Tuesday, December 3, 2019

Erdhe si një vesë

Erdhe si një vesë e lehtë shiu që i jep gjallërinë një zemre të shteruar nga sprovat e jetës.
Zemra gjeti disa momente atë gëzimin e jetës të sapo çelur në pranverë pas një dimri shumë të gjatë.
Por ka gjithnjë një Por sepse jetës nuk i zihet besë sepse ajo merr forma të ndryshme nga çasti në çast, nga dita në ditë,nga java në javë,nga muaji në muaj e viti të duket si një sekondë kur zemra të thyhet nga vesa që u bë shi,nga shiu që u bë breshër e breshëri që u bë furtunë...
I mbytur në këtë furtunë dhimbjesh e zhgënjimesh nuk jam as i pari dhe as i fundit,e sigurisht nuk do jem prej atyre që presin dorën e dikujt në këtë furtunë. 
Me guxim do përballem me të gjitha forcat për të dalë mbi këtë dhimbje për të parë diellin e shpresës që jeta të premton.
Kjo shpresë më mban gjallë,kjo dhimbje më jep forcë, ky mësim më jep mençuri për të mposhtur këtë zhgënjim!