Me të vërtetë, njeriu me aftësitë që posedon - sado të dalluara e të larta të jenë - nuk do të kishte mundur kurre qe te përballojë ngjarjet e jetës e t’i kalojë ato pa ndihmen e Atij qe e krijoi
në mënyrën më të përsosur, ngase është krijesë e dobet dhe fuqia e tij është e kufizuar në çdo hapësirë vendi a kohe. Mirëpo me mbështetjen e tij tek i Fuqishmi dhe besimi e bindja në Zot e bën atë ti tejkalojë të gjitha vështiresite me nje fuqi e vrull, që sikur të ishin tubuar të gjithë njerëzit dhe xhinnet nuk do të kishin mundur t’i ofrojnë ndihmë as sa nje grimce ne krahasim me atë të Zotit.
Ju thërras juve, o ju që dëshironi ta këshilloni veten dhe t’i përforconi këmbët tuaja përballë çdo vështiresie: mbeshtetuni tek i Fuqishmi, i Pasuri, te Zotëruesi i Fuqisë absolute që tju mbrojë dhe t’ju zgjojë nga mjerimet, t’ju nxjerrë nga pikelhmet dhe vajtimet jetësore. Qëndroni me fjalën: “Na mjafton Zoti,Ai është mbrojtësi më i mirë” e mos ndërrom kete shtylle te shpirtit tuaj edhe nëse ju fshihet pasuria dhe ju mbështjell skamja.
Le të jetë ky parim në jetë edhe kur të të mbulojë borxhi e nuk ke mundësi ta kthesh atë, por edhe kur nuk kanë nga te te rrjedhin të ardhurat minimale për jetesë. Thirr e deklaro: " Me mjafton Zoti i Cili është Mbrojtësi më i mirë.” .
Ky ligj nëse hedh rrënjë në shpirtin tënd është ajo që i zgjeron zemrat dhe i mënjanon mjegullat e shqetësimit është shëtitja dhe pamja e natyrës, bukuritë e përsosura të gjithësisë se mrekullueshme.
Udhëto në këtë gjithësi, shih dhe vështro me vëmendje precize që të bindesh se atë e krijoi Zoti për ty dhe se pa ekzistencën tënde s’do të kishte patur hijeshi! Mos rri i mbyllur, i izoluar, por shiko në këtë hapësirë që luan rolin e një libri dhe të qëndron i hapur para teje. Hidhua shikimin shkrimit të të Fuqishmit që në të janë të shënuara edhe hapat e vogla të thneglës.
Hyr brenda në kopshte dhe ec nëpër to, kënaqu me gjelbërimin e tyre, dil nga shtëpia njëherë dhe shiko ç’ka rreth e qark teje,ngjitu në majat e kodrave, zbrit edhe në luginat e ndrequra për mrekulli, pusho nën hijen e drunjve të dendura që mbajnë hijen e ftohtë, pi ujë prej kroit të pastër, që gurgullon bukur, hiq erën e këndshme të jasminëve dhe merrjua erën trëndafilave të shumëllojshëm që të tregojnë se ndonëse ushqehen prej një dheu, pijnë ujë nga i njëjti burim, e ngrohen nga i njejti diell, secili mban
aromën e vet të ndryshme nga tjetri.
Ec pra, në tokën e gjerë të Krijuesit tënd duke përkujtuar dhe lëvduar Atë i Cili çdokujt ia dha të përshtatshmen. Do ta shohish veten të lumtur dhe do marrësh frymë më thellë, e do t’i ngjash një zogu cicërues e zëbukur kur fluturon
krahëhapur nëpër qiell. Me të vërtetë vetmia jote në dhomën e ngushtë dhe heshtja vrasëse që të mbizotëron është mënyra më e mirë për vetmbytje. A e di përse e gjithë kjo?! S’është dhoma bota jote, e as ti nuk i përfshin të gjithë njerëzit, përse pra ky dorëzim i verbër përpara pikëllimeve, a s’është koha të qëndrosh i pregatitur me sytë, veshët dhe zemrën tënde, para fjalës hyjnore, e të veprosh kur të dëgjosh këtë urdhër: “Dilni, le t’ju vijë e lehtë ose e rëndë”
Eja të lexojmë Fjalën e Mëshiruesit, këtu në mes lumenjve dhe drunjve me degë e gjethe të lëshuara mbi tokë, ta lexojmë atë në mes bilbilave të vegjël, që nëpërmjet zërit të bukur të tyre falënderojnë Atë që i krijoi, por ne s’ua kup-
tojmë gjuhën, ndaj s’jemi në gjendje të dallojmë këngën e tyre nga vaji. Eja këtu pranë ujit të pastër rrjedhës i cili na tregon me zerin e gurgullimës së tij nga vjen dhe cilit krua i takon, zëri i kroit në heshtjet e maleve.
Të ecësh e të lëvizësh nëpër bukuritë e kësaj toke është kënaqësi e madhe shpirtërore, gjë që e vërtetojne shkencetaret dhe mjekët më të mëdhenj mbi ata që shpirtërat u rëndojnë dhe
s’shohin gjë tjetër, pos territ të zi të dhomës ku rrinë. Eja me ne në udhëtime, të gjejmë lumturinë dhe gëzimin që humbem, te mendojmë e meditojmë rreth gjërave që shohim e qe na rrethojnë:
“Dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, I Lartësuar qofsh!”