Saturday, December 14, 2019

Përkujto dhe falendero

Përkujto dhe falëndero 

O njeri, qëndro duke përkujtuar të mirat që t’i dha Zoti, mos u bëj i verbër dhe shurdhët, se sado që t’ia lësh harresës begatitë e Tija dhe t’ua kthesh atyre shpinën, ato të vijnë pas e të mbulojnë nga maja e kokës deri te gishtërinjtë e këmbës. Qëndro, pra, besnik i vërtetë e mos i moho të mirat e Tija të panumërta.
“Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e Zotit, s’do mund të arrini t’i përkufizoni” 
Zoti të dha trup të shëndoshë, të siguroi qetësi në vendin ku rri dhe banon, të dha ushqime të larmishme, krijoi për ty ujin dhe ajrin. Pra, një gjithësi e tërë është për ty, e ti nuk ndjen, e as nuk di. 
“Dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta” 
Të bëri me dy sy, me gjuhë dhe buzë, të dha gjymtyrë: dy duar dhe këmbë, t’i zbukuroi në mënyrën më të përsosur ashtu siç i kanë hije dhe i përshtaten çdonjërit. 
“E cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni?” 
Pra, a mendon ti se të ecurit me dy këmbë të këputura eshtë më lehte se të ecurit me këmbë te plota e të shëndosha? A është pak për ty kur gjumin e bën të qetë e të tjerët nga dhimbja qe 
kanë nuk shijojnë gjumë me sy, disa me ditë, e disa me muaj, e disa me vite të tëra, sa që kur shërohen dhe bëhen siç kane qenë harrojnë se si ecet. . .?! 
A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim te lezetshëm, pastaj kur pin ujin e ftohtë e freskon shpirtin, se shume të tjerë janë të privuar nga kjo kënaqësi, ngrëniet dhe pirjet e të cilëve janë të përziera me dhimbje e sëmundje?! Hidhi një vështrim vetes, pastaj mendo e përkujtoji ata që humbën degjimin e  mbetën të shurdhër, njihja vlerën dy syve të tu me të cilet sheh dritën dhe terrin, e kujto ata që humbën të pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zezë. Po, vetëm ngjyrën e zezë kanë! 
Shiko lëkurën e trupit që ke, të butë, të njome, larg semundjeve që të tjerët i patën, e pastaj falëndero Krijuesin tend qe stë bëri nga lëkurësëmurët, dhe që është fare lehtë për Atë 
që ti të ishe në grupin e tyre. Mendo rreth kafkës brenda së ciles ke më të çmuarën-trurin që të dallon nga kafshët, që të bën prej te mençurve e s’të molepsi me çmenduri duke mbetur i marrë. . .!
A do pajtoheshe që të të ofronin ar sa kodra, e tua jepje vetëm njërin sy?! A do të doje që të ta hiqnin gjuhen me te cilën flet qartë dhe në vend të saj të të dhuronin pallate mbreterore?! Pra a do e ndërroje dorën e trupit kundrejt ca gureve te vegjël të çmuar?! Jo! Gjithçka që ke në trupin tënd nuk zëvendesohet me asgjë se për atë nuk ka çmim. Ti, pra, me të vertete zoteron dhe jeton me më të shtrenjtat dhunti, por fatkeqesisht nuk i njeh dhe nuk i di, jeton i mërzitur, i lodhur, i raskapitur nga shpirtngushtia, i brengosur, i pikëlluar, i zymtë thua se mban përgjegjësinë e gjithë njerëzisë. Imagjinon të humburen dhe sje falënderues për atë që ekziston dhe është pranë teje, zemerohesh nga një humbje fare e vogël të hollash, e nuk i sheh çelesat e lumturisë që ke në dorë... 
Prandaj, Përkujto dhe Falendero. 
“Po edhe në veten tuaj - a nuk (doni të) shihni? 
Hidhe vështrimin mbi veten tënde, mbi familjen dhe shtepinë, mbi punën dhe shëndetin tënd, mbi shoqërinë dhe shokët, dhe mbi gjithçka që është rreth teje, do të bindesh në ate qe shpeshherë e mohon. 
“Ata i njohin të mirat e Zotit, pastaj injorojnë"