Përfytyro dobine dhe të mirën për të gjithë.
Nëse mendoni se jeni krijuar për gjërat e thjeshta dhe të vogla, atëherë s’mund të arrini në jetën tuaj përveç te të voglat dhe të thjeshtat, e nëse mendoni se jeni krijuar për çështjet e rëndësishme dhe me peshë, atëherë mund t’i thyeni kufijtë dhe largoni pengesat, gjersa të arrini te fusha e gjerë dhe qëllimi i kerkuar. Për ta vërtetuar këtë po jap një shembull nga jeta e përditshme.
Ai që gjendet në sallën sportive (e cila sallë ka nje gjatesi prej 100 m) për gara vrapimi, kur të mbarojë së vrapuari, menjeherë ulet se lodhet, s’mund të vrapojë më tepër se sa kishte planifikuar në tru për ti kaluar. Por tjetri, që hyri në sallën e sportit me perimetër prej 400 m, kur kaloi 200 e 300 m, nuk ndjeu lodhje gjersa arriti cakun e 400-it, se qëllimi i tij ishte caktuar ne 400-ësh. Pra inkurajimi i vetvetes varet prej çështjes dhe qellimit që ke vendosur në skicën e trurit. Cakto se çfarë do te arrish, e edhe sikur arritja e saj të jetë e vështirë, mos u merakos, sepse çdo ditë ti hedh hapat drejt saj.
Ajo që e shtyp shpirtin, që e rrudh, dhe e dërgon ne burgun e errët, është të menduarit keq dhe humbja e shpresës. Jeta e keqe qëndron në shikimin e së keqes dhe në hulumtimin e turpeve të njerëzve, llomotitjet me fjalë për mangësitë e botës.
Nuk gjen njeriu mbështetje në asgjë, ashtu siç gjen mbeshtetje e sukses te një edukator që ia zhvillon aftësitë natyrore, ta rikthen faljen dhe gjerësinë e gjoksit, e mëson se dobia eshte qellim kryesor. Ne duhet të shpejtojmë të bëhemi rrënje e dobise se njerëzisë, aq sa kemi mundësi, që shpirti ynë të jetë diell i ngrohtë për një dritë, dashuri dhe dobi, që zemra jonë të jetë e mbushur me ledhatime, respekt e njerëzi, të ketë dashuri në arritjen e dobisë për secilin që të thërret.
Shpirti i buzëqeshur i sheh të vështirat dhe kënaqet kur i mund ato; i shikon dhe buzëqesh, i shëron dhe buzëqesh, del fitues dhe buzëqesh. Kurse shpirti i mrolur s’i sheh realisht vështirësitë, por i zmadhon ato dhe pastaj i bie interesi për to dhe shfajsohet me "sikur" dhe '‘nëse'’, e lloj-lloj justifikimesh. S’është koha ajo që e mallkon atë por mendimet e tij dhe kultura që ka. Ai dëshiron fitimin në dunja, e nuk ia vë çmimin, ai sheh në çdo rrugë luanin vërsulës dhe pret derisa të bjerë flori nga qielli apo të shpërthejë toka prej pasurisë. Me të vërtetë vështirësitë në këtë jetë janë çështje me përqindje, shpirti shumë i vogël sheh gjërat shumë të vogla, e shpirtgjerët nuk shohin vështirësi të mëdha,por atyre madje u shtohet madhëria aq sa iu shtohen të vështirat,
kurse shpirtvegjëlve iu shtohen sëmundjet duke ikur prej tyre.
Vështirësitë e kësaj jete më ngjajnë me qenin e tërbuar dhe kafshues. Ti ecën rrugës, kur papritmas, të del ky qen që është i uritur për kacafytje. Ti e vështron atë, frikësohesh, dhe ikën me vrap. Ai të ndjek duke lehur, ngase u tregove frikacak, por sikur të qëndrosh pa ngatërruar këmbët, e ta shikosh në sy dhe të vazhdosh rrugën, ai të largohet nga rruga jote dhe merr ferrat.
