Saturday, December 14, 2019

Pranoje jetën siç është

Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh mirë.

Mos kërko që jeta të mbetet sipas qejfit dhe dëshirës tënde,se nuk do ia arrish. Ajo i lodh dhe ata që luajnë në ditët e saja,është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të turbullon, por, përsëri s’të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.Mos kërko se nuk mund të gjesh prind, grua, shok, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë. Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e fitohtë mbi nxehtësinë e së keqes. Kështu deshi Zoti që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime. Dëm-dobi, ndreqje-prishje, gëzim-pikëllim, sëmundje-shërim, qeshje-qarje... 
Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngritu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm Zotit. Mos kërko bashkëshorte të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët. ”Mos ta urrejë burri gruan nëse sheh në të diçka që e nuk pëlqen, ngase nëse s’ i pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt tjetër. ” Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.