O ti që qëndron në mendimet dhe zemrën time,
Larg shikimit dhe syve të mi!
Ti je shpirti im, që edhe pse s'e shoh,
Ai është më pranë meje se çdo gjë tjetër.
Imazhi yt në syrin tim, emri yt në gojën time,
Vendbanimi yt është zemra ime, pra ku je që mungon?
Që largësia e shtëpisë së të dashurit dhe afërsia e saj të jenë njëlloj për të dashuruarin!
O ti që qëndron midis brinjëve dhe kraharorit tim,
Edhe pse shtëpinë e ke larg meje,
Prej dashurisë tënde malli përvëlon;
Nëse nuk ma këmben, ajo bëhet copash.
Nga dashuria nuk zgjohet dot, dhe sa herë
që të pengojnë prej saj, perdet ndarëse shqyhen
Besnikëria e zemrës ndaj vendimeve të kësaj ndjenje dhe kënaqësia kur kritikohet apo fajësohet për hir të dashurisë!
Dashuria tek unë ndaloi aty ku je ti,
Prandaj mua s'më lejohet tjetërkund të ndaloj.
Ti më poshtërove dhe unë poshtërova veten,
Sepse kush poshtërohet nga ty është i nderuar.
Iu ngjaje armiqve të mi, ndaj fillova t'i dua,
Prej teje fitoj aq simpati sa ç'fitoj prej tyre.
Kur më fajësojnë pse të dua, ndiej kënaqësi dhe ëndje
Nga dëgjimi i emrit tënd, prandaj le të më fajësojnë.