Saturday, December 14, 2019

Largoje zbrazëtinë me punë

Largoje zbrazëtinë me punë 

Të papunët në jetën e tyre janë ata prej të cilëve zbulohen ligësitë dhe të këqijat në të gjitha aspektet, ngase mendja e tyre ështe e shpërndarë gjithandej nëpër hambarët e halleve. Frikësoju të qëndruarit në vetmi pa punë e angazhim, ku mund të mbetesh si vetura para përplasjes, pa drejtim, shoferi humbet kontrollin dhe s’është në gjendje të frenojë e të mbajë drejtimin. 
Atë ditë kur të gjesh kohë të lirë, mos hyr të thellohesh në këtë liri ku edhe mund të ngatërohesh, por këtë pauzë - sado e shkurtër që të jetë - zëvendësoje me një vepër të frytshme, se ky angazhim të largon nga pushimi vrasës, i cili i ngjan vetëvrasjes me dëshirë, por pa njohje të pasojave. 
Koha e lirë dhe zbrazëtia e kotë i ngjan dënimit të rëndë e të ngadaltë që praktikohet nëpër burgjet kineze, ku mbi kokat e të burgosurve vihet ujë i ftohtë që rrjedh me një ngadalshmëri 
të madhe, ku pika pret pikën tjetër dhe pikërisht në mes kohës së pritjeve të pikave të ujit i burgosuri çmendet me një goditje çapërdie të frikshme. Pushimi për aktivët është sëmundje. Zbrazëtia është spiun i pushimit, kurse mendja është ajo që rrezikohet brenda këtyre luftërave shpirtërore të kacafytura me njëra-tjetrën. Për këtë s’të mbetet gjë tjetër të bësh... prandaj ngrihu menjëherë, adhuroje Zotin tënd dhe me vëmendje të posaçme lexoje fjalën e Tij, e mos rri me ata që e kundërshtuan këtë besim. 
Mos rri pa punë, shkruaj diçka edhe nëse është e kotë, ose rregullo bibliotekën tënde nëse ke, pastro dhomën ku je, ose bëj dobi për të tjerët, kështu që s’të mbetet kohë të hamendesh. Në 
fund të them: There zbrazëtinë me thikën e mprehtë të punës e mjekët e botës ta garantojnë 50 % të lumturisë përballë kësaj rrjedhe imponuese. Veç kaq: shiko bujqit, furrtarët dhe muratorët se si këndojnë me këngët e zogjve në lumturi e rehati, e ti gjendesh në shtratin tënd duke i fshirë lotët dhe duke u mërzitur për shkak se je i kafshuar.