Tuesday, August 2, 2016

Tema: "Është tepër e vështire të falësh kur shpirtin ta pushton dhimbja. Koha shëron shumë plagë e shumë dhimbje, por ndonjëherë ka plagë që mbeten të hapura ku asnjë doktor s'gjen dot kurën për ti shëruar. Një shprehje e bukur thotë: Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore. Por vallë në këtë jetë a mund të falet çdo gabim ?Thjesht me një të kërkuar falje a shuhet çdo dhimbje? Po lotët që janë derdhur nga kjo dhimbje a mund të harrohen ? Ka shumë gabime që mund të falen dhe të harrohen, por ka edhe nga ato gabime të cilat janë të pafalëshme . Në fakt të themi të vërtetën ,ne që të gjithë gabojmë, sepse ndryshe s'do quheshim" njerëz gabimtar" ,por do të kishim statusin e ëngjëjve që janë perfekt në cdo aspekt. Jeta na rezervon sprova të mëdha, ku ata që janë më guximtarët mund t'ia dalim mbane .Si qenie humane që jemi ne duhet të kemi njē zemër të butë dhe tē dhimbsur per këdo. Duhet të falim , pasi një dit edhe ne do të kemi nevojë për këtë falje. Vetveten duhet ta respektojm në maksimum ,por edhe të tjerët s 'duhet ti anashkalojmë.Ne duhet të falim, por deri në atë kufij ku nuk e zhvlerësojmë veten tonē. Të falësh kur shpirtin ta pushtone dhimbja s'është fare e lehtë, madje behet tepër e vështirë sepse brenda vetes ndihesh sikur zemrën e ke të copëtuar në 1000 pjesë, dhe është e pamundur që këto pjesë të bashkohen sërisht. Në këtë momente bota të duket bardhë e zi, dhe fillon të kuptosh se mërzitja dhe dhimbja po të pushtojnë.Edhe pse ndihesh kështu, jeta është e bukur e duhet shijuar sepse jetohet vetëm një herë. Mjafton të kesh pranë njerëzit që të duan dhe I do dhe pastaj të tjerat s 'kanë shumë rëndësi. Faljen duhet t 'ja dhurojmë vetëm personave që e meritojne sepse vetëm në këtë mënyrë jeta jonë do vishet me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe dita dites ka per tu bënë më e bukur.

Tema: "Është tepër e
vështire të falësh kur shpirtin ta pushton dhimbja.

Koha shëron shumë plagë e shumë dhimbje, por ndonjëherë ka plagë që mbeten të hapura ku asnjë doktor s'gjen dot kurën për ti shëruar. Një shprehje e bukur thotë: Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore. Por vallë në këtë jetë a mund të falet çdo gabim ?Thjesht me një të kërkuar falje a shuhet çdo dhimbje? Po lotët që janë derdhur nga kjo dhimbje a mund të harrohen ? Ka shumë gabime që mund të falen dhe të harrohen, por ka edhe nga ato gabime të cilat janë të pafalëshme . Në fakt të themi të vërtetën ,ne që të gjithë gabojmë, sepse ndryshe s'do quheshim" njerëz gabimtar" ,por do të kishim statusin e ëngjëjve që janë perfekt në cdo aspekt. Jeta na rezervon sprova të mëdha, ku ata që janë më guximtarët mund t'ia dalim mbane .Si qenie humane që jemi ne duhet të kemi njē zemër të butë dhe tē dhimbsur per këdo. Duhet të falim , pasi një dit edhe ne do të kemi nevojë për këtë falje. Vetveten duhet ta respektojm në maksimum ,por edhe të tjerët s 'duhet ti anashkalojmë.Ne duhet të falim, por deri në atë kufij ku nuk e zhvlerësojmë veten tonē. Të falësh kur shpirtin ta pushtone dhimbja s'është fare e lehtë, madje behet tepër e vështirë sepse brenda vetes ndihesh sikur zemrën e ke të copëtuar në 1000 pjesë, dhe është e pamundur që këto pjesë të bashkohen sërisht. Në këtë momente bota të duket bardhë e zi, dhe fillon të kuptosh se mërzitja dhe dhimbja po të pushtojnë.Edhe pse ndihesh kështu, jeta është e bukur e duhet shijuar sepse jetohet vetëm një herë. Mjafton të kesh pranë njerëzit që të duan dhe I do dhe pastaj të tjerat s 'kanë shumë rëndësi. Faljen duhet t 'ja dhurojmë vetëm personave që e meritojne sepse vetëm në këtë mënyrë jeta jonë do vishet me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe dita dites ka per tu bënë më e bukur.