Friday, August 19, 2016

Trishtueshem...

Tek kuvendon ashtu mendushëm,
dua të lexosh dhe pakëz prej meje.
Mirmëngjes i them syrit të trishtushëm,
arsyen e kësaj mendohu dhe gjeje.

Tek të lashë me natën dhe hënën,
sa keq ishte që dot nuk të shihja.
ndonse nuk do të bëja gjëmën,
veç një buzëqeshje buzës do ti vija.

Sy mbyllur ëndërrat s'kishin të sosur,
njëra ikte teksa tjetrës radhën i linte.
Kompromis bën me gjumin e marosur,
ëndërra që doja për qamet se vinte.

Pak nga pak në dritare u duk drita,
për të parë diellin u çova me vrull.
"Mirmëngjes" nëpër buzë mërmërita,
veç pak ta dëgjoje dhe të merrje tjetër nur.