I dashur hidhërim, mirësevjen në jetën time.
Të jetosh do të thotë të sakrifikosh, të mësohesh nga zhgënjimet, të falësh aty ku ke mundësi të hakmarresh.
Çdo njeri ka nga një brengë në shpirt, atë mund ta fsheh në sy të njerëzve por e perjeton kur është në vetmi.
Fjala të ngrit por fjala edhe të ulë, prandaj kujdes se çfarë flet që të mos pendohesh më vonë.
Përpiqu që të jesh i drejtë me vetveten.
Njerëzit flasin dhe do të vazhdojnë të flasin për gjëra që nuk kanë të bëjnë me to, por e jona është që të mos hidhërohemi pasi që me hidhërim e helmojmë një copë mishi i cili nëse prishet ajo, prishet i gjithë trupi e ajo është ZEMRA .
Nuk i’a vlen ta helmojmë zemrën tonë me hidhërim, kur kemi mundësi që të bëhemi sikur nuk shohim, nuk dëgjojmë, thjesht sikur nuk ekzistojnë.
Çelsi i këtij helmi është HESHTJA.
Heshtja është rehati, urtësi.
E mira e gjithë kësaj është shmangia e fjalëve kurioze, do të thotë të mos flasësh në një fushë ku ti nuk ke njohuri e as haber, sepse do të bëhesh qesharak, poashtu shmangu fjalëve “kanë thënë dhe kemi dëgjuar” sepse ato janë vetëm humbje kohe që për dia persona nuk i’a vlen.
Ji i dashur me atë që ke, nëse ke mbyllur një derë të hidhrimit, mos e hap, lëre le të mbetet e kaluar dhe e harruar.
Të djeshmen mos e mendo, ajo vdiq, ke të sotmen, rrugëtimin drejt qëllimit tënd dhe të nesërmen që akoma ska lindur.
Jetoje këtë çast, mundohu që të japësh më të mirën nga vetja, ji guximtar/e e jo frikacak/e sepse guximtari është përballues i stuhive dhe forca për t’i përballuar vështirësitë ndërsa frikacakët gjithëmonë shikojnë mbrapa, e ti mos u bëj e tillë.
Mos e lejo egon të depërtoje në zemrën tënde, pasi e ke armik të hapur ndaj njeriut dhe se e vërteta për të është e rëndë, kurse e lehtë i vjen e kota.
Njeri të bën dhimbja dhe jo gëzimet, dijeni se dhimbjet kanë fund, ditët e zeza kanë fund, duhet vetëm DURIM.
Mos harro se shëndeti nuk kthehet pa e pirë ilacin e hidhur.
Pas çdo mbrëmje vjen agimi, ty të shpëton vetëm besimi.
Beso në vetveten !