Saturday, December 14, 2019

Bukuria është si emri i saj

Bukuria është porsi emri i saj, mirësia është si përshkrimi i saj, bamirësia është si shija e saj.

 Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin.

 Përfituesit e parë në futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë mu ata që e shkaktojnë këtë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt në shpirtërat e tyre, në moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e më këtë gjejnë qetësinë e rehatinë.

E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkokton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljën dhe do të qetësohesh.

 T’u shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave.

 Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilit ka dobi bartësi i tij por edhe blerësi dhe shitësi i tij, të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e të bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bëmirësi.

 O ju që jeni të kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjës, ejani në kopshtin e mirësisë dhe angazhohuni me të tjerët, duke u dhënë, gostitur, ndihmuar e shërbyer dhe do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyrë e prekje.