Tuesday, August 23, 2016

Vetmia më kërkon

Vetmia më kërkon

Vetmia prej kohësh kërkon adresën time
Dhe pyet, si tatimorët, këdo që më njeh;
Por unë, ilegal, banoj në zemrën e një vajze,
Që më fsheh.
Thjesht,
Unë jam në kërkim,
Se dashuria,
si mirësia,
është krim!
Po më gjetën dot ku e kam dashurinë,
Në morgun e humbjes do rri me Vetminë!