Friday, August 19, 2016

Ne ato livadhe...

Ne ato livadhe

Ne ato livadhe tek ecje me nxitim,sa here ne hall me fute...njesoj me tendin nuk ishte hapi im,ndaj nga lodhja me kepute.

O sa shume zili te kisha,shpesh tentova te te arrij...sa me shume kokeforte isha,aq here the: "tek ti po vij."

Nuk e dija pse gjithe ai merak,vec te te arrija doja...sikur te me durohej edhe pak,nuk do isha kapitur nga lodhja.

Ne ato livadhe me bar te njome,si femije u rrokullisa...e nese s'me mban mend atehere degjome,vec per ty ashtu u nisa.

Si ne maj ashtu dhe ne dhjetor,livadhet nuk ndryshuan...prej diellit bari mbiu e prej bores u kor,serish filizat na kerkuan.