Kur kam prane njerez shume,
si ata mundohem te bej dhe une.
Atehere kur fillojne largohen,
nga pelqimi i vetes besoj verbohen.
Nje dite me flasin per gjera qe di,
neser cuditeshem me mbajne meri.
A thua sikur rrembeva dijen e tyre,
ama ylberi nuk ka vec nje lloj ngjyre.
Dikush kerkon te luaj nje loje,
keshtu eshte mesuar qe te roje.
Rregullat mund te jene te forta,
levizjet tona ne te jo njesoj te dobeta.
I pari eshte njeriu qe te hap gropen
pa dashur i fundit gezon mbi token.
Une vazhdoj germoj te gjej pasuri,
ai per lemoshe tek kembet vjen e ri.
Goxha barre thone se heqin mbi sup,
kur lidhjet nje e nga nje i'a u keput.
Kohe e gjate u duhet per ta kuptuar,
jete me nder behet duke u munduar.