Monday, December 30, 2019

Niçe 34

Shpirti njerëzor dhe kufijtë e tij, zgjerimi deri më sot i arritur me përvoja të brendshme njerëzore, me lartësi, thellësi dhe largësi të këtyre përvojave, e gjithë historia deri më sot e jetuar e shpirtit dhe e mundësive të tij ende të pashterura: kjo është fusha e gjahut të paracaktuar për një psikolog të lindur dhe mik i "gjahut të trashë". Po sa herë duhet të thuhet i dëshpëruar: “Një vetëm! Ah, një vetëm! Dhe ky pyll i madh, ky pyll i paprekur!” Dhe kështu shpresohet tek disa qindra ndihmës dhe
zagarë të stërvitur me mjeshtëri që të mund të shfaqen në historinë e shpirtit njerëzor, për ta bërë atje shakanë e tij. Më kot eksperimenton
vazhdimisht, plotësisht dhe në mënyrë të dhimbshme e të pikëlluar, sesa e vështirë është për të gjetur ndihmës dhe zagarë për të gjitha gjërat që nxisin pikërisht kureshtjen e tij. Vështirësia që has për t'u treguar të ditur në rezervat e reja e të rrezikshme të gjahut ku janë të nevojshme guximi,zgjuarsia, shija e hollë në çdo kuptim, qëndron në faktin që nuk janë më
të përdorshme pikërisht atje ku fillon gjahu i trashë, por edhe rreziku i madh: pikërisht aty humbasin syrin e tyre dhe hundën e tyre për të gjetur gjurmët. Për shëmbull, për të zbuluar dhe përcaktuar se çfarë historie ka pasur deri më sot problemi i dijes dhe i vetëdijes në shpirtin e "bomines religiosi" e para do të duhej të ishte ndoshta ai vetë i thellë, i plagosur, i patund siç ishte vetëdija intelektuale e Paskalit, dhe pastaj do të na duhej përsëri ai qiell i hapur i frymës shpirtërore të qartë, dashakeqe që arrin të ketë një përfytyrim të plotë, nga lart-poshtë, i kësaj gumëzhitjeje me pervoja të rrezikshme e të dhimbshme, për t'i renditur, për t'i detyruar formula. Po kush mund të ma bënte këtë shërbim! Kush do të kishte kohë të priste shërbëtorë të tillë! Ata, siç duket, rriten tepër rrallë, janë në këtë mënyrë të pamundur në çdo kohë! Më në fund duhet bërë gjithçka vetë për të mësuar diçka vetë: gjë që do të thotë se ka shumë punë për të bërë! Por ajo për një njeri si unë kureshtja ngelet një nga veset më të këndshme, të më falni për këtë! 
Doja të thosha: dashuria për të vërtetën çmohet në qiell por edhe mbi tokë.