Thursday, December 19, 2019

Mos u brengos nga varfëria

Mos u brengos nëse je i varfër dhe s’ke pasuri,për shkak se në pakicë e gjen qetësinë e shpëtimin. 

Bukë të nxehtë, ujë të ftohtë, nën hijen e dendur janë begatitë më të mëdha të Zotit për të cilat Ai duhet falenderuar.

"Nëse këtë furnizim, që prej Tij të vjen pa kursim 
E mohon, dhe përsëri i kënaqur nuk jeton,
Je radhitur në mes të ngratëve mëkatarë,
Që janë bukshkelës, e puna kurrë s’u vete mbarë!

Lësho o qiell si të duash edhe kokra diamanti,
Ti oj tokë rri e qetë, e ti furtunë pluhurat nga të duash mbarti, 
Se unë nëse jetoj, kafshata e bukës nuk do të më mbarojë,
E nëse vdes e jetë ndërroj,pa varr s’mbetem, si nuse për mua do qëndroj. 

Detyra ime në këtë jetë, është detyrë shumë e rëndë, 
U përngjan mbretërve, ku vëndi vënd nuk u ka zënë. 
Dhe shpirti im është si një shpirt i robit të lirë,
Që nëse pushon nën hije, i duket vehtja se është ngrirë. 

E unë nëse i kënaqur s’jam, me këtë kafshatë buke që kam, 
Kudo që të shkoj, për të parë shokët, e miqtë t’i vizitoj. 
Përsëri në shpirt do të jem i vrarë, e skamja zemrën do ma shpojë!"

Kjo është vlera e të ndershmëve, që janë të bindur e të kënaqur me rrënjët e rizkut të tyre, janë të besueshëm e besnikë në thirrjen e rrugës së tyre dhe janë të sinqertë në misionin që mbartin.