Në fund korbi i zi me zërin e tij, do të vajtoj mbi këto çatia.
Vajtojmë për këtë dunja, që s’la zemra të bashkuara, pa ndarë!
Ku janë të parët tanë, mbretërit e fuqishëm?
As ata nuk mbeten gjallë, as pasuria që kishin.
Secilit që jeta ia ngushtoi këtë hapësirë,
Udhëtoi e në fund shkoi në varr me dhe të nxirë.
Si memecë rrinë të shtrirë, kur emrat iu thirren
Sikur s'e dinë se është radha e tyre dhe duhet të përgjigjen.
Jeta e kësaj duniaje, mbetet ashtu siç ishte për të parët.
Dhe do të qëndrojë pa fije ndryshimi, deri në Ditën e Madhe.
Vendimi i vdekjes mbi të gjallët rrjedh pandërprerë,
Ndaj kjo dunja s'është shtëpi e përherë, sot a nesër,
I mbyll sytë, pra ndahu prej saj me fytyrë të bardhë e nder.
Sot ky njeri të jep lajm për tjetrin
Pas pak e lëshon edhe atë toka, e bëhet me të vdekurit.
Kjo dunja u vulos të mbetet e turbulluar,
E ti dëshiron ta pastrosh nga njollat e ta lësh të kulluar.
Njeriu - ngarkuesi i ditëve, ecën kundër saj,
Dëshiron nën ujë mbi dorë, copë prushi të mbajë.
Jeta është gjumë, që sytë t’i kaplon
E vdekja shkundje, që nga gjumi të zgjon.
Shpejto me vrap të rëndësishmet t’i plotësosh
Se jeta jote është një zero, që ditët me të i rrethoni.
Veproni me vrap në rini, kur keni fuqi
dhe nga çdo pengesë jeni të liruar
Mos e lini kohën boshe, se e keni të huazuar.
Seshtë koha shoku juaj përjetë,
Zakoni i saj është të jetë armik i vërtetë.
E vërteta e padyshimtë është se ti nuk mund ta heqësh e ta tresësh nga jeta gjurmën e pikëllimit, se ajo kështu u krijua dhe e njëjtë do mbetet.
Por prej teje kërkohet që të lehtësosh peshën e brengosjeve,
nga të këqijat, kurse këputja përfundimtare e vargonjve të pikëllimit do të jetë në kopshtet e begatshme.
Ky është argumenti më i fortë që të vërteton se në këtë botë s'gjendet rrugëdalje pët t’u ikur prekjeve shpirtërore, që i shkakton brengosja e tepërt, ashtu siç nuk zhduket xhelozia dhe urrejtja, përveç se në tjetrën botë.
Pasi nëpërmjet këtyre rreshtave pamë dhe kuptuam se ç është jeta e kësaj bote, atëherë më mirë për ty është të mos e ndihmosh atë kundër teje, duke iu dorëzuar në valët e turbullta të mjerimeve e pikëllimeve të paskajshme. Përkundrazi, ti mbrohu me tërë fuqinë që ke para këtyre vërshimeve të frikshme.