Dashuri e pajetuar
Ishte dita e pare e shkolles.Si te gjithe femijet e tjere,dhe ai ishte perfshire nga ankthi dhe gezimi,nje ndjesi e dyfishte,por me nje guxim te rralle per hapin qe po merrte,pasi ndihej i afte per rrugen qe po niste.Aftesite e tij ishin dalluar nga shume femije te tjere te cilet luanin me te qe ne kopesht.Inteligjenca e tij kishte nje note shume te larte dhe per kete ishte nje shprese per shume njerez qe e njihnin.
Mbeshtjetja e familjes se tij ishte gjithnje ne kohen e duhur,prandaj ai kish filluar te njihte vlerat e vetes dhe si femije qe ishte,e kish kuptuar qe ishte ndryshe nga bashkemoshateret e tjere.
Mesuesit e tij kur permendnin emrin e tij ne klase degjohej me nje ze plot krenari.Mesimet qe merrte i jepnin nje kenaqesi te bukur,jo si femijet e tjere qe mesonin me dembelizem.Kur kthehej nga shkolla per ne shtepi,ndiehej i merzitur sepse vetem ne shkolle ndjehej vetvetja.Por,megjithate,shtepia e tij ishte shkolla e dyte.Dhoma e tij ishte kthyer ne nje rremuje e madhe me plot fletore dhe libra te hapura.Ai nuk ishte si femijet e tjere qe i hapnin librat me urdher te prinderve,as nuk kerkonte leje per te luajtur me shoket.Prinderit ishin merzitur nga ky fakt sepse kishin frike nga dituria e tij shume e larte ne krkahasim me shoket e tij.Prinderit e largonin shpesh nga librat duke i sjelle ndonje shok ne shtepi,por dhe kur shoku i vinte ne shtepi,ai i lexonte shokut librat e tij te parapelqyer,aq sa e bente dhe shokun te hipnotizuar pas aventurave te librit.Ne keto aventura humbisnin te dy me ore te tera aq sa nuk e kuptonin sensin e kohes.Pra,ky ishte argetimi i vetem e tij,aventurat ne boten e librit.
Kaloi nje kohe e gjate duke bere nje jete rutine mes librave,nje jete : shtepi-shkolle,shkolle-shtepi.
Kaluan disa vite,dhe jeta e tij prej nje nxnesi te talentuar ne fillore do e conte ne nje nivel tjeter me te larte,pra ne nje shkolle me te avancuar,ne gjimnaz,ne nje klase te vecuar nga klasat e tjera,klase e zgjedhur per nxenesit me te mire.
Kur atij i treguan per kete gje,ai filloi te emocionohej shume sepse kishte frike se mos nuk ishte i afte per ate nivel inteligjence.
Por koha tregoi te kunderten.Mesuesi i tij ndihej ne siklet para ketij nxenesi kritik dhe shume kerkues.Ky nxenes nuk kenaqej kurre me ato qe i jepte mesuesi,por kerkonte me teper duke bere pyetje te shpeshta dhe ndonjehere keto pyetje nxisnin debate te nxehta.
Nje dite,ne oren e letersise,nje vazje shume simpatike,provokatore dhe e shquar ne letersi i ben nje pyetje.Askush nuk i kish drejtuar me pare pyejte,vetem kish bere pyetje.Pyetja e saj e vuri ne siklet dhe ne nje pozite shume te veshtire,jo vetem per arsye se nuk e dinte pergjigjen por dhe ngaqe u hutua nga bukuria e saj.Pyetja e saj ishte : '' Nese dikush do ishte e dashuruar pas teje,a do sakrifikoje jeten tende per te mos e humbur dashurine e saj?''
Kjo pyetje per te ishte sa e cuditshme aq dhe feminore sipas llogjijes se tij,por gjithesesi,pyetja e saj ndikoi shume ne zemren e tij,pasi ishte dicka e re ne zemren e tij,pra,dashuria.
Ai heshti,sepse ra ne nje humnere,ne humneren e syve te saj provokuese.
Qe nga ajo dite,mendja e tij filloi te turbullohej dhe kjo turbullire u be shkak te ulej nga mesimet.Cdo dite dhe nate mendonte vetem per syte e saj dhelperake.Ai sillej si i hutuar ne klase,aq sa filloi te behej poet pa e kuptuar as vete.
Kudo,ne cdo flete,ne cdo objekt,ne banke,ne mure,shkruante emrin e saj,shkruante poezi.
Te gjithe nxenesit e tjere kalonin dhe i lexonin,por nuk e dinin se kush i shkruante keto poezi.Pyesnin se kush i shkrunate por asnje nuk pergjigjej.Nje dite kjo vajze pyeti per keto poezi dhe menjehere ai i dergoi nje leter me poezi.Kur vajza e lexoi,filloi te qante ne mes te klases.Te gjithe shkuan tek ajo dhe e pyeten se cfare kishte,ajo nuk pergjigjej,vetem qante.Mesuesi mori letren dhe e lexoi.Aty e kuptoi se kush ishte poeti i talentuar dhe i dashuruar.
Mesuesi e pyeti per letren dhe e ai u pergjigj se as vete nuk e dinte cfare po shkruante
dhe si lindi poezia tek ai.
Mesuesi kuptoi qe kishin nje talent te ri dhe shume ta rralle ne klase,dhe per kete u interesua qe ta bente te njohur me poezite e tij.
Fama e tij filloi te perhapej,dhe shume te dashuruar te tjere i kerkonin te shkruante ndonje poezi per te dashuren.
Nje dite,ajo vajza nuk e duk me ne shkolle,kishte ndruar jete ne nje aksident,dhe kur lajmi i vdekjes se saj vajti tek ai djalosh,menjehere u zbeh dhe kaloi ne krize nervore.Gjendja e tij po perkeqesohej cdo dite.
Nena e tij nuk dinte se cfare duhej bere,por babai i tij shkoi tek nena e vajzes dhe i tregoi per kete ngjarje.Nena e vajzes ne mes loteve plot dhimbje,i erdhi nje rreze shprese sepse emri i vajzes se saj po merrte jete ne zemren e dikujt tjeter.Kur nena e vajzes mori poezite e djaloshit,ajo shkoi tek ky djale dhe e perqafoi fort duke i thene ne vesh : '' bir,ti je zemra e vajzes sime,jeto i lumtur qe te shoh zemren e vajzes sime duke jetuar ne ty''.
Keto fjale sheruese bene nje efekt te vecante ne zemren e tij.Filloi te mbushet me fryme me lirisht.Dhe qe nga ajo dite ai shkonte te takonte nenen e vajzes per te pare imazhin e saj.
Filloi te shkonte dhe ne shkolle,por,nuk ishte me ai qe kish qene dikur,ai poeti i dashuruar.
Shoket i kerkonin poezi dhe ai i pergjigjej : '' E si mund te shkruaj kur frymezimi im eshte larguar nga kjo bote? ''