Thursday, December 19, 2019

Hap

Hapi sytë dhe shih gjithçka të bukur dhe çdo njeri që ka nevojë për ty para se sytë të të mbyllen përgjithnjë.
Hapi veshët dhe dëgjo zërat qetësuese,zërat e njerzëve dhe çdo zë para sa të të mbyllen përgjithnjë.
Hape gojën dhe fol fjalë të mira,fjalë të bukura,fjalë të këndshme dhe foli njerëzve para se goja të mos hapet më kurrë.
Hapi krahët dhe përqafoi njerëzit e tu të dashur para se krahët të lidhen me qefin.
Hape mendjen dhe kupto se je një kalimtar në këtë botë,hape para se të jetë vonë.
Hape zemrën dhe lejo diellin e së vërtetës para se të ikësh nga kjo botë ku sdo ketë më dobi asgjë përveç asaj që ti ke vepruar!