Mos u pikëllo për atë që ta humbi të mirën që i bëre,sepse ti dëshiron shpërblimin prej Zotit.
Kur t’u bësh mirë të tjerëve, bëje vetëm për hir të Tij.
Ajo vepër të jetë e sinqertë, larg qëllimeve të prishura për të marrë emër, apo pozitë ndër njerëz. E kur vepra jote rrjedh nga sinqeriteti i pastër dhe vetëm për hir të Zotit, atëherë mos
prit falënderim prej kërkujt, por shpërblim nga Zoti. Mos u mërzit e ta zaptosh trurin në ia ofrove dikujt dobinë dhe të mirën, e ai pastaj ta shkeli atë dhe u bë sikur s’të ka njohur kurrë, sepse nuk e vlerësoi atë dorë fisnike, të bardhë, e as atë të mirë që i bëre, pa kurrëfarë interesi personal. Ofroje të mirën, se e mira nuk humbet. Nëse njerëzit s’të falënderojnë, tek Ai ajo të shkruhet.
Thuhet se një rob i mirë një ditë prej ditëve e ushqeu me ushqimin më të shijshëm një njeri që kishte humbur të pamurit,dhe këtë e bëri në praninë e familjes së të gjorit. Njëri prej tyre tha: ‘Ky është i verbër, dhe nuk di e as që sheh se çka ha!’