Mos t’ju mërzisin kritikat e të humburve dhe xhelozëve
Ti s’je i humbur kur dikush të kritikon. Pëkundrazi, je i shpërblyer - nëse qëndron i durueshëm ndaj inatit dhe xhelozisë që kanë për ty. Pastaj kur dëgjon fjalë të rënda djathtas dhe majtas, dije se personaliteti yt peshon. Kuptoje se qenin e ngordhur nuk e shqelmon kush, ashtu si nuk i çmon kush të pavlerët.
"Nëse nuk arrijnë atje, ku ke arritur ti djalosh,
Njerëzit i ke armiq vërsulës, bëj kujdes që veten ta mbrosh.
Dhe kur s’mund t’ia dalin për të të shkatërruar,
Nga inati kthejnë kokën, e s’kanë për të shikuar.
S’di se ç’i pengojnë, të mirat që Zoti t’i dha fryt.
Ah, s’të bën gjë xhelozi, edhe veten në e mbyt.
Me autoritetin që ke, edhe nëse arrin në kupë të qiejve,
Armiku ndaj jush do të shtohet, me numrin e yjeve.
Famën tënde, do ta gjuajnë nga larg me shigjetë,
Mbrojtja e Zotit, kur ty të rrethon, të pasuksesshëm kanë me mbetë, e dëm s’ka me të gjetë."
Ti s mund t ua mbyllësh gojët njerëzve e as t’u shmangesh qortimeve të tyre, por mund t’u bësh mirë e t’u ofrosh dobi,kështu që nuk ta rrjepin lëkurën e nderit shumë.
"Kur pa fije faji xhelozi të prek e të kritikon,
Kalo pranë tij, bëhu shurdh, gjoja se s’dëgjon.
Fjalët që t’i hedhin, vëri në një skaj,
Mos ua hedh shikimin e në tru mos i mbaj.
Të marrët kur të pyesin, përgjigjen mos ua thuaj
Për ty është më mirë, të hiqesh si i huaj."
Pra, s’ke kohë të merresh me çështje që nuk sjellin dobi.Kryeje atë që është mirë ta bësh, pastaj çdo kritike që të drejtohet ktheja shpinën!