lotojnë
Disa kanë harruar të heshtin
Disa kanë harruar të bisedojnë.
Disa nuk harrojnë të shajnë
Disa nuk harrojnë të grinden
Disa nuk harrojnë të vjedhin
Disa nuk harrojnë të vriten.
Kanë harruar të jetojnë
Nuk dinë çfarë është njeriu
Nuk dinë çfarë është jeta
Ha njeriu njerinë.
Vesin e vjetër të trashëguar
Gjallë e mbajnë me mburrje
Garojnë me ves të mallkuar
Një ves i mbushur me shthurje.
Kuptimin e jetës kanë harruar
Me ligjin e xhunglës jetojnë
Zotin e tyre kanë mohuar
Më keq se kafshët luftojnë.
E kur vdekja papritur i kap
Shtangen nga perdja që bie
Duan të kthehen përsëri pas
Por vdekja rri mbi kokë si hije.
Aty kupton që nuk ka kthim
Për shpirtin tënd të lodhur
Kush jetoi jetë me kuptim
Zotin Mëshirues ka për të njohur.