Pastaj s’ka gjë më vrasëse për shpirtin se sa ndjenja se je i humbur, i nënçmuar dhe i pavlerë. Prej këtyre ndjenjave është e pamundur të dalë vepër e madhe, e as nuk pritet prej këtyre ndonjë dobi. Ndjenja e të qenurit i humbur, të bën të humbasësh besimin në vetvete. Nëse fillon ndonjë punë,frikësohesh në fuqinë tënde dhe e dyshon fitoren, kështu që në fund pëson humbje. Besimi në vetvete është një veti e madhe ngase në të varet suksesi në jetë.
Një poet thuri këto vargje:
Tha: Qielli është nxirë! E u mrol në fytyrë.
I thashë: Buzëqesh ti, mjafton vrazhdësia në qiell, bëhu ti i çlirë.
Tha: Rinia më kaloi, më hodhi si mbeturinë te kroi.
I thashë: Buzëqesh, dhimbjet e rinisë që mban në tru coptoji,se në këtë jetë askush përgjithmonë s’qëndroi.
Tha: Ajo që më ishte më e shtrenjta në dashurinë timë, e helmoi shpirtin tim, e më la të djegur në përkujtime. I theu të gjitha premtimet dhe pasi zemra ma përvetësoi, shpirti më është
vrarë, shpresat më janë fshirë, fytyra buzëqeshjeve iu tha lamtumirë, e si mund të qesh kur vdekjen e shpirtit ma la peshqesh?!
I thashë: Buzëqesh, ngritu sypatrembur, trego se jeton dhe ende nuk ke vdekur. Përballoje flakën e tradhtarëve, mos lejo një këmbë fytyrën të ta prekë.
Tha: Tregtia s’më ecën, dita-ditës më humbet e në hiç më tretet.
Njëlloj si i ngrati në shkretëtirë, s’gjen një pikë ujë për të pirë, i shtrirë në pluhur i vdekur mbetet.
Njëlloj si vajza e bukur e zbehtë, e sëmurë; kollë me copa gjaku nxjerr, s’ka dobi kur të njëjtën vjell!
I thashë: Buzëqesh, se ti s’i ke barërat dhe shërimin e saj në dorë. E ndoshta buzëqeshja jote te shumë të tjerë hidhërimet i korr.
Tjetër kush qe kriminel, ai fajtor le të ngelë, me veprat e tyre mos u zemëro, e shpirtëra njerëzish ende s’ke vrarë!
Tha: Si të gëzohem kur armiqtë rreth meje me zëra ujqërish më trishtojnë?! Kur çerdhen time me zogjtë e mi, ma rrethojnë!
I thashë: Gëzohu dhe krenohu, nuk do të ta kishin shkelur ujqërit oborrin, po të mos kishe famën e njerëzisë. Ti je njeri që akullin ke thyer, për këtë të vërsulen e të vijnë me të rrëmbyer!
Tha: Festave ju doli lajmi se, para pragjeve janë, mua sikur më thonë '‘Rrobat e reja dhe Iodrat fëmijët ku i kanë?!’' Për këtë dhimbje që kam këmbët nuk më mbajnë.
I thashë : Buzëqesh - mjafton ti që në mesin e tyre je i gjallë, nuk je vdekur e i ndarë, që të lajnë festën me lotin e syve përsëri mos me të parë!
Buzëqesh se ndoshta të tjerët kur t'ju shohin të qeshur do ju bashkangjten, vuajtjet anash duke i hedhur.
Vallë, a thua të pasuron hidhërimi, apo ta humb pasurinë gëzimi?!
Përderisa jeton, desha apo sdesha, ne këtë dunja vjen, dhe ashtu ngadalë dikur shkon.
Buzëqesh përderisa në tokë jeton se kur vdekja të merr,gjithçka me dhè ta mbulon!