Dëboje mërzinë ngajeta jote
Në të vërtetë , ai që e bën jetën sipas një programi të pandryshuar, mundet që shumë shpejt ta kaplojë pëlhura e monotonisë, ngase shpirti vetvetiu mërzitet dhe njeriut nga vete natyra e tij, çdo gjë i bëhet banale nëse në jetë vazhdon te lundroje pa kurrfarë ndryshimi. Prandaj Zoti ndryshoi koherat dhe vendet,ngrënien dhe pijen dhe rreth krijesave
bëri naten e ditën, të lehtën e të vështirën, të zezën e të bardhen, të nxehtën e të ftohtën,hijen dhe vapën, të ëmblën dhe të njelmtën.
Një dijetar lexonte herë ulur, herë në këmbë dhe herë duke ecur. Kur e pyetën për ndryshimin e pozitës gjatë leximit të tij, ai tha: shpirti mërzitet,prandaj kërkon ndryshimin.
Ai që di si ta kryejë adhurimin dhe i njeh rregullat e tij, vëren larminë e obligimeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me brendinë, zemrën e njeriut, me fjalët, me punën dhe me pasurinë e tij. Pra, ai që dëshiron rehati, aktivitet dhe dhënie të pandërprerë, le të ndryshojë mënyrën e punës së tij, e studimit të tij dhe
jetes se tij te perditshme. Psh : historine, kulturën e përgjithshme, dhe kështu e ndan kohën me punëve të tjera , si: vizita, pritja e
mysafirëve, edukata fizike, piknikët, etj. Kështu do ta gjesh shpirtin të gatshëm për lëvizje të shkëlqyeshme, ngase ai i do larmitë dhe i mirëpret të rejat.