Thursday, December 19, 2019

Arsyetimet e gabimit

Të arsyetosh sa më shumë gabimet e dikujt që ti e do,kjo është diçka pozitive sepse largon gjykimet negative ndaj tjetrit pa e ditur se çfarë e ka shtyrë të gabojë. 
Por gjithnjë ka një por...!
Nuk duhet të bëhet rutinë ky arsyetim sepse ndodh që të shtohen më shumë këto gabime të tjetrit duke ndjerë siguri se nuk po gabon.
Arsyetimet e shpeshta të gabimeve mund të çojnë në gabime më të mëdha të cilat do jetë vonë për tu rregulluar dhe mund të ndodhë që nga këto arsyetime të bëhesh dhe ti bashkëpunor!
Sepse të arsyetosh gabimet pa i rregulluar asnjëherë ato,do të thotë se ti je duke ja mbuluar dhe je duke ndihmuar në të keqe!
Pra,nga dashuria që ke për tjetrin mund të biesh dhe ti në gabimet e tij duke ja arsyetuar pa rregulluar!
Kur shohim një të keqe ka tre mënyra për të vepruar :
Ose e largojmë atë të keqe me dorë.
Ose e këshillojmë keqbërësin të heqë dorë.
Ose largohemi me urrejtje nga e keqja dhe keqbërësi!