Monday, December 30, 2019

Sëmundjet e trishtimit

Mos u trishto, se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin 

Dr. Alexis Carrel, fitues i Çmimit Nobel në mjekësi, thotë: “Biznismenët që nuk dinë si t’i përbailojnë shqetësimet, vdesin herët.” 

Çdo gjë është në caktimin e Zotit dhe në caktimin e Tij s guxon të ndërhyjë askush, por ndoshta kuptimi i thënies së lartëshënuar është se shqetësimi i tepërt shkakton humbje të  përditshme dhe e shkatërron përfundimisht njeriun. 
Gjithashtu, pikëllimi i tepërt sjell ulçer në stomak. 
Dr. Joseph F. Mantagno, njëkohësisht edhe autor i librit "Problemi i Nervozizmit" thekson: “Njeriut nuk i shkakton ulçer ngrënia e ushqimeve, por ajo që e ha atë.” 

Një poet i madh arab thotë: 

"Streset e shkatërrojnë trupin dhe e hollojnë nga pak 
Të riut ia zbardhin flokët dhe e shndërrojnë në plak."

Në librin e dr. Edward Bodowskit me titull : "Lëreni Shqetësimin dhe Kapuni me të Mirat" janë gjenden edhe këta kapituj: 

1- Çfarë i bën zemrës mërzia. 

2- Shqetësimi rrit trysninë e gjakut. 

3- Shqetësimi shkakton sëmundje të reumatizmit. 

4- Zvogëlo shqetësimin, nëse dëshiron ta mëshirosh lukthin. 

5- Si bëhet shqetësimi shkaktar i ftohjes. 

6- Shqetësimi dhe gjëndra tiroide. 

7- Diabetikët dhe shqetësimi.

Filosofi francez Montaigne, thotë: “Dua t’i shëroj problemet tuaja me duart e mia e jo me mëlçinë time e as me mushkëritë e mi"

Çfarë mund të bëjë depresioni dhe hidhërimi?

Dr. Russell Cecil nga Instituti i Mjekësisë në Universitetin e Cornell-it ka vendosur katër shkaqe të shtrira për artritisin: 

1- Mosmarrëveshjet bashkëshortore 

2- Vështirësitë financiare dhe shqetësimi 

3- Vetmia dhe shqetësimi 

4- Mëria dhe mllefi. 

Dr. William Mark Gaungil, duke ligjëruar para Federatës Amerikane të Dentistëve, tha: “Ndjenjat jo të gëzueshme si shqetësimi dhe frika, mund të ndikojnë shpërndarjen e kalciumit në trup dhe si rrjedhojë prishjen e dhëmbëve.”