Monday, December 23, 2019

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë :

Po e mbyllim për sonte me disa rregulla të cilat duhet ti mësojmë të gjithë dhe më pas të jetojmë me to duke i bërë shprehi të përditshme.

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë :

1- Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t’i tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mos prit mëngjesin. 

2- Harroje të djeshmen me gjithë çka pate, mos mbaj mërzinë e asaj që kaloi, se është marrëzi. 

3- Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur, derisa të të trokasë në derë mos mendo për të. 

4- Mos u dridh nga kritikat, por qëndro i paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote. 

5- Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.

6- Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t’i përmbahet të përmendurit e Zotit.

7- Dije se çdo gjë që ndodh është e caktuar nga Zoti.

8- Mos prit falënderim prej askujt. 

9- Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë. 

10- Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty. 

11- Çdo caktim për ty është i dobishëm.

12- Shikoji të mirat që të dha Zoti, pastaj falënderoje Atë. 

13- Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithçka që kanë njerëzit. 

14- Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen. 

13- Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta. 

16- Fatkeqësitë ta forcojnë zemrën dhe ti çelin sytë. 

17- Më të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet. 

18- Mos të të thyejnë gjërat e pavlera. 

19- Me të vërtetë Zoti yt ka mëshirë të gjërë. 

20- Mos u nervozo... mos u nervozo... mos u nervozo. 

21- Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko më tepër. 

22- Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta. 

23- Tek të lënduarit merr shembull. 

24- Nëse Zoti e do një popull, e sprovon atë. 

25- Përsërit lutjet në gjendjet e vështira dhe në gjendje të lehta.

26- Përmbaju punëve serioze e të frytishme, largoju zbrazëtirës. 

27- Leri të pavërtetat dhe mos beso në çdo gjë që përhapet. 

28- Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tënd se sa kundërshtarin. 

29- Çdo gjë që të preku nga fatkeqësitë s’është tjetër, pos pastrim prej ndryshkut!