Saturday, December 14, 2019

Mos u brengos ndaj një gjëje që nuk ja vlen

Mos u brengos ndaj një gjëje që s’ia vlen aspak 

Vërtet, nëse dëshiron të jesh i lumtur përgjithmonë e të ushqesh gëzim për veten tënde, atëherë mos i llogarit veprat që s’kanë peshë. 

Njëri i të parëve tanë një herë u tha vëllezërve të tij duke i këshilluar: “Le të jetë halli yt më i madh ai i takimit me Zotin, dhe le të jetë vetëm një dert, ai i Ditës së Madhe, apo i qëndrimit tonë përpara fuqisë së të Madhit Zot.” 

“Atë ditë do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtë asnjë sekret i juaji” 

Pra, dertet dhe të këqijat e kësaj dunjaje sado të mëdha e të vështira të jenë, prapë, përballë asaj Dite të madhe të shkatërrimit total mbeten të vogla e të lehta. 

Më thuaj pra, ç’dert është derti i kësaj jete? Shqetësimi për punë apo pozitë?! Për ar dhe argjend?! Për fëmijë dhe pasuri?! Për emër dhe për pallate?! Asgjë, s’është asgjë! 

Pra, angazhimet dhe qëllimet e tyre ishin vetëm vetja, barqet dhe kënaqësitë e tyre, e s’iu shkonte mendja aspak për qëllimet më të larta. 

Me të vërtetë këto mendime të kota dhe të lira i mbartin vetëm ata të pavlerët dhe të lirët, kurse ata të qëllimeve të rëndësishme dëshirojnë të jenë lëvduar tek Zoti, të jetë Zoti i kënaqur ndaj tyre me veprat e mira që bëjnë edhe ata të kënaqur nga shpërblimet e Tij